• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Braçe kërcënon hapur kompaninë kineze, ja motivi

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Braçe kërcënon hapur kompaninë kineze, ja motivi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mungesa e korrektësisë në zhvillimin e punimeve ka sjellë reagimin e ashpër të zv/kryeministrit Erion Braçe.

Kompania në fjalë ka ndërtuar kanalet e rrjetit vaditës në zonën e Divjakës, sipas Braçes, ka shkatërruar rrugët në zonën në fjalë dhe duhet të mbajë përgjegjësi sipas kontratës që ka me institucionet shtetërore duke e rindërtuar totalisht, ose do të përballet me një kallëzim.





“Ky vend, nuk do udhëhiqet nga kompanitë por nga kontratat! “Kjo është rruga e fshatit Korie në njësinë Gradisht të bashkisë Divjakë. Siç e shihni ka qenë e shtruar me asfalt! Kompania që po ndërton kanalet e rrjetit vaditës në drejtim të Zharnecit dhe Adriatikut, e ka shkatërruar! Detyrimi në kontratë thotë që  kompania duhet të ktheje në gjendjen e mëparshme çdo rrugë që dëmton. Në fakt, e ka shkatërruar.

Bashkë me ministrinë e Bujqësise, bashkinë Divjakë kemi 3 muaj që i kërkojmë kompanisë të rindërtojë këtë rrugë dhe çdo rrugë parcelash që ka shkatërruar me mjetet e rënda. Për turp, jo vetëm që është vonuar përtej çdo caku por dhe nuk përmbush kontratën në pikën e rindërtimit të çdo gjëje që ka shkatërruar; këtu në Korie ka hedhur çakull mbi gropa të thella e ka ikur! Ndërkohë rruga është shembur e shkatërruar plotësisht!

Kam dy thirrje: e para për kompaninë kineze dhe çdo kontraktor shqiptar të saj: kthehuni dhe rindërtoni rrugët që keni shkatërruar! Kontrata juaj do quhet e përfunduar kur ju të keni rindërtuar çdo rrugë fshati e rrugë parcelash që keni shkatërruar! Ndryshe, unë i pari do ju kallëzoj penalisht.

E dyta për çdo institucion që miraton pagesat dhe merr në dorëzim veprën sipas kontratës: Mos pranoni e mos paguani situacione të rreme! Verifikoni në vend në përputhje me kontratën çdo faturë! Ju që do merrni në dorëzim veprën; Mos e bëni pa verifikuar në terren detyrimet kontraktuale, funksionalitetin e veprës por edhe përmbushjen e çdo detyrimi sipas kontratës për rindërtimin e çdo rruge të shkatërruar! Ndryshe përgjegjësia ligjore do të jetë shumë e rëndë mbi ju” deklaron ai.

 

Pas

Kur mitingu i Berishës kthehej në betejë lufte, deputeti publikon videon dhe sfidon drejtuesit e PD

Para

Tragjedi në kanionin e Holtës, gjendet trupi i pajetë i 25-vjeçares

Para
Tragjedi në kanionin e Holtës, gjendet trupi i pajetë i 25-vjeçares

Tragjedi në kanionin e Holtës, gjendet trupi i pajetë i 25-vjeçares

Të Gjitha

Ndryshon “bonusi i bebes”, pagesa çdo muaj për fëmijët deri në 5 vjeç

Ndryshon “bonusi i bebes”, pagesa çdo muaj për fëmijët deri në 5 vjeç

nga Fast News
16:15 | 28/07/2025
0

Rama paralajmëron “masa represive” për ndërtuesit që shkelin lejen

Rama paralajmëron “masa represive” për ndërtuesit që shkelin lejen

nga Fast News
15:06 | 28/07/2025
0

“5500 vende të lira pune”, Gonxhja njofton se cilat pozicione janë bosh

“5500 vende të lira pune”, Gonxhja njofton se cilat pozicione janë bosh

nga Fast News
15:01 | 28/07/2025
0

Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-BE, ja cfarë thotë Trump

Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-BE, ja cfarë thotë Trump

nga Fast News
10:52 | 28/07/2025
0

Recent News

Ndryshon “bonusi i bebes”, pagesa çdo muaj për fëmijët deri në 5 vjeç

Ndryshon “bonusi i bebes”, pagesa çdo muaj për fëmijët deri në 5 vjeç

16:15 | 28/07/2025
Rama paralajmëron “masa represive” për ndërtuesit që shkelin lejen

Rama paralajmëron “masa represive” për ndërtuesit që shkelin lejen

15:06 | 28/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar