• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ja si mund të përfitojnë pension shqiptarët që kanë jetuar jashtë

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Ja si mund të përfitojnë pension shqiptarët që kanë jetuar jashtë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, por që kanë punuar me kontribute në Shqipëri, mund të përfitojnë pension, edhe pse nuk i kanë plotësuar vitet e punës me kontribute. Instituti i Sigurimeve Shoqërore i ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve që të sigurohen vullnetarisht për të marrë pagesën e pensionit të pleqërisë, invaliditetit, apo familjar. “Qytetarë emigrantë! Instituti i Sigurimeve Shoqërore ju ofron sigurimin shoqëror vullnetar, si një mundësi më shumë për të përfituar pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar”,-thekson ISSH. Ndërkohë kjo e fundit bën me dije për të gjithë të interesuarit se pensioni i plotë i pleqërisë përfitohet me 36 vite e 4 muaj punë të siguruar, ndërsa pensioni i pjesshëm kërkon minimalisht 15 vite pune me sigurime. Për të përfituar pension nga shteti shqiptar, emigrantët duhet të paguajnë një pagesë kontributi prej 5184 lekësh në muaj. “Nëse do të parapaguani në fillim të periudhave do të ketë zbritje: 6% mbi shumën për një pagesë vjetore; 3% mbi shumën për një pagesë 6 mujore; dhe 1.5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore. Ju mund të siguroheni edhe për vitet e kaluara dhe mund të futeni në këtë skemë pa qenë të siguruar më parë. Kontribuoni për të kaluarën dhe të tashmen, t’ju sigurojmë të ardhmen!”,-bën thirrje Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Por nëpërmjet sigurimit vullnetar, mund të përfitojnë jo vetëm emigrantët shqiptarë, por të gjithë qytetarët që jetojnë në Shqipëri e dëshirojnë të kenë një masë pensioni më të lartë se ai që është paracaktuar më parë.

Kushtet e përfitimit



Në skemën e sigurimit vullnetar përfshihen shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar; ata që për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm; si dhe personat që janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm dhe kërkojnë që nëpërmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore edhe personat që nuk janë pjesëmarrës në skemën e të vetëpunësuarve në bujqësi ose në rastet kur individi i interesuar ka lënë shtetësinë shqiptare, mund të bëjë sigurim vullnetar vetëm për periudhën nga 1.1.1994 deri në datën që ka lënë shtetësinë shqiptare.

“Personi që ka paguar kontribut për sigurim vullnetar, pasi plotëson kushtet e përcaktuara në ligjin nr. 7703, është përfitues, sipas rastit: i pensionit të plotë të pleqërisë; pensionit të pjesshëm të pleqërisë; pensionit të reduktuar të pleqërisë; pensionit të invaliditetit; pensionit të pjesshëm të invaliditetit”,-thekson ISSH.

Ndërkaq në sigurimin vullnetar, sipas ligjit “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, bën pjesë edhe pensioni familjar. Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe paguhet nga personi i siguruar në shumën dhe afatin e përcaktuar në kontratën e sigurimit vullnetar. Nëpërmjet sigurimit vullnetar mbulohen katër fusha të kësaj skeme që janë: sigurim vullnetar për vitin korent; sigurim vullnetar për periudha të kaluara; sigurim vullnetar për më shumë të ardhura si dhe sigurim vullnetar për degët e tjera të sigurimit.

Sigurim vullnetar për periudha të kaluara

Sigurimin vullnetar për periudhat e kaluara mund ta paguajnë të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe që nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sistemit të detyruar si dhe shtetasit shqiptarë meshkuj për periudhën e studimeve universitare, pasi periudha pas universitare është me pagesë. Ndërkohë ky sigurim për periudhat e kaluara mund të bëhet edhe nga shtetasit shqiptarë që kanë periudha të pambuluara nga sistemi i sigurimit të detyrueshëm dhe dëshirojnë t’i plotësojnë ato nëpërmjet sigurimit vullnetar si dhe personat që kanë lënë shtetësinë. Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurim vullnetar nga personi i interesuar për mbulimin e periudhave të kaluara përcaktohet nga koha kur bëhet pagesa. Pagesa aktuale për të mbuluar periudha të kaluara, bëhet vetëm në kuotën minimale dhe është 5 184 lekë për një muaj sigurim vullnetar por në këto pagesa nuk aplikohen zbritje.

Sigurim vullnetar për vitin korrent

Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije se masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar për vitin korrent nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës minimale të miratuar në periudhën kur bëhet pagesa. “Kuota mujore e sigurimit vullnetar për vitin 2017 është 5 184 lekë, që i korrespondon pagës minimale mujore: 24 000 lekë x 21.6%. Për pagesat paradhënie, aplikohen zbritje në varësi të kohës kur kryhet pagesa. Kështu, nëse do të parapaguani për vitin në vijim në fillim të periudhave, do të ketë zbritje: – 6% mbi shumën për një pagesë vjetore (me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit Janar); – 3% mbi shumën për një pagesë 6-mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 6-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar); – 1.5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 3-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar).”-theksohet në faqen zyrtare të ISSH-së. Gjithsesi pagesat e vitit korent mund të bëhen edhe me shumëfishin e kuotës minimale mujore, 5 184 lekë, deri në kufi të pagës maksimale.

Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura

Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura mund të paguajnë të gjithë personat ekonomikisht aktivë të vetëpunësuar, të punësuar dhe punëdhënësit, të cilët duhet të jenë të siguruar si të tillë në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Ky sigurim bëhet vetëm për vitin korent në kufijtë e pagave minimale dhe maksimale, 24 000 dhe 105 850 lekë (qytetari ka të drejtë të zgjedhë një pagë brenda këtij kufiri). ISSH bën me dije se personat e vetëpunësuar sigurohen me pagë minimale mujore 24 000 lekë e mbi këtë pagë çdo person ka të drejtë të sigurohet vullnetarisht deri në kufirin e pagës maksimale 105 850 lekë. Ndërkohë punëmarrësit që sigurohen në bazë të kontratës të nënshkruar me punëdhënësin, kanë të drejtë të sigurohen vullnetarisht për më shumë të ardhura mbi pagën që ata marrin deri në nivelin e pagës maksimale 105 850 lekë. Çdo punëdhënës që sigurohet nën nivelin e pagës maksimale ka të drejtë të sigurohet vullnetarisht deri në kufirin e kësaj page, ndërsa çdo kontribues vullnetar për vitin korent ka të drejtë të sigurohet për më shumë të ardhura.

Periudhat e kaluara

Sigurimin vullnetar për periudhat e kaluara mund ta paguajnë të gjithë shtetasit shqiptarë që:

† Kanë mbushur moshën 18 vjeç

† Që nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sistemit të detyruar

† Shtetasit shqiptarë meshkuj për periudhën e studimeve universitare, pasi periudha pas universitare është me pagesë.

† Ky sigurim për periudhat e kaluara mund të bëhet edhe nga shtetasit shqiptarë që kanë periudha të pambuluara nga sistemi i sigurimit të detyrueshëm dhe dëshirojnë t’i plotësojnë ato nëpërmjet sigurimit vullnetar si dhe personat që kanë lënë shtetësinë.

† Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurim vullnetar nga personi i interesuar për mbulimin e periudhave të kaluara përcaktohet nga koha kur bëhet pagesa.

† Pagesa aktuale për të mbuluar periudha të kaluara, bëhet vetëm në kuotën minimale dhe është 5 184 lekë për një muaj sigurim vullnetar por në këto pagesa nuk aplikohen zbritje./gsh.al

Etiketa: ISSHpensione
Pas

Kamioni i maqedonasit përplas tre këmbësorë në Elbasan

Para

Nesër prova e parë, a do e dorëzojë PD bashkinë e Devollit?

Para
Nesër prova e parë, a do e dorëzojë PD bashkinë e Devollit?

Nesër prova e parë, a do e dorëzojë PD bashkinë e Devollit?

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar