• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Haradinaj letër të hapur kosovarëve: Po na bëhet presion i padrejtë, përçarja po na dëmton

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Haradinaj letër të hapur kosovarëve: Po na bëhet presion i padrejtë, përçarja po na dëmton
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi dha dorëheqjen e tij, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është drejtuar popullit të tij me anë të një letre të hapur.

Në letrën e tij, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, Haradinaj ka zbuluar dhe disa prej arsyeve përtej thirrjes së Gjykatës, që atë e çuan drejt dorëheqjes.





Sipas Haradinajt përçarja e politikës kosovare në brendi dhe presioni ndërkombëtar po e dëmtojnë Kosovën dhe pasojat do të shikohen më vonë.

Haradinaj ka shkruar se “nderi Kryeministrit dhe Shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’i dal përball shpifësve, ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar. Pastërtia ime dhe e luftës së UÇK-së, e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjëherë. Shteti im është Kosova, e paprekshme në multietnicitet, shumëgjuhësi, në territor e kufij”.

Më tej Haradinaj shkruan, “Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia. Ndarja apo Dodik Republika janë të papërballueshme për Kosovën dhe stabilitetin e rajonit. Si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës besoj fuqishëm se çmimi për njohje është tregu dhe për këtë taksa duhet të jetë çmimi i njohjes. Bashkësia ndërkombëtare po bën gabim që po insiston në çmim të papërballueshëm për Kosovën për njohje. Lidershipi Kosovar po bën gabim se nuk po e fuqizon legjitimitetin e vendimit për taksën ndaj Serbisë. Herët a vonë do t’a kuptojmë se sa dëm i madh po i bëhet vendit me këtë mosunitet”.

Më pas Haradinaj ka thënë se tashmë i takon presidentit Thaci që të marrë në dorë fatin e vendit dhe të japë një datë për zgjedhjet e parakohshme.

Letra e plotë e dorëheqjes e Haradinajt:

Të nderuar qytetarë,

Dua të ju informoj se sot kam marrë këtë vendim:

Jap dorëheqje të parevokueshme nga detyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe dua që të ju falemnderoj për besim dhe përkrahje. Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar.

Qeveritë dhe pushtetet janë të ndërrueshme, jetojmë në demokraci.

Nderi i Kryeministrit dhe Shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’i dal përball shpifësve, ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar.

Pastërtia ime dhe e luftës së UÇK-së, e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjëherë.

Shteti im është Kosova, e paprekshme në multietnicitet, shumëgjuhësi, në territor e kufijë.

Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia. Ndarja apo Dodik Republika janë të papërballueshme për Kosovën dhe stabilitetin e rajonit.

Si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës besoj fuqishëm se çmimi për njohje është tregu dhe për këtë taksa duhet të jetë çmimi i njohjes.

Bashkësia ndërkombëtare po bën gabim që po insiston në çmim të papërballueshëm për Kosovën për njohje. Lidershipi Kosovar po bën gabim se nuk po e fuqizon legjitimitetin e vendimit për taksën ndaj Serbisë. Herët a vonë do ta kuptojmë se sa dëm i madh po i bëhet vendit me këtë mosunitet.

Kosova euro-atlantike është e interesuar për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Dialogu për njohje është edhe rruga për tregti të lirë me Serbinë. Kurrë nuk është vonë të jemi bashkë – tregu për njohje, e jo ndarja apo Republika e Dodikut.

Më lejoni të ju siguroj se: Taksa mbetet, Ushtria e Kosovës shkon para, Trepça është e gatshme për investime.

Pas kësaj dorëheqjeje MANDATIN IA KTHEJ POPULLIT. Sovrani të vendosë për udhëheqjen e ardhshme me zgjedhje të lira dhe demokratike.

I drejtohem Presidentit që në afatin kushtetues të kryejë konsultimet me partitë politike dhe t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme.

Qeveria e vendit vazhdon të kryejë funksionet e veta pa lejuar vakuum qeveritar deri në Qeverinë e re të dalur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Menjëherë do t’i drejtohem me shkresa zyrtare për dorëheqjen e parevokueshme institucioneve të vendit dhe udhëheqësve të koalicionit qeverisës.

Do t’i shërbej me besnikëri, gjithë jetën, POPULLIT, ATDHEUT DHE SHTETIT TIM KOSOVËS! Faleminderit.

I juaji,
Ramush Haradinaj

Etiketa: haradinaj dorehiqetRamush Hardinaj
Pas

Arrestohen 7 të rinjtë që kultivonin kanabis, edhe një i mitur në pranga

Para

Detaje nga vrasja monstruoze në Durrës, daja tregon motivin e ngjarjes

Para
Detaje nga vrasja monstruoze në Durrës, daja tregon motivin e ngjarjes

Detaje nga vrasja monstruoze në Durrës, daja tregon motivin e ngjarjes

Të Gjitha

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

nga Fast News
09:03 | 05/07/2025
0

Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

nga Fast News
08:57 | 05/07/2025
0

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

nga Fast News
08:30 | 03/07/2025
0

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

nga Fast News
08:00 | 03/07/2025
0

Recent News

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

09:03 | 05/07/2025
Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

08:57 | 05/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar