• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Dalin emrat e 59 anëtarëve të rinj të Këshillit Bashkiak Tiranë, kush i mori dy mandatet e opozitës

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Dalin emrat e 59 anëtarëve të rinj të Këshillit Bashkiak Tiranë, kush i mori dy mandatet e opozitës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi dje projektvendimin për shpërndarjen e mandateve për anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Sipas projektvendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shpërndarja e 61 mandateve të Këshillit Bashkiak të Tiranës shkoi pothuajse e gjitha për koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane, me në krye Partinë Socialiste.





MANDATET

Partia Socialiste do të ketë në përbërje të Komisionit Bashkiak të Tiranës pothuajse të gjitha karriget e Këshillit. Gazeta “Panorama” sjell të zbardhur listën e këshilltarëve të PS-së, që ka fituar në procesin zgjedhor të 30 qershorit, sipas së cilës do të ketë në përbërje 56 këshilltarë, nga 61 që janë në total. Tri mandate këshilltarësh do t’i kenë forcat politike që ishin në koalicion me PS.

Konkretisht, një mandat e ka Partia Demokracia Sociale me në krye Paskal Milon dhe një mandat ish-partia e Skënder Gjinushit, Social Demokrate. Një mandat tjetër e ka marrë forca politike Social Punëtore. Si opozitë në Këshillin Bashkiak, Veliaj pritet të ketë vetëm dy anëtarë të Këshillit. Konkretisht, Fabian Topollarin nga Bindja Demokratike dhe Alketa Budurushi, të cilët plotësojnë edhe numrin e këshilltarëve të Bashkisë së Tiranës.

Nga zgjedhjet e 30 qershorit, Partia Socialiste do të hyjë në histori, pasi ka marrë numrin maksimal të këshilltarëve që nga vendosja e sistemit pluralist në Shqipëri. Kjo, pasi vetë PS, pa tri mandatet e aleatëve të saj, ka shumicën në këshill për të kaluar të gjitha vendimet që kërkojnë shumicë të cilësuar të votave.

CERTIFIKIMI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk pati mundësinë që të miratonte listën e kandidatëve të Partisë Socialiste për shkak të mungesës së votave. Miratimi i listave të këshilltarëve kërkon shumicë të cilësuar votash të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pra, minimumi pesë vota pro. Aktualisht, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë pesë anëtarë, nga të cilët kryetari, Klement Zguri, nuk ka pranuar procesin zgjedhor të 30 qershorit.

Ai votoi kundër miratimit të listës shumemërore të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për shkak të qëndrimit që ka mbajtur edhe më herët se duhet një hetim i thelluar administrativ mbi numrin e votave të gjetura në kuti dhe numrit të pjesëmarrësve. Kësisoj, në mungesë të votës së pestë, certifikimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës do të shkojë në Kolegjin Zgjedhor.

Ligji parashikon se në rastet kur KQZ nuk mund të marrë vendime, ato i kalojnë për shqyrtim Kolegjit Zgjedhor, i cili pritet që të japë mandatet e këshilltarëve të rinj të Bashkisë së Tiranës. Me miratimin e listës së anëtarëve të Këshillit të ri Bashkiak të Tiranës, i hapet rrugë edhe betimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili mori mandatin e dytë për drejtimin e kryeqytetit në procesin zgjedhor të 30 qershorit.

KESHILLI BASHKIAK TIRANE

PARTIA SOCIALISTE
Bardhylka Kospiri
Orion Gliozheni
Mira Kapisyzi
Adrian Civici
Klodeta Dibra
Luan Bregasi
Sonila Qato
Gazmend Paja
Romina Kuko
Redi Jupi
Arta Dollani
Aldrin Dalipi
Dajna Sorensen
Toni Gogu
Teuta Vodo
Albert Nikolla
Ornela Çuçi
Artur Sula
Frida Krifca
Eridian Salianji
Ermira Gjeci
Etjen Xhafaj
Vjollca Braho
Besfort Lamallari
Aida Llazani
Koli Bele
Genta Mezini
Ervin Mete
Dorina Kuka
Plarent Ndreca
Joleza Koka
Oltion Rrumbullaku
Klodiana Beshku
Julian Hodaj
Maura Linadi
Agim Kraja
Blerina Doracaj
Hantin Bonati
Gerta Pëllumbi
Petrit Deskaj
Bora Panajoti
Redi Shtino
Albina Nanaj
Glinxhet Madhi
Luiza Grazhdani
Enis Hoxha
Iva Beharaj
Genc Duka
Alketa Hila
Bajram Shera
Katerina Marku
Egert Vargu
Sara Shameti
Naim Halili
Xheni Hatillari
Roy Bashaj
PARTIA SOCIAL PUNËTORE
Armand Rama
FRYMA RE DEMOKRATIKE
Alket Budurushi
BINDJA DEMOKRATIKE
Fabian Topollari

 

Pas

Ramush Haradinaj niset për në Gjykatën e Hagës, ja mesazhi i tij i fundit

Para

Basha i prerë nga Tropoja, tregon qëllimin e vetëm të aksionit opozitar

Para
Basha i prerë nga Tropoja, tregon qëllimin e vetëm të aksionit opozitar

Basha i prerë nga Tropoja, tregon qëllimin e vetëm të aksionit opozitar

Të Gjitha

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve nga 20 vende të botës

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve nga 20 vende të botës

nga Fast News
17:10 | 08/07/2025
0

Gratë që udhëheqin: Një dialog mbi bordet, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

Gratë që udhëheqin: Një dialog mbi bordet, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

nga Fast News
17:05 | 08/07/2025
0

Turistët shtrenjtojnë jetesën në vend, inflacioni në qershor rritet në 2.4%

Turistët shtrenjtojnë jetesën në vend, inflacioni në qershor rritet në 2.4%

nga Fast News
16:57 | 08/07/2025
0

Garancia sovrane për bujqësinë, qeveria zbulon detajet. Ja kush përfiton

Garancia sovrane për bujqësinë, qeveria zbulon detajet. Ja kush përfiton

nga Fast News
10:50 | 08/07/2025
0

Recent News

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve nga 20 vende të botës

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve nga 20 vende të botës

17:10 | 08/07/2025
Gratë që udhëheqin: Një dialog mbi bordet, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

Gratë që udhëheqin: Një dialog mbi bordet, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

17:05 | 08/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar