• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Basha përkujton dy poetët e pushkatuar nga diktatura komuniste: 42 vjet më vonë të njëjtat shenja shqetësuese

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Basha përkujton dy poetët e pushkatuar nga diktatura komuniste: 42 vjet më vonë të njëjtat shenja shqetësuese
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka përkujtuar 42 vjetorin e pushkatimit të dy poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka nga diktatura komuniste.

Lideri demokrat shkruan se dy poetët nga Librazhdi u ekzekutuan për shkak se kishin mendime ndryshe nga regjimi dhe se ende sot pas 42 vitesh në shoqërinë shqiptare ka ende shenja shqetësuese se intelektuali shqiptar po intimidohet dhe po detyrohet të mbyllë gojën në rast se nuk bindet.



POSTIMI I PLOTE I KRYETARIT TE PD LULZIM BASHA

42 vjet më parë, diktatura komuniste vrau dy poetë në Librazhd, Vilson Blloshmin dhe Genc Lekën. Instrumenti i terrorit, Sigurimi i Shtetit, pushkatoi natën e 17 korrikut dy të rinjtë poetë vetëm pse guxuan të përshkruanin figurativisht në poezi Saharanë që mbizotëronte në realitetin shqiptar.

Në fillim të dekadës, në vitin 1971, Sigurimi kishte vendosur një tjetër rekord të zi, kishte pushkatuar Dom Shtjefën Kurtin, vetëm se kishte pagëzuar një fëmijë. Pushkatimi i dy poetëve ishte një gjëmë që regjimi po deklaronte se do e kthente në normë: cilido intelektual që do mendonte me mendjen e tij dhe do të guxonte ta shprehte sadopak mendimin e tij në shoqëri do ndëshkohej rëndë.

Diktatura e mbante fjalën kur ishte fjala për të shtypur intelektualët. Dënimi me varje i poetit Havzi Nela 11 vjet më vonë, i fundit dënim me varje i një poeti në Evropën ish-komuniste, ishte tregues se monstra diktatoriale nuk hiqte dorë deri në fund nga dhuna ndaj intelektualëve.

42 vjet me vonë, shohim kudo shenjat shqetësuese se intelektuali shqiptar po intimidohet, po tulatet, po detyrohet të mbyllë gojën, apo në rast se nuk bindet, po hiqet nga puna, duke e detyruar kështu të largohet nga vendi.

Kudo shohim tabelat mediatike të shndërruara në fletërrufe të qeverisë që kërcënojnë intelektualët, që synojnë të damkosin profesionistët dhe që në një përpjekje antishqiptare ngrenë në piedestal hajnin, dallkaukun e xhahilin.

Prandaj kjo ditë, ky përkujtim për Vilson Blloshmin e Genc Lekën bëj thirrje që të na shërbejë për t’i ndihmuar intelektualët, për të qenë solidarë me ta dhe për t’u bërë jehonë qendrimeve të tyre, denoncimeve të tyre, pasi sot më shumë se kurrë denoncimet e intelektualëve janë pasuria më e madhe që kemi në përballjen me të ligën.

Qëndresa e Aleancës së Teatrit dhe pedagogëve e akademikëve, janë prova se metastazat e reja të asaj diktature që u mori jetën poetëve nuk do t’ja dalin dhe se pasardhësit e atyre xhahilëve që kërkonin bakshishe pse kishin përndjekur e paditur klerikë që kryenin misionin e tyre për lehtësimin e plagëve të besimtarëve që e ushtronin lutjen ndaj Zotit veç në klandestinitet, s’do të çimentohen në kolltuqet e qeverisë.

Shkrimtari Ismail Kadare, në parathënien e librit të Sadik Bejkos “Vilsoni dhe Genci” e përcakton betejën e poetëve, ashtu si edhe të klerikëve, një betejë të shqiptarëve për të mbrojtur rrënjët e tyre në Perëndim.

Në 42-vjetorin e pushkatimit të poetëve, mund të them me krenari se armata e qytetarëve shqiptarë të bashkuar rreth vlerave të Perëndimit është forcuar, por beteja ende nuk ka mbaruar.

Ndaj metastazave që ëndërrojnë të mbrojnë krimet e diktaturës dhe të dënojnë çdo intelektual që guxon të denoncojë gjëmat dhe bëmat e një nomenklature hajdute dhe të lidhur me krimin, nuk duhet reshtur beteja, çdo ditë, kudo, deri në triumfin ndaj të keqes.

42 vjet më vonë, para nesh nuk është Saharaja e poetëve të Bërzhezhtës së Librazhdit, por agonia e një klike sa hajdute, dhe kriminale aq edhe injorante dhe anti perëndimore që lajmëron shuarjen e vet, pikërusht se u ka shpallur publikisht luftë poetëve, shkencëtarëve, pedagogëve dhe intelektualëve të këtij vendi.

Mirënjohje përjetë Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës! I pavdekshëm qoftë kujtimi i tyre!

 

Pas

Zi për demokratët, ndërron jetë anëtari i Kryesisë së PD

Para

Krim brenda familjes, 30-vjeçari godet me sopatë të atin (EMRAT)

Para
Krim brenda familjes, 30-vjeçari godet me sopatë të atin (EMRAT)

Krim brenda familjes, 30-vjeçari godet me sopatë të atin (EMRAT)

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar