• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Djegia e Aleksandrisë, si u shkatërrua biblioteka më e madhe e Botës

nga Fast News
6 years më parë
në Bota
0
Djegia e Aleksandrisë, si u shkatërrua biblioteka më e madhe e Botës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shkatërrimi i bibliotekës më të famshme të historisë është një tragjedi dhe një mister i përjetshëm. A u humbën mijëra dorëshkrime në një zjarr aksidental? Apo dikush ishte i interesuar për një shkatërrim sistematik nëpër shumë vite?

Imagjinoni një bibliotekë universale, ku ishin mbledhur të gjithë librat e botuar ndonjëherë në çdo gjuhë. Brenda mureve të saj, ndodhej tërësia e dijeve të njeriut. Në epokën e kompjuterëve mund ta quajmë world wide web. Në kohët e lashta, kjo ishte Biblioteka e Aleksandrisë.



Në vitin 331 para Krishtit, Aleksandri i Madh themeloi Aleksandrinë si kryeqyteti i ri i Egjiptit. Vetëm disa vite më vonë, dinastia sunduese e Ptolemeut themeloi Muzeun e Aleksandrisë, si një qendër për kërkime shkencore dhe mësimnxënie. Mu pranë saj, ata themeluan Bibliotekën e Aleksandrisë, me një qëllim ambicioz dhe filantropik: Të mblidhnin në një vend të gjitha veprat e dijes nga çdo kohë dhe nga çdo vend, dhe për t’i ruajtur ato për brezat e ardhshëm.

Nga mesi i shekullit të tretë para Krishtit biblioteka mbante rreth 490.000 libra; 200 vjet më vonë, shkrimtari romak Aulus Gellius pohoi se kjo shifër ishte rritur në 700,000. Këto shifra janë vënë në dyshim dhe janë rishikuar. Megjithatë shkalla e koleksionit të lashtë duhet të ketë qenë vërtetë mbresëlënëse.

Kur biblioteka u shkatërrua, një depozitë gjigante e dijes u humbi një herë e përgjithmonë për botën. Ne kurrë nuk do të dimë me saktësi se çfarë është humbur, por në një numër shumë të madh rastesh, veprat që u zhdukën ishin sigurisht të pazëvendësueshme, dhe mungesa e tyre ka lënë një boshllëk të jashtëzakonshëm në trashëgiminë letrare dhe shkencore të së kaluarës.

Saktësimi se kur u shkatërrua Biblioteka e Aleksandrisë, është një detyrë që ka munduar historianët për shekuj me radhë. Katastrofa e parë mund të ketë ndodhur në vitin 48 para Krishtit, gjatë një luftë për fronin e Egjiptit. Gjenerali romak Jul Cezari ndodhej në Aleksandri për të mbështetur pretendimin e Kleopatrës VII, kundër motrës së saj dhe rivalit Arsinoe IV. Cezari po planifikonte që të transportonte rreth 40.000 dorëshkrime në Romë, por gjatë betejës, një zjarr që nisi aty ku ndodhej arsenali, u përhap me shpejtësi deri ku ndodheshin dorëshkrimet, duke shënuar humbjen e parë të madhe për bibliotekën.

Pas Kleopatrës, Roma mori shumë shpejt kontrollin formal të Egjiptit, dhe Aleksandria u detyrua të jetojë në hijen e kryeqytetit madhështor perandorak. Kështu nisi një rënie e gjatë dhe e pandalshme për Aleksandrinë dhe librarinë e saj.

Më e keqja do të vinte në shekullin e dytë kur pllakosi e tmerrshmja Murtaja Antonine, e cila shkatërroi popullsinë e Egjiptit. Shekulli i tretë ishte i mbushur me mosmarrëveshje politike dhe konflikte. Në shekullin e katërt, gjërat shkuan keq e më keq për bibliotekën: Krishtërimi u shpall fe zyrtare e Perandorisë Romake. Kjo pati pasoja të rrezikshme për një institucion, raftet e të cilit ishin të mbushura me njohuritë e paganizmit klasik, pikërisht ai lloj veprash që ofendonin thellë disa lëvizje të të krishterëve. Në fillim të shekullit të shtatë, një e përgjakshme shpërtheu mes Bizantit dhe Persëve. Kostoja e madhe e luftës 20-vjeçare e Bizantit me persët, do të kishte pasoja shkatërruese për bibliotekën, pasi nga ai moment, askush nuk kishte forcën për t’i rezistuar një tjetër pushtuesi të madh: Islamit.

Goditjen përfundimtare libraria duket se e mori në vitin 642. Ushtritë arabo-myslimane të vërshuan nëpër perandorinë e dobësuar perse, dhe morën territoret përreth Bizantit. Egjipti u humb i tëri. Pas kësaj ngjarjeje konfirmojnë shkatërrimin e librarisë; një prej tyre thotë madje se librat u përdorën si lëndë djegëse për të ngrohur banjat e qytetit. U deshën gjashtë muaj që të digjeshin të gjithë./Bota.al

Pas

AKU po na vret! Zbulohet skandali me frigoriferët e supermarketeve

Para

Rrëfimi tronditës, si më rrëmbyen çunat nga Shijaku dhe më bënë prostitutë

Para
Rrëfimi tronditës, si më rrëmbyen çunat nga Shijaku dhe më bënë prostitutë

Rrëfimi tronditës, si më rrëmbyen çunat nga Shijaku dhe më bënë prostitutë

Të Gjitha

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Si të bëhesh milioner para moshës 30 vjeç?

Si të bëhesh milioner para moshës 30 vjeç?

nga Fast News
13:58 | 10/05/2025
0

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Recent News

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

14:20 | 10/05/2025
Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

14:15 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar