Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Iu gjetën armë dhe drogë, kush është militani i PS që u arrestua sot në Vlorë

nga Fast News
7 years më parë
në Të gjitha
0
Iu gjetën armë dhe drogë, kush është militani i PS që u arrestua sot në Vlorë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë një aksioni në fshatin Lapardha të Selenicës, forcat e Policisë kanë asgjësuar mbi 200 rrënjë narkotike.

Po gjatë këtij aksioni janë sekuestruar dy armë zjarri dhe municione luftarake. Operacioni i Policisë së Vlorës është kryer në kuadër të kontrollit për parandalimin dhe evidentimin e goditjen e veprimtarive kriminale për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, Policia ka evidentuar mbi 200 rrënjë kanabis sativa në një zonë ku është shumë e vështirë ndërhyrja. Ndërkohë, pas asgjësimit të bimëve, forcat e Policisë ushtruan kontrolle në zonën përreth, duke zbuluar edhe armë pa leje. Bëhet fjalë për një automatik model 56 dhe një pistoletë model 54, si dhe municion luftarak.

Nga hetimet e kryera dhe verifikimet e policisë është arrestuar në flagrancë Jetnor Lutaj, 29 vjeç, banues në Lapardha, i cili dyshohet se është poseduesi i lëndës narkotike. I riu njihet si mbështetës i Partisë Socialiste dhe këtë e dëshmon dhe nga shpërndarjet e postimeve që bën Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale. Gjithashtu, nga Policia janë shpallur në kërkim dhe dy shtetas të tjerë, pikërisht R.L., 28 vjeç, dhe M.L., 28 vjeç, edhe këta banorë të fshatit Lapardha në Selenicë, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë të implikuar me ngjarjen në fjalë, ndërsa po hetohet edhe se kujt i përkisnin armët e municioni luftarak.

Ndërkohë, një tjetër person është proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se kishte dijeni për ngjarjen. Bëhet fjalë për një pensionist të zonës, i cili ndonëse nuk ka asnjë përgjegjësi në këtë histori, sipas Policisë duhet ta kishte denoncuar rastin. Gjatë viteve të fundit, Qarku i Vlorës ka qenë më problematiku sa i takon fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Por jo vetëm kaq, vija bregdetare e këtij qarku përdoret kryesisht nga trafikantët për dërgimin e lëndës narkotike në vendet fqinje si Italia apo Greqia. Gjatë operacioneve të kryera për këtë vit, pavarësisht zotimit të Policisë së Shtetit për t’i dhënë fund kultivimit të bimëve të lëndëve narkotike, duket se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Gjatë operacioneve Policia mban të fshehtë numrin e fidanëve të asgjësuar, ndryshe nga praktika e ndjekur gjatë viteve të kaluara. /PANORAMA

Pas

Idrizi, ky patriot pa biletë

Para

Vokshi godet Ramën: Po instalon në vend diktaturën e modelit rus

Para
Vokshi godet Ramën: Po instalon në vend diktaturën e modelit rus

Vokshi godet Ramën: Po instalon në vend diktaturën e modelit rus

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

nga Fast News
12:16 | 16/03/2026
0

Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

nga Fast News
11:13 | 16/03/2026
0

10 gjërat e përbashkëta të njerëzve të shëndetshëm

10 gjërat e përbashkëta të njerëzve të shëndetshëm

nga Fast News
11:00 | 16/03/2026
0

Eurostat, 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat, 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

nga Fast News
10:17 | 16/03/2026
0

Recent News

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

12:16 | 16/03/2026
Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

11:13 | 16/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora