• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

DEMOKRACIA QË “ÇIRRET” PËR EKONOMI!

nga Fast News
6 years më parë
në Ekonomi
0
DEMOKRACIA QË “ÇIRRET” PËR EKONOMI!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Opinion nga Irena Beqiraj

Mbajtja e rritjes së  qëndrueshme ekonomike një objektiv i rëndësishëm dhe i arritshëm për Shqipërinë po lëkundet. Si të gjitha “Fitoret ” e  këtij vendi,  konsolidimi fiskal, modeli i ri ekonomik, shfaqen sot anemik, të dobët, me përmirësime  të luhatshme duke rritur pasigurinë mbi të ardhmen.



Problemet kryesore të vendit qëndrojnë në mungesën e vëmendjes që u kushtojmë nevojave thelbësore të njerëzve, veçanërisht të te varfërve dhe të rinjve . Sot rritja ekonomike na qartazi tregojnë se përpjekjet tona  kokëforte   për ta bërë debatin politik pjesë të pandarë të tavolinës së çdo shqiptari  , kanë  zvogëluar  mijëra fish mundësinë  për ta bërë rritjen ekonomike pjesë të ekonomisë  familjare të shqiptarëve.

A i shfrytëzuam  mirë burimet publike të gjeneruara  për të përmirësuar kushtet e jetesës së njerëzve?  A përjetojmë një mungesë të vazhdueshme të shërbimeve sociale cilësore  siç janë shkollimi dhe kujdesi mjekësor, si dhe të shërbimeve si psh: uji i sigurt, energjia elektrike, kullimi, transporti dhe kanalizimet?

A mos ka ardhur koha që strategjinë e kahershme do bëjmë më  shumë  me më pak, ta zëvendësojmë me strategjinë ” do të bëjmë aq sa mundemi  por saktë?

Çdo njeri që ka kaluar një javë në politikë( edhe një javë në politikë është kohë e gjatë  ) do të nënqeshte  duke menduar politikisht,  që strategjia e dytë naivisht e sinqertë nuk na duhet sepse nuk shet .Por kujt po “i shitemi” vallë?

Ekonomia jonë  kërkon pikërisht  një reflektim të sinqertë, të  hapur, gjithëpërfshirës jashtë konfliktit politik afatgjatë, larg propagandës, brenda nesh e më afër mirëqenies së shqiptarëve.

Ekonomia jonë ka nevojë urgjente për  dije , pasi  rritja ekonomike do të vazhdojë të  kërcënohet jo vetëm nga mungesa e infrastrukturës sociale dhe fizike por mbi të gjitha kërcënohet nga neglizhenca karshi burimit bazë të saj, zhvillimit të aftësive njerëzore. Injoranca na ka  kushtuar  e po na kushton çdo ditë e më shumë.

Sistemi ynë demokratik është jo fare çuditërisht  në kaos.

As i pari  e as i fundit, në historinë botërore të njerëzimit, rasti shqiptar konfirmon se demokracitë  janë jashtëzakonisht të brishta kur përballet me varfërinë. Tash e 30 vjet, ëndërrojmë, kërkojmë  “demokracinë e paepur” të vendeve të zhvilluara.

Tash e 30 vjet,  harrojmë që njerëzit e varfër kanë më shumë gjasa të qeverisen nga diktatorët,  bëhen lehtësisht pjesë e dhunës kolektive. Në varfëri drejtësia është luks, korrupsioni zakonshmëri, pandëshkueshmëria përfitim që u takon ekskluzivisht elitave politike.

Ndër njerëz të varfër, fitoret  politike, pavarësisht llojit të tyre janë po aq të paqëndrueshme sa ekonomia ku ngrihen. Ato i ngjajnë ngrehinave të ndërtuara mbi kraterin e një vullkani.

Në luftën për të ndërtuar demokracinë, duhet të hapim veshët e qartësisht do të  dëgjojmë që demokracia po çirret mbi të gjitha për ekonomi!

Pas

Çfarë nuk u pa në tv nga Parlamenti i sotëm, ç’po diskutojnë Gjuzi dhe Murrizi? (FOTO)

Para

Balla flet për shkarkimin e Metës: Ndjej keqardhje njerëzore..

Para
Balla flet për shkarkimin e Metës: Ndjej keqardhje njerëzore..

Balla flet për shkarkimin e Metës: Ndjej keqardhje njerëzore..

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar