• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Beqir Nuredini, prova e parë që Shpëtim Idrizi po tradhton Opozitën

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Beqir Nuredini, prova e parë që Shpëtim Idrizi po tradhton Opozitën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit prej gati dy vitesh është rreshtuar në Opozitë. Shpëtim Idrizi pasi la Ramën dhe Mazhorancën, ose më saktë u zbua nga ky i fundit pasi nuk ia kishte më nevojën, firmosi kontratën me PD dhe Lulzim Bashën.

Që nga ky moment Idrizi ka qenë në krahë të Bashës në kauzat e Opozitës. Në protesta, takime edhe në kauzën madhore të muajve të fundit për ta dalë nga sistemi dhe të kërkuarit e largimit të kryeministrit Rama.



Por siç e ka bërë zakon tashmë që ta dredh kur i leverdis, Shpëtim Idrizi duket se nuk e ka lënë huqin e tij edhe këtë herë. Ishte kryetari i Rrogozhinës, Beqir Nuredini që dha sinjalin e parë se Idrizi po përgatitet ta braktisë Bashën në Opozitë.

Ky i fundit i habiti të gjithë ditën e hënë kur vendosi t’ia dorëzojë postin kryetarit të ri të Bashkisë dalë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, me një buzëqeshje dhe përqafim, duke u shprehur se nuk do të përplaset me njerëzit e qytetit të tij për një karrige.

Nuredini është shfaqur i buzëqeshur në momentin që i dorëzoi zyrën kryetarit të ri socialistit Haxhi Memolla dhe i uroj suksese në mandatin e tij katër vjeçar.

Po vendimi i Opozitës për të mos i njohur votimet e 30 qershorit dhe mos lëshimin e zyrave ku shkoi këtë herë?

Nuredini në fakt nuk dha shumë shpjegime politike për veprimin e tij, duke thënë se si bashkëqytetar i Rrogozhinës nuk do i përplaste qytetarët e tij. Pra në këtë vendim që nuk duket personal i Beqir Nuredinit duket se fillon tradhtia e radhës e Shpëtim Idrizit. Nuredini përveçse politikan, në Tiranë njihet edhe si biznesmen, që sëfundmi është futur edhe në tregun mediatik, duke blerë një nga gazetat kryesore në vend mund të jetë joshur ekonomikisht.

Fundja cili do të ishte ai i pasur në Shqipëri që do të refuzonte të futej në shpurën e kryeministrit Rama, ku dihet që përfitimet janë më shumë se të majme. Apo ndoshta kjo ofertë e Ramës ka shkuar në drejtim të shefit të tij politik, Shpëtim Idrizi pasi fundja ky i fundit i ka më të lehta kapërcimet, siç koha ka treguar.

Nëse PDIU do kalojë nga Partia Socialiste, duke braktisur Partinë Demokratike do ishte një tjetër provë se kjo parti është rrënuar. Pas abandonimit nga deputetët e zgjedhur me siglën e saj dhe ky kryetar bashkie, braktisja e çështjes çame, kjo parti del nga çdo linjë morale, ose siç populli shqiptar e thotë troç, po shkon për lesh…/Fast News Albania

Etiketa: Beqir Nuredinishpetim IdriziShpetim Idrizi Lulzim BashaShpetim idrizi tradhton Opoziten
Pas

Ja përse shqiptarët e duan Teatrin Kombëtar!

Para

Dëshmia tronditëse e gazetarit: Si i vodhi Shpëtim Idrizi 225 mijë dollarë shqiptarit të Kosovës

Para
Dëshmia tronditëse e gazetarit: Si i vodhi Shpëtim Idrizi 225 mijë dollarë shqiptarit të Kosovës

Dëshmia tronditëse e gazetarit: Si i vodhi Shpëtim Idrizi 225 mijë dollarë shqiptarit të Kosovës

Të Gjitha

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

nga Fast News
16:13 | 19/05/2025
0

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

nga Fast News
16:09 | 19/05/2025
0

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

nga Fast News
16:03 | 19/05/2025
0

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Recent News

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

16:13 | 19/05/2025
Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

16:09 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar