• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Gazetari i njohur ‘plas’ bombën: Në shtator ndryshime drastike në qeverinë Rama, Spartak Ngjela ministër drejtësie

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Gazetari i njohur ‘plas’ bombën: Në shtator ndryshime drastike në qeverinë Rama, Spartak Ngjela ministër drejtësie
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari i njohur Nikollë Lesi me anë të një artikulli në gazetën Koha Jonë, paralajmëron ndryshime rrënjësore në qeverinë Rama.

Sipas tij Spartak Ngjela do të jetë ministër drejtësie, Pandeli Majko largohet nga qeveria në rrugë pa kthim, ndërsa disa ministra ndërrojnë karriket me njëri-tjetrin.





ARTIKULLI I PLOTE I GAZETES KOHA JONE

-Spartak Ngjela piketohet për ministër drejtësie, Pandeli Majko largohet nga qeveria në rrugë pa kthim, ndërsa disa ministra ndërrojnë karriket me njeri tjetrin. Në pikëpyetje mbetet nëse ikën Rama dhe a do të jetë Erjon Braçe kryeministri për zgjedhjet e parakohshme.

Në pikëpyetje mbetet nëse ikën Rama dhe a do të jetë Erjon Braçe kryeministri për zgjedhjet e parakohshme.

Burime të besueshme tregojnë se kryeministri po piketon ndryshimet e reja në qeveri, të cilat do ti paraqesë në seancën e parë të sesionit të ri në shtator të këtij viti.

Me sa duket kryeministri po përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare, si një mënyrë për të ulur tensionin politik, ndaj disa figura ministrore do t’i kalojë në selinë rozë për ti patur në fushatën e pritshme për në tetor ose në mars-prill të vitit të ardhshëm.

Burimet thonë se ikën ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila zëvëndësohet nga Spartak Ngjela. Kalimi i avokat Ngjelës në postin e ministrit të drejtësisë vjen si pasojë e luftës politike e cila do të jetë shumë e ashpër sapo të fillojë vjeshta. Spartak Ngjela duke qenë hapur ndaj Metës, Bashës dhe Berishës do jetë krahu i djathtë i kryeministrit në sulmet ndaj tyre. Ndaj roli i tij do jetë në sulmet politike dhe në media, pasi ministrat dhe ish-ministrat e tjerë kanë dështuar në duelet politike. Për të bërë punën në ministrinë e drejtësisë, kryeministri ka menduar ta dublojë Spartak Ngjelen me dy zv/ministra, ndërkohë që Ngjela do jetë në detyrën që bën më mirë, te sulmet politike.

Po kështu ikën Pandeli Majko. Qëndrimet e tij publike dhe disa qëndrime me spirale karrieriste kur donte ti zinte vendin kryeministrit, e kanë bërë dyshues në mendjen e Edi Ramës. Ai shkon drejt vënitjes, pasi në zgjedhjet e radhës nuk do ta kandidojë, sikurse ka ndërmend për Ditmir Bushatin dhe Fatmir Xhafën, pavarësisht se të tre janë ikona të PS-së. Rama e ka të qartë në kokën e tij se kush duhet palosur nga selia e PS-së për çdo rast rreziku që mund ti vijë karrikës së tij politike. Përherë Pandeli Majko mbetet rrezik serioz për të, sepse ka dhënë prova dy herë si ish-kryeministër sa herë kishte kriza të forta politike. Dhe prapë Majko rri me çelësa në dorë për ta marrë për të tretën herë zyrën e qeverisë, aq me tepër që opozita e pranon si kryeministër që nuk prek zgjedhjet.

Blendi Klosi rrezikon seriozisht këtë herë, sidomos pas kritikës së Ramës se është parë me Fahri Balliun, botuesin e gazetës 55, duke pirë kafe. Nuk ka asnjë logjikë kjo, por kështu kanë shkuar punët në PS. Me sa duket i është prerë bileta për të ikur. Dhe në grupin parlamentar po fërkojnë duart për ti zënë karriken e ministrit. Ndërsa Sandër LLeshi ndërron vendin me Olta Xhaçkën. Kjo me sa kuptohet vjen për të larguar imazhin negativ të ministrit të brendshëm në raport me përdorimin e gazit masiv ndaj opozitës. Olta Xhaçka mbetet një figurë më emblamatike dhe e pa akuzuar. Aq me tepër një femër në krye të ministrisë së brendshme i jep me civilizim kësaj ministrie të kthyer në një fabrikë gazi helmues. Ogerta Manastirliu nuk lëviz, pasi ka kryer reforma shendetsore korrekte, sipas mazhorancës.

Në vend të Pandeli Majkos kryeministri ka menduar të sjellë një tjetër kosovar në krye të ministrisë së Diasporës. Flitet për një intelektual të njohur kosovar, që edhe shkruan, por burimet thanë se mbetet në dilemë Edi Rama.

Mëqënëse vjeshta do jetë realisht e nxehtë prej opozitës e cila nuk ka më se ç’të humbas e ku protestat do jenë radikale, mësohet se Edi Rama ka një plan rezervë. Mendohet se mund të jap dorëheqjen. Dhe do merret  me PS-në në zgjedhjet e parakohshme si dhe për ti hequr opozitës një armë të saj publike, ku ka deklaruar se nuk do të pranojë Ramën kryeministër në zgjedhje.

Burimet thanë se mund të caktojë Erjon Braçen si kryeministër zgjedhjesh ose një femër ministre, por se cilën është e vështirë të mësohet emrin tani për tani. Burime të tjera tregojnë se nga natyra Rama nuk beson askujt.

Ai e di se po i rreshqiti këmba, të nesërmen nuk i hapin telefonat ministrat më të afërt. Dihet rasti i Fatos Nanos ku sapo iku nga kryeministër nuk i hapte telefonin as një ish-ministër.

Megjithatë qeveria po ndryshon, ndërkohë opozita synon ta fshijë krejt qeverinë me Ramën.

 

Pas

Bluza e palestrës së Princeshë Dianës del në ankand, zbulohet detaji që i jep shifrën marramendëse

Para

Futbollisti i kombëtares martohet në fshehtësi, del foto nga ceremonia madhështore

Para
Futbollisti i kombëtares martohet në fshehtësi, del foto nga ceremonia madhështore

Futbollisti i kombëtares martohet në fshehtësi, del foto nga ceremonia madhështore

Të Gjitha

Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

nga Fast News
11:12 | 10/07/2025
0

Investitorët amerikanë ankohen për turizmin: Problem mungesa e ujit, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille

Investitorët amerikanë ankohen për turizmin: Problem mungesa e ujit, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille

nga Fast News
11:01 | 10/07/2025
0

Tender emergjent për riparimin e rrugës Vorë- Ura e Dajlanit, ja sa është shuma

Tender emergjent për riparimin e rrugës Vorë- Ura e Dajlanit, ja sa është shuma

nga Fast News
10:55 | 10/07/2025
0

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

nga Fast News
14:05 | 09/07/2025
0

Recent News

Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

11:12 | 10/07/2025
Investitorët amerikanë ankohen për turizmin: Problem mungesa e ujit, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille

Investitorët amerikanë ankohen për turizmin: Problem mungesa e ujit, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille

11:01 | 10/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar