• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Berisha e ka një emër në kokë” Sokol Balla zbulon se kush do të zëvëndësojë Lulzim Bashën në krye të PD

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
“Berisha e ka një emër në kokë” Sokol Balla zbulon se kush do të zëvëndësojë Lulzim Bashën në krye të PD
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Realstory.al është portali që drejtohet nga gazetari Sokol Balla.

Në një shkrim të publikuar aty citohet se Sali Berisha tashmë e ka në kokë një emër që do të zëvëndësojë Lulzim Bashën në krye të PD, dhe ajo është pikërisht Jorida Tabaku.

Sipas artikullit Partia Demokratike duhet të presë një muaj duke iu referuar faktit se ish-deputetja Demokrate është në muajt e fundit të shtatzanisë.

Nëse Alfred Peza tha emrin e Bujar Nishanit si drejtues i ardhshëm i partisë më të madhe opozitare në vend, mesa duket Sokol Balla ka një tjetër emër, dhe si pas tij e preferuara e ish-kryeministrit Berisha për tu zgjedhur në krye të PD është Jorida Tabaku.

Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin e Ballës:

Realstory.al ka mësuar se Berisha tashmë e ka një emër në kokë. Dhe ai nuk është Nishani. Jo se nuk është besniku i  tij, por sepse ai erdhi në atë post në PD, edhe si investim i Metës, si garanci që Basha të mos bënte asnjë Pazar të ri me Ramën. PD i duhet një fytyre e re, qytetare, normale, mundësisht femër. Topalli? Do ishte kthim prapa. Burime diplomatike kanë konfirmuar për faqen tonë se një emër që ka filluar të bëjë lojën e saj është një ish kandidate tërheqëse për bashkiake në 2015. Por Berisha nuk e quan atë të përshtatshme. Në sytë e tij është vetëm një emër: Jorida Tabaku.

Ish nënkryetarja sharmante e bashkisë dhe e grupit parlamentar, është në muajin e saj të fundit të shtatzënisë. Ajo është fytyra që mund ta rifuste PD jo në sistem, por në preferencat e shqiptarëve, të lodhur me Viçidolin, Vuthajn dhe Shkodrën, si trekëndëshin nga duhet të dalë patjetër lideri i të djathtës. Jo. Zemra e demokracisë është Tirana. Dhe Jorida është tironse dhe “le e rrit n’tironë”.

Dhe ndër të tjera ky emër është lajm i keq për Ramën. Mazhoranca e tij ka mbijetuar edhe falë mediokritetit të fytyrave të opozitës. Por Jorida ngrihej gjithmonë mbi ta. Me zërin e qetë, veshjet elegante dhe manierat qytetare. Për më tepër me marrëdhënie të shkëlqyera me amerikanët. Për Ramën Basha ka qenë dhuratë nga zoti në këto 7 vjet. Realstory.al pat njoftuar për një plan të maxhorancës për të ofruar një plan që ta shpëtonte Bashën. Sidomos pasi Realstory.al ka mësuar se Basha i nxitur nga po ata njerëz që e hodhën në aventurën e 16 shkurtit, kësaj radhe nuk do iki me një fishkëllimë por do të rezistojë. Nuk do të japë dorëheqjen edhe po t’ia kërkojë Berisha, por do kërkojë garë. Garë ku Rama ka në dorë të ndihmojë.

Por këtu ka hasur sërish në një pengese. Të autoreve të vërtetë të krizës: amerikanëve. Me të cilët duket Basha i ka mbyllur hesapet. Po ashtu dhe Berisha, por në një mënyrë tjetër. Tani Ramës i është thënë të rrijë urtë e të presë me kë lider do bëjë tratativa potenciale në të ardhmen. Tani Ramës i duhet të presë, së bashku me pjesën tjetër të PD. Të Presë një muaj.

Sa të lindë Jorida.

Pas

U fotografua me këmbët lart në makinën zyrtare, shkarkohet zv.ministri i Bujqësisë

Para

Gjykata e Lartë drejt uzurpimit nga Kryeministri

Para
Gjykata e Lartë drejt uzurpimit nga Kryeministri

Gjykata e Lartë drejt uzurpimit nga Kryeministri

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

nga Fast News
09:00 | 06/11/2025
0

8 zakonet e njerëzve me vetëbesim të lartë

8 zakonet e njerëzve me vetëbesim të lartë

nga Fast News
08:00 | 06/11/2025
0

Ndryshime në qeveri, ja kush ikën e kush vjen

Ndryshime në qeveri, ja kush ikën e kush vjen

nga Fast News
07:58 | 06/11/2025
0

Detajet e buxhetit 2026/ Ministri i Financave shpjegon si dhe sa do të rriten pensionet

Detajet e buxhetit 2026/ Ministri i Financave shpjegon si dhe sa do të rriten pensionet

nga Fast News
07:53 | 06/11/2025
0

Recent News

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

09:00 | 06/11/2025
8 zakonet e njerëzve me vetëbesim të lartë

8 zakonet e njerëzve me vetëbesim të lartë

08:00 | 06/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar