• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Basha me këshilltar të ri, kush është pedagogu i njohur që do rishikojë reformën e rëndësishme (EMRI)

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Basha me këshilltar të ri, kush është pedagogu i njohur që do rishikojë reformën e rëndësishme (EMRI)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi me strukturat e PD në Gjirokastër dha lajmin se ka emëruar si këshilltar edhe Ronald Bejkon.

Bejko është ish-kryetari i degës së PD Gjirkastër dhe aktualisht pedagog në universitetin e Tiranës dhe në një universitet privat.



Roland Bejkos i është ngarkuar detyra për të qenë coordinator për rishikimin e reformës territorial dhe decentralizimit.

Po kështu do të merret edhe me të gjitha cështjet e pushtetit local në hartimin e programit të Partisë Demokratike se bashku me një grup të mirë ekspertësh të fushës.

Kush është Ronald Bejko?

Roland Bejko është diplomuar për gjuhë dhe letësi shqipe në vitin 1991 në Universitetin e Gjirokastrës me punim temë diplome mbi veprën letrare të shkrimtarit Petro Marko me udhëheqës pedagogun dhe shkrimtarin e njohur Sadik Bejko, vlerësuar me notën 10. Në 2003-2005 ka kryer një master për filozofi politike në Universitetin Paris 8, Francë e punimin “Trupi politik si trupi njerëzor, rasti i diktaturës komuniste ne Shqipëri”. 2007-2008 ka qenë student i parë shqiptar që ka ndjekur shkollën e mirënjohur ENA (Ecole National de l’Administration) për administrim publik në Strasbourg,Francë.

Aktiviteti profesional

Në 2005-2007 i emeruar nga Kryeministri i Shqiperisë Sali Berisha si Prefekt i Beratit.  Më pas ka punuar disa vite si Këshilltar i Ministrave të Brendshëm Bujar Nishani, e Flamur Noka me fokus reformën e decentralizimit të pushtetit lokal, decentralizimin fiskal, qeverisjen e mirë, dhe reformimin e administratës publike. Në 2009-2011 është emëruar Drejtor i Përgjithshëm për Hartimin e Politikave të Pushtetit Vendor dhe Integrimit Evropian në Ministrinë e Brendshme.

Gjatë kësaj periudhe  Bejko ka qenë edhe përfaqësuesi i Shqipërisë në delegacionin e Unionit të Mesdheut kryesuar nga ministri francez i emigracionit Eric Besson ku ka marrë pjesë në shumë takime të zhvilluara në Marok, Qipro, Mal të Zi, Paris etj. Ai ka qenë pjesë e delegacionit në nivel ekspertësh për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian si dhe gjatë negociatave për lëvizjen pa viza të shqiptareve në Evropë duke negociuar në Paris, Berlin, Bruksel etj. Prej 15 vitesh, pedagog në universitete të ndryshme si ai i Gjirokastrës, Elbasanit, UET, Luarasi, Albania University dhe Universiteti i Tiranës.

Aktiviteti politik

Roland Bejko bën pjesë tek studentët e parë që u çuan kundër diktaturës komuniste në vitet 1990-1991 duke qenë njëri prej drejtuesve të protestës së studentëve të Gjirokastrës. Është ndër themeluesit e Partisë Demokratike ku ka marrë pjesë në mbledhjen që zgjodhi komisionin nismëtar të drejtimit të saj. Në vitet 2002-2005 ka qenë anëtar i kryesisë së PDSH. Disa herë kryetar i PD Gjirokastër dhe aktualisht njëri prej anëtarëve më të vjetër i Këshillit Kombëtar të kësaj partie. Ka drejtuar shumë fushata elektorale. Ka qenë disa herë kandidat për deputet.

Etiketa: Lulzim BashaPartia Demokratike
Pas

Përdoruesit e rrjeteve sociale në rrezik të madh, ekspertët japin fakte tronditëse

Para

Godet me thikë të motrën në gjendje të dehur, arrestohet vlonjati

Para
Godet me thikë të motrën në gjendje të dehur, arrestohet vlonjati

Godet me thikë të motrën në gjendje të dehur, arrestohet vlonjati

Të Gjitha

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

nga Fast News
13:47 | 18/05/2025
0

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

nga Fast News
13:46 | 18/05/2025
0

Avioni i parë me hidrogjen

Avioni i parë me hidrogjen

nga Fast News
13:43 | 18/05/2025
0

Meloni i dorëzoi Ramës dokumentin final të njohjes së pensioneve me Italinë, ja kur hyn në fuqi marrëveshja

Meloni i dorëzoi Ramës dokumentin final të njohjes së pensioneve me Italinë, ja kur hyn në fuqi marrëveshja

nga Fast News
13:38 | 18/05/2025
0

Recent News

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

13:47 | 18/05/2025
Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

13:46 | 18/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar