• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Deutsche Welle zbardh itinerarin, ja si erdhi në Shqipëri terroristi rus i ISIS

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Deutsche Welle zbardh itinerarin, ja si erdhi në Shqipëri terroristi rus i ISIS
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në Tiranë është arrestuar një shtetas rus, luftëtar në grupet terroriste islamike. Ai kishte hyrë në Shqipëri nga pika kufitare e Kakavijës, në Gjirokastër, me një grup azil-kërkuesish që vinte nga Greqia, shkruan DW.

Policia e Shtetit arrestoi të premten (12/07/2019), në Tiranë, një shtetas rus, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatat terroriste, që do të ekstradohet në Rusi. Në një deklaratë të Policisë së Shtetit, bëhet me dije se shtetasi rus, 34 vjeҫ, i identifikuar me inicialet R.M., akuzohet për pjesëmarrje si luftëtar në grupet militante të Shtetit Islamik kundër Forcave Qeveritare Siriane.





Sipas deklaratës së Policisë së Shtetit, shtetasi rus R. M., i lindur dhe rezident në qytetin industrial Norilsk në Rusi – qyteti në botë më pranë Rrehtit Polar të Artikut – kishte hyrë në Shqipëri nga pika kufitare e Kakavijës, në Gjirokastër, me një grup azil-kërkuesish që vinte nga Greqia.

“Shtetasi rus, 34-vjecar, është larguar nga Rusia për në Siri në qershor të vitit 2013 dhe i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri”, vë në dukje deklarata e Policisë së Shtetit.

Bashkëpunim i Drejtorisë së Anti-Terrorit me EUROPOL-in

Policia e Shtetit bën me dije se shtetasi rus R.M. u fut në Shqipëri në tetor 2018 pa asnjë dokument identifikimi. Ai refuzoi të komunikonte me autoritetet e policisë kufitare dhe të intervistohej prej tyre. Shenjat e shumta të plagëve, të shkaktuara nga armë zjarri që u kontatuan në trupin e tij gjatë kontrollit mjekësor rutinë të autoriteteve shqiptare bashkë me heshtjen e tij bënë të lindnin dyshime, se personi i ardhur nga Greqia, me grupin e azil-kërkuesve mund të ishte një person i rrezikshëm.

Deklarata e Policisë bën me dije se “Drejtoria e Antiterrorit dhe Prokuroria për Krime të Rënda e trasferuan atë me urgjencë në Tiranë, në një prej qendrave pritëse të azil-kërkuesve dhe kërkuan ndihmën e EUROPOL-it për ta identifikuar duke dërguar shenjat e gishtërinjve të tij dhe ADN.

Për rreth 10 muaj, Drejtoria e Anti-Terrorit komunikoi me EUROPOL-in derisa shtetasi rus me inicialet R.M. u identifikua si i kërkuar nga INTERPOLI në Moskë si luftëtar aktiv me grupin e paligjshëm, të armatosur të Shtetit Islamik.

Në Tiranë u hap këtë javë( 11/07) Zyra e Oficerit Ndërlidhës të EUROPOL-it, e para zyrë e tillë në Ballkanin Perëndimor. Hapja e saj shihet si një mundësi më shumë për të thelluar bashkëpunimin e Shqipërisë me BE në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm. /DW/

Pas

Aksident i tmerrshëm në Lushnje, dy shoferët shpëtojnë për mrekulli (FOTO)

Para

Bota e futbollit frikë për ish-trajnerin e Milan, tërhiqet për probleme shëndetësore

Para
Bota e futbollit frikë për ish-trajnerin e Milan, tërhiqet për probleme shëndetësore

Bota e futbollit frikë për ish-trajnerin e Milan, tërhiqet për probleme shëndetësore

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

nga Fast News
21:42 | 10/09/2025
0

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

nga Fast News
19:24 | 10/09/2025
0

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

nga Fast News
19:20 | 10/09/2025
0

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Recent News

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

21:42 | 10/09/2025
Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

19:24 | 10/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar