• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Basha i ashpër nga Lezha: Edi Rama është kryeministri më hajdut dhe më mashtrues në historinë e Shqipërisë

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Basha i ashpër nga Lezha: Edi Rama është kryeministri më hajdut dhe më mashtrues në historinë e Shqipërisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një takim me qytetarët e Lezhës ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama si për ekonominë, papunësinë dhe shkatërrimin e drejtësisë në vend.

Më pas ai komentoi dhe vendimin e Gjykatës së Durrësit që vërtetoi mandatin e candidates së PS, Valbona Sako.





“Kjo tregon se drejtësia është tërësisht e privatizuar nga Edi Rama. 3 vjet pas miratimit të reformës në drejtësi, drejtësia është tërësisht e kapur nga Rama. Kjo është arsyeja pse drejtësia nuk funksionon. “- u shpreh Basha.

“Edi Rama është kryeministri më hajdut, më arrogant, dhe më mashtrues më historinë e Shqipërisë. Paratë tuaja, paratë e shqiptarëve po i vjedh Edi Rama me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur. Nëse shqiptarët nuk kanë të hanë është sepse paratë e tyre i ka vjedhur Edi Rama. Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Ramës dhe janë shpërdoruar për tekat e Ramës në lluks dhe fasada.” theksoi kryedemokrati.

Më tej kreu i opozitës është ndalur  tek koncesioni Milot Balldren.

“Nëse shqiptarët janë pa punë, është sepse ekonominë, paratë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Ramës. Nëse shqiptarët nuk kanë shpresa është sepse shpresat e tyre i ka vrarë Rama me oligarkët hajdutë, siç po bën edhe këtu në Lezhë me kusarinë Milot Balldren.”

“Edi Rama është artist i mashtrimit. – theksoi Basha në takimin me demokratët e Lezhës. -“Çdo gjë që ka premtuar, cdo gjë që ka thënë, ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur. Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve.”

Lideri i opozitës theksoi rëndësinë e avancimit të objektivit të PD, që, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, të shndërrohet nga shumica morale e vendit në shumicë qeverisëse.

“30 qershori, në këtë pikëpamje vetëm ka përforcuar dhe konfirmuar si të drejta shqetësimet dhe rrugëdaljet nga kriza që kemi parashtruar: një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, çuarjen para drejtësisë të të gjithë politikanëve dhe kriminelëve, të faktuar para të gjithë botës si hajdutët e zgjedhjeve, dhe zgjedhje të parakohshme” theksoi në takimin e Lezhës kreu i opozitës Lulzim Basha.

Pas

“Më afrohej herë anej, herë knej” Bujar Qamili rrëfen xhelozinë e gruas për Luanën: Ç’ka është kjo mor…

Para

Atentat në Holandë, vritet presidenti i vetëshpallur i Çamërisë Festim Lato

Para
Atentat në Holandë, vritet presidenti i vetëshpallur i Çamërisë Festim Lato

Atentat në Holandë, vritet presidenti i vetëshpallur i Çamërisë Festim Lato

Të Gjitha

Trump “kontrollon” vendimet e Biden. 15 mld dollarë fonde për energjinë do të shqyrtohen nga administrata e re

Trump “kontrollon” vendimet e Biden. 15 mld dollarë fonde për energjinë do të shqyrtohen nga administrata e re

nga Fast News
16:23 | 20/05/2025
0

Pulat nga Brazili/ Kosova ndalon importin e mishit pas rasteve me gripin e shpendëve

Pulat nga Brazili/ Kosova ndalon importin e mishit pas rasteve me gripin e shpendëve

nga Fast News
16:19 | 20/05/2025
0

Plazhet më të mira në botë sipas “Lonely Planet”

Plazhet më të mira në botë sipas “Lonely Planet”

nga Fast News
16:14 | 20/05/2025
0

Bankierët mund të pushohen nga puna, Gjenerata Z ka një plan tjetër për paratë

Bankierët mund të pushohen nga puna, Gjenerata Z ka një plan tjetër për paratë

nga Fast News
16:04 | 20/05/2025
0

Recent News

Trump “kontrollon” vendimet e Biden. 15 mld dollarë fonde për energjinë do të shqyrtohen nga administrata e re

Trump “kontrollon” vendimet e Biden. 15 mld dollarë fonde për energjinë do të shqyrtohen nga administrata e re

16:23 | 20/05/2025
Pulat nga Brazili/ Kosova ndalon importin e mishit pas rasteve me gripin e shpendëve

Pulat nga Brazili/ Kosova ndalon importin e mishit pas rasteve me gripin e shpendëve

16:19 | 20/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar