• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Historia tronditëse e nënës, si i mori burri fëmijët dhe i çoi në Siri për të luftuar me ISIS

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Historia tronditëse e nënës, si i mori burri fëmijët dhe i çoi në Siri për të luftuar me ISIS
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një nënë nga Tirana ka mbi pesë vjet që po mundohet t’i kthejë dy fëmijët e saj nga Siria.

Në vitin 2014, burri i saj mori vajzën dhe djalin dhe shkoi në Siri për të luftuar në krah të grupit ekstremist Shteti Islamik. Pas disa muajsh, ai u vra dhe fëmijët mbetën vetëm. Tek ta shkoi më pas gjyshja e tyre.

Ajo quhet Mide Dumani dhe thotë bashkëshorti i saj kur iku e mashtroi duke i thënë se po shkonte për në Malin e Zi.

“Mori fëmijët, më tha do iki për Mal të Zi, kur erdhi kunati më tha të ka lënë një letër që ka ikur për Siri” shpreh Mide dumani.

Më pas nëna e dy fëmijëve deklaron se vuan prej 5 vjetësh.





“Unë jam një nënë e vuajtur që 5 vjet. Unë dhe fëmijët e mi. Ata edhe me babanë kanë qëndruar shumë pak, pasi ai u vra”.

Më 27 janar 2014, burri i Mide Dumanit, Shkëlzeni mori dy fëmijët dhe iku në Siri, pak muaj më vonë ai u vra duke luftuar përkrah grupit militant islamik.

Kur Shkëlzeni  u vra, vajza ishte 8 vjeç ndërsa djali vetëm 5 vjeç. Në Siri ata kanë emra arabë dhe të dy po kërkohen edhe nga Interpoli. Nëna e dy fëmijëve rrëfen mallin për fëmijët e tyre.

“Po si çdo nanë që thonë, ku të rrijë fëmija të rrijë edhe nëna. Mendja është gjithmonë atje pavarësisht që u bënë 5 vjet këtu. Ata që janë prindër mund ta besojnë këtë që më ka ndodhur mua, tjetërkush nuk mund ta besojë”, tha Mide Dumani.

Tani vajza duhet të jetë 14 vjeç e djali 12. Pasi u vra Shkelzeni, gjyshja 70 vjeçare shkoi në Siri për t’u kujdesur për fëmijët. Ata jetojnë tani në kampin al-Hol në Siri.

Daja i fëmijëve ka bërë kërkesa ndaj autoriteteve shqiptare që t’i ndihmojnë në kthimin e mbesës dhe nipit. Ndërsa mbesa e tij i shkruan dajës së tij letra shumë shpesh, duke e pyetur se kur do të kthehen.

“Kemi mesazhe të pafund të vajzës, o dajë çka po bëhet, kur do të vij shteti të na marrë, a po vjen ambasada me u interesu për ne”, shprehet daja i fëmijëve.

Shkelzeni para se të radikalizohej kishte punuar si instalues uji në Arabinë Saudite, gruaja e tij thotë se burri filloi të radikalizohej pasi u kthye nga Arabia Saudite.

Në letrën që kishte lënë, ai thoshte se po ikte për një vend mysliman.

“Kam ikur në një vend mysliman, dua që fëmijët ti shkolloj në një vend mysliman” thuhet në letrën që ka lënë Shkelzeni./REL

Pas

Panik në Korçë, lëkundje të forta tërmeti

Para

Tërmetet në Korçë, ish-ministri: Merreni seriozisht apelin e Metës

Para
Tërmetet në Korçë, ish-ministri: Merreni seriozisht apelin e Metës

Tërmetet në Korçë, ish-ministri: Merreni seriozisht apelin e Metës

Të Gjitha

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

nga Fast News
10:43 | 09/06/2025
0

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

nga Fast News
10:42 | 09/06/2025
0

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

nga Fast News
10:39 | 09/06/2025
0

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Recent News

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

10:43 | 09/06/2025
Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

10:42 | 09/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar