Është gjetur e vrarë shkencëtarja amerikane që rezultonte e zhdukur që prej datës 2 Korrik në ishullin e Kretës në Greqi. Trupi i saj u gjet brenda një bunkeri të Luftës së Dytë Botërore në ishullin grek të Kretës.
Suzanne Eaton, vdiq pas një sulmi që iu bë, konfirmoi policia për BBC, ndërsa dyshohet se ajo u mbyt brenda bunkerit, për arsye që ende nuk dihen. Policia po heton rastin si një vepër penale, ndryshe ngaq sa u tha fillimisht se Eaton mund të kishte rrëshkitur me ndonjë greminë, gjatë kohës që kishte dalë për vrap.
59-vjeçarja e cila punësonte pranë, Max Planck me famë botërore në Gjermani, kishte marrë pjesë në një konferencë në ishullin e Kretës, ndërsa kërkimet për të nisën pas alarmit të ngritur nga ana e familjarëve.
Ajo u gjet në një terren të ashpër dhe shkëmbor brenda bunkerit të braktisur rreth 10 km larg vendit ku ishte parë për herë të fundit, sipas policisë në qytetin port të Chania, ku po mbahej konferenca. Ishin disa banorë vendas ata që po ekploronin bunkerin, kur panë trupin e pajetë të Eaton.
Sipas faqes së internetit të lajmeve Cretalive, një autopsi mjeko-ligjore zbuloi se ajo ishte mbytur, por nuk kishte ndonjë tregues tjetër të dhunës së ushtruar ndaj saj.
Policia po heton nëse Suzanne Eaton u vra brenda bunkerit ose u zhvendos pas ngjarjes, shton ajo.
Një tjetër burim tha se trupi i saj ishte mbuluar me çarçafë, një leckë e përafërt, duke çuar autoritetet greke drejt përfundimit se ajo ishte vrarë.
Instituti Max Planck për Biologji dhe Gjenetikë të Molekulave Cellale tha në një deklaratë: “Me trishtim dhe keqardhje të madhe ne shpallim vdekjen tragjike të mikes dhe koleges tonë më të shtrenjtë, Suzanne Eaton … Ne jemi thellësisht të tronditur dhe të shqetësuar nga kjo ngjarje tragjike”.