• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Gazetari paralajmëron skandalin: Një dosje do trondisë Ramën dhe qeverinë, është gati për publikim

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Gazetari paralajmëron skandalin: Një dosje do trondisë Ramën dhe qeverinë, është gati për publikim
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari i njohur Basir Çollaku, me anë të një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama e cila është publikuar në Shijak TV, paralajmëron se një tjetër dosje është gati për publikim dhe do të trondisë shefin e qeverisë dhe njerëzit përreth tij.

“Një tjetër dosje në redaksinë e Shijak Televizion, e kemi gati për publikim. Shqetësim serioz do të jetë, sigurisht. Janë skandale me paranë, me thesarin, me financat, me kompanitë, me klientët që shumë prej tyre, kryeministri Rama  i ka në tryezën e Qeverisë dhe të Shtëpisë”, shkruan Çollaku.





Në shkrimin e titulluar “Po  të isha në Amerikë do e vrisja/sms për Ramën”, Çollaku tregon një episod të pakëndshëm. Ai flet për një person që fshehurazi i është afruar banesës së tij dhe ka fotografuar.

Gazetari e sheh veprimin si një kanosje dhe i drejtohet Ramës, duke i thënë se “po të jetoja në Amerikë, ku njeriu nuk këmbehet me asgjë, unë do ta vrisja Spiunin te Porta”.

Po të isha në Amerikë do e vrisja/sms për Ramën – Nga Basir Çollaku

Z.Rama, zelltarët po kapërcejnë racionin e dhënë. Eja të gjejmë bashkë “fotografin” tim. Në punën time të gjatë në medie, tashmë mbi 20-vjeçare, AND të së vërtetës, kam një thënie të një gazetari argjentinas. “….Dua të lajmëroj maskarenjtë e kësaj bote, se nuk përfaqësoj interesat e asnjërit prej tyre”. Shkurt. Asnjërit.

Dy ditë më parë “një postier” i paftuar mësyn me zell befasues banesën time, duke fotografuar disa herë. Rreth orës 07e 20 të mëngjesit, një burrë tek të 50-at, është futur në rrugicën e shtëpisë ku unë jetoj dhe ka nisur të bëjë shkrepje në disa pozicione. Eshtë afruar 2 metër afër derës, duke bërë filmime. Një i afërm imi ka dalë në ballkon dhe e ka thirrur ateë me zë të lartë. Ka kërkuar të dijë përse e bën këtë veprim. Vizitori ka ulur kokën, është kthyer pas dhe është larguar me nxitim. Kjo nuk ka zgjatur më shumë se tre apo katër minuta, me aq sa familjarët kanë mundur të konstatojnë.

Mua më thonë me vonesë për të mos më shqetësuar,  ndonëse vetë ishin më tepër të alarmuar. Një mesoburrë, veshur me pantallona xhins dhe një këmishë apo triko gri. Kaq kemi fiksuar. Tmerrësisht pak. Kamerat janë ca më tutje. Por dikush e di dhe unë do ta gjejë. Në atë shtëpi banoj unë me time shoqe dhe tre fëmijët e mi, prindërit e bashkëshortes sime dhe familja e tyre.

Personi i mëngjesit të së hënës së 15 korrikut, nuk ka kthyer kokën asnjëherë nga banesat e tjera të ndodhura përballë apo anash nesh. Ka pasur adresë të saktë. Shtëpinë time.

Po e ndihmoj. Unë banoj në;

Rruga “Ali Visha” nr 75

Ky që iku, e di.  Lajmërimin e bëj për të tjerët…

Jam mësuar me trysni e kanosje individuale, nga më të çuditshmet. Pushtetarë, politikanë, banditë, të gjithë e kanë një mërzi, por asnjërit s’i kam shpifur asnjë germë.

Z.Meta

  1. Rama
  2. Lleshi
  3. Bendo

Unë nuk kam asgjë për të fshehur. Jam mësuar me komedi të bezdisura përgjimesh, vëzhgimesh, kombinimesh, mbikqyrjesh.

Pas daljes së përgjimeve të Bild, Kryeministri bëri kanosjen publike, se do më hidhte mua në gjyq. E mirëprita më dëshirë ta bënte. Ishalla e bën mendova me zë, se kjo i hap shteg ardhjes së dosjes 184 në gjyq.

Shpresova kot.

Taulant Balla më ka denoncuar si comedian, për një vepër, të cilën prokurorët s’po e gjenin ku ishte në raport me mua.

Me 11 tetor 2018, unë bëra kallzim penal për numrin dy të mazhorancës. Prej 10 muajsh, gjykatësja e nderuar, Enkela Bajo, na ka mundësuar jo më shumë se tre seanca.

Me 11 mars 2019, pas një kanosje publike në një televizion, unë bërë kallzim në polici dhe më pas në Prokurori. Jam ende duke pritur të gjendet njeriu lehtësisht i identifikueshëm. Janë katër muaj. Por do pres drejtësinë, ashtu me atë takatin e saj aktual. Në profesionin tim, e kam mundur këtë drejtësi shumë here, aq sa jam ndjerë keq nga kjo fitore…

Disa nga dosjet, ngjarjet, çështjet në hetim dhe jo, ku unë kam hasur përballje e përplasje deri në zgrip, janë shumë. Po rendis pak prej tyre.

1-Peticioni për ish-Guvernatorin Fullani, ku unë, pjesë e një grupi me disa miq kokëkrisur, mblodhëm 15 mijë firma me kërkesën për ta mundësuar përballjen e tij me drejtësinë. Kjo më kushtoi mbi 1500 ditë, izolim profesional, pamundësi pune,presion personal dhe familjar. Por, kasta sërish shpërbleu sërën e vet, Fullanin me qindra-mijëra dollarë, për arsye stresi.

2-Intervista me 1 shtator dhe 5 nëntor 2015, me shefin e antidrogës së Fierit, Dritan Zagani, kryedenoncuesin e ish-ministrit Sajmir Tahiri dhe platformës kriminale canabis. Ne këtë afere, brenda saj Jaeld Çela, Gjergj Kohila, Sokol Bode..Dihet kush janë.

3-Intervista dhe denoncimet e rënda me oficerët e antidrogës, Bledar Naçi dhe Antonio Nazeraj.

4-Intervista denoncuese e nënkomisar Emiljano Nuhu, oficerit të infiltruar në shumë operacione. Telashet e dala nga kallzimi për deputetin Rrahja, kryebashkiakun Artur Bushi, kryedeputetin Taulant Balla e mjaft njerëz në polici dhe Prokurori. Ka ende shumë ai denoncim.

Intervista me ish-drejtorin e policisë, Arben Hyseni, një rrëfim ku trazoheshin mjaft kusure të trafiqeve.

6-Intervista dhe denoncimi me drejtues Shkëlqim Pepkolaj, zv/drejtor i Policisë Vendore Kukës, për skandalin e lirimit të trafikantit Naser Gashi dhe Laboratorin e Heroinës në Has, hetim i kryesuar aso kohe nga Pepkolaj.

Të gjitha keto kallzime e denoncime, unë si shumë kolegë të mi, i kam ndjekur dhe vijoj ta bëj.

Bashkëpunimi me kolegë të “Bild” ishte një tjetër punë serioze. Ata ende nuk kanë përfunduar punën e tyre me investigimin e bërë në Shqipëri. Kanë mjaft sa të na lënë pa fjalë dhe japin leksion lirie.

Kolegë të “ARD” që kam kontaktuar, duan një hulumtim serioz për Mafian dhe Pushtet-politikën në Tiranë. U sugjerova Xibrakën  si dosje, meqë ka rrënjë dhe investigim të madh gjerman dhe ende u hollua pa shkuar në piramidën e fajit.

Një tjetër dosje në redaksinë e Shijak Televizion, e kemi gatin për publikim. Shqetësim serioz do të jetë, sigurisht. Janë skandale me paranë, me thesarin, me financat , me kompanitë, me klientët që shumë prej tyre, kryeministri Rama  i ka në tryezën e Qeverisë dhe të Shtëpisë.

Nuk po përmend marrjen pjesë në pafundësi emisionesh dhe lajme të tjera të rënda ku kam debatuar.

Ka shumë lajme se janë shumë vite pune. Po të jetoja në Amerikë, ku njeriu nuk këmbehet me asgjë, unë do ta vrisja Spiunin te Porta.

Kjo ështe fotografia ime.

Të tjerët janë sjellë si mafiozë pranë banesës sime. Ndonëse dyshoj se do jetë zelltar policie. Mbase i dypunësuar..

Ftoj KM të më ndihmojë ta gjejmë.

Ai e di, kushdo qofshin postierët e mjerë, nuk garojnë dot me mua në marrëdhënien me Zotin . Besoni! Të drejtët, Zoti i mban me hatër!

 

 

Pas

Sporti në zi, qëllohet për vdekje ish-futbollisti i njohur

Para

Ç’po ndodh në PS? Rama takim ‘kokë më kokë’ me drejtuesit e 4 qarqeve

Para
Ç’po ndodh në PS? Rama takim ‘kokë më kokë’ me drejtuesit e 4 qarqeve

Ç’po ndodh në PS? Rama takim ‘kokë më kokë’ me drejtuesit e 4 qarqeve

Të Gjitha

Konfliktet dhe krizat e huaja, si është goditur dhe ka mbijetuar ekonomia shqiptare

Rritja e ekonomisë “ushqehet” nga pagat e administratës, prodhimi në rënie

nga Fast News
16:03 | 28/06/2025
0

Stop duhanit! Shteti që do të vendosë gjoba deri në 600 mijë euro

Stop duhanit! Shteti që do të vendosë gjoba deri në 600 mijë euro

nga Fast News
15:35 | 28/06/2025
0

Gruaja që “ha miliarderët”, kush ishte personazhi më i rrezikshëm në dasmën e Jeff Bezos?

Gruaja që “ha miliarderët”, kush ishte personazhi më i rrezikshëm në dasmën e Jeff Bezos?

nga Fast News
15:31 | 28/06/2025
0

Kush është Lauren Sanchez, bashkëshortja e ardhshme e njeriut më të pasur të botës

Kush është Lauren Sanchez, bashkëshortja e ardhshme e njeriut më të pasur të botës

nga Fast News
10:00 | 27/06/2025
0

Recent News

Konfliktet dhe krizat e huaja, si është goditur dhe ka mbijetuar ekonomia shqiptare

Rritja e ekonomisë “ushqehet” nga pagat e administratës, prodhimi në rënie

16:03 | 28/06/2025
Stop duhanit! Shteti që do të vendosë gjoba deri në 600 mijë euro

Stop duhanit! Shteti që do të vendosë gjoba deri në 600 mijë euro

15:35 | 28/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar