• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

E papritur, Voltana Ademi letër ambasadorëve të huaj: Dorëzoj Bashkinë por vetëm me një kusht

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
E papritur, Voltana Ademi letër ambasadorëve të huaj: Dorëzoj Bashkinë por vetëm me një kusht
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi u ka dërguar sot një letër ambasadorëve kryesorë të vendeve të BE dhe SHBA ku është shprehur se ka vetëm një kusht për të dorëzuar institucionin që drejton.

Sipas Ademit kushti i vetëm është që bashkia e Shkodrës të qeveriset nga një Komision Administrativ Europian.





LETRA E PLOTE E KRYEBASHKIAKES SE SHKODRES VOLTANA ADEMI

E nderuara znj. Leyla Moses-Ones, e Ngarkuara me Punë pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, I nderuar Sh.T.Z. Luigi Soreca, Ambasador i Bashkimit Europian,

I nderuar Sh.T.Z. Bernd Borchardt, Ambasador i Prezencës së OSBE në Tiranë; E nderuara Sh.S.Znj. Susanne Schütz, Ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë, I nderuar Sh.T.Z. Duncan Norman MBE, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar I nderuar Sh.T.Z. Alberto Cutillo, Ambasador i Republikës së Italisë I nderuar Sh.T.Z. Dr. Johann Sattler, Ambasador i Austrisë I nderuar Sh.T.Z. Adrian Maître, Ambasador i Zvicrës

Një shqetësim i madh qytetar, intelektual e politik më shtrëngon dhe detyron t’ju shkruaj shkëlqesi të nderuar, miq të paepur të vendit tim, përfaqësues të demokracive, që ne kemi ëndërruar e ndjekim si model për vendin tonë!

Sot në qytetin e Shkodrës dhe jo vetëm ekziston një trysni dhe ankth i madh!

Më 30 qershor në metropolin e veriut, qendër e rezistencës antikomuniste, qendër e së djathtës historike e aktuale, jo vetëm nuk pati zgjedhje lokale, por as votime! Qytetarët iu bindën logjikës piramidale të shtetit, ku në krye të tij rri Presidenti i Republikës, institucioni që nxjerr dekretin e datës së zgjedhjeve! Sipas dekretit të tij, ato zhvillohen më dt. 13 tetor.

Qeveria vendosi dhunshëm të konsumojë farsën e 30 qershorit, duke rrëzuar dekretin e Presidentit, fakt ky që u pohua zyrtarisht e qartë nga OSBE-ODIHR që në raportin paraprak!

Në votime në Shkodër, sipas kësaj organizate, dolën 8% të qytetarëve me të drejtë vote! Mbi shumë prej tyre pati presione të çdo lloj forme që të paraqiteshin, duke shkelur çdo princip të lirive të individit!

Me modesti, pohoj se, në dijet e mia, demokraci do të thotë vullnet i shumicës!
Shumica në Shkodër në veçanti, dhe në Shqipëri në përgjithësi ka folur qartë, duke bojkotuar procesin monist të Qeverisë! Kjo shumicë nuk u bë e mundur as për të votuar e jo më për të zgjedhur!

Të nderuar ambasadorë!

Të ashtuquajturat votime, të zhvilluara në kushte ilegjitime, ishin shumë larg standardeve të një cikli kushtetues elektoral.

Në kuadrin rregullues ligjor, paqartësitë e interpretimet arbitrare sollën përplasje të forta institucionale, çka na vunë ne kryetarëve të bashkive në pozita të vështira lidhur me përgjegjësitë përfaqësuese e administrative.

Është e pafalshme që edhe më 30 qershor, makineria qeveritare abuzoi me shpërndarjen e pushtetit në bashki apo me agjencitë qeveritare në nivel vendor për të siguruar rritjen e numrit të votuesve.

Makineria qeveritare, përmes sistemit të kolauduar piramidal kriminal, bëri presion, ushtroi dhunë, pagoi ryshfet e para, e angazhoi pa rezervë të inkriminuar e njerëz me precedentë penalë.

Fatkeqësisht, gjatë asaj dite të kobshme ky presion u shtri dhe më tej, jo vetëm tek administrata lokale, por dhe te çdo njeri me të drejtë vote, deri te përfituesit e ndihmës ekonomike, invalidët apo çdo grup tjetër që merr një ndihmë shumë të merituar nga bashkia.

  Veprimet e ndjekura nga qeveria ishin arbitrare, duke iu shmangur procedurave ligjore, veprime të përçudnueme e me kokëfortësinë drejt marrëzisë së grabitjes me dhunë e manipulim të vullnetit e pushtetit të njerëzve. Veç për një proces elektoral europian nuk bëhej fjalë!

Të nderuar ambasadorë!

Pas 20 viteve të ratifikimit të Kartës Europiane për Qeverisjen Vendore në Shqipëri, pas përpjekjeve të shumta të të zgjedhurve vendorë, përmes mbështetjes së vazhdueshme e të çmueshme nga ana juaj për konsolidimin e parimeve të subsidiaritetit, pas 30 qershorit pushteti vendor në Shqipëri rrezikon të shndërrohet thjesht në një zvarranik të qeverisë qendrore.

Rrezikohet të eliminohet përfundimisht mendimi ndryshe, vizioni ndryshe, pjesëmarrja e aktivizimi qytetar, duke u sheshuar njëherë e përgjithmonë sfida e ëndrra për zhvillim, që buron vetëm nga vetë njerëzit.

Kjo situatë do të eliminojë pluralizmin politik jo vetëm në drejtimin ekzekutiv të bashkive me 61 kryetarët, por akoma më keq, kjo situatë sjell 61 Këshilla, që në të gjithë rastet nuk do të përfaqësojnë qytetarët, ata do të funksionojnë pa kundërshtim konstruktiv e opozitë.

Ky sistem, pa asnjë mëdyshje, do të krijojë premisat për arbitraritet dhe abuzim me fuqinë e tepërt. E do të kemi parlamente vendore njëpartiake, të së njëjtës parti me kryetarin, duke rrezikuar mekanizmat e “check and balance” në bashki, duke cenuar rolin vendimmarrës në interes publik.

Situata aktuale e ajo që larg qoftë mund të ndodhë, është vite larg vizionit të demokracisë vendore të sanksionuar në Kushtetutë.

Të nderuar ambasadorë!

Kthehem me trishtim të thellë te realiteti në qytetin tim, i cili nuk e pranon dot manipulimin, dhunën e imponimit kriminal e politik për t’i emëruar nga lart kryetarin e bashkisë! Qytetarët shkodranë kanë sakrifikuar shumë për demokraci e pluralizëm, duke çuar në altarin e kombit dëshmorët e saj! Ata nuk e pranojnë kthimin pas në neodiktaturë. Ata e dinë mirë e në të drejtën e tyre është një proces i lirë dhe i ndershëm elektoral, ku për votën e tyre vendos vullneti i lirë dhe jo kërcënimi i krimit të organizuar. Shkodra nuk e pranon komisarin politik të Kryeministrit.

Ne si qytet jemi përballur me totalitarizmin dhe dialektika na ka dhënë të drejtë, ka fituar demokracia.

Sot, në 2019, nuk mund t’ia dorëzojmë atë as Kryeministrit e as të emëruarit të tij 8%. Në vitet 1913-1914 dhe 1918-’20, ky qytet me rendësi vitale për të gjithë kombin është qeverisur nga komisione ndërkombëtare të fuqive të mëdha. E ndoshta është prapë rasti, dhe jo vetëm për Shkodrën.

Ndaj ju drejtohem Ju, në emër të qytetarëve shkodranë, që ne jemi të gatshëm më parë të pranojmë një komision administrativ europian, besimplotë te vullneti i tyre demokratik derisa të shkohet në zgjedhje të vërteta, sesa të biem nën diktaturën e pakicës së pakicës votuese.

Për këtë, në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, ju kërkoj publikisht të takohemi për të biseduar mbi këtë situatë të pazakontë, me shpresën që do të bëheni garant i vullnetit qytetar.

Duke ju falënderuar për gjithçka keni bërë e bëni për vendin tim.
*Kryetare e Bashkisë së Shkodrës

 

 

 

 

 

 

Pas

Sot protesta e 10-të kombëtare, policia refuzon kërkesën e opozitës

Para

Paloka akuza të rënda ndaj ish-funksionarëve të PD: Bashkëpunuan me Ramën, ja cila qe arsyeja pse ndryshuam strategjinë për të bllokuar zgjedhjet

Para
Paloka akuza të rënda ndaj ish-funksionarëve të PD: Bashkëpunuan me Ramën, ja cila qe arsyeja pse ndryshuam strategjinë për të bllokuar zgjedhjet

Paloka akuza të rënda ndaj ish-funksionarëve të PD: Bashkëpunuan me Ramën, ja cila qe arsyeja pse ndryshuam strategjinë për të bllokuar zgjedhjet

Të Gjitha

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

nga Fast News
10:43 | 09/06/2025
0

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

nga Fast News
10:42 | 09/06/2025
0

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

nga Fast News
10:39 | 09/06/2025
0

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Recent News

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

10:43 | 09/06/2025
Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

10:42 | 09/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar