• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Bamir Topi rrëfen të pathënat e marrëdhënies me Berishën: Si e gjeta të strukur e të përlotur në 97’

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Bamir Topi rrëfen të pathënat e marrëdhënies me Berishën: Si e gjeta të strukur e të përlotur në 97’
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-Presidenti Bamir Topi ka qenë i ftuar mbrëmë ne emisionin “Natë me Xhaxhiun” ku ka folur mbi librin e tij me titull “Kur arsyeja errësohet nga pushteti”, i publikuar vetëm pak kohë më parë.

Ai është shprehur se lidhur me librin nuk ka asnjë peng dhe se nuk është nuk është penduar për çfarë ka shkruar.





“Jo absolutisht nuk kam asnjë peng nga libri im sepse ja kam bërë këtë pyetje disa herë vetes. Në kafet tona thuhet shumë më tepër.  Megjithse unë kam qënë shumë i kufizuar në çfarë kam thënë.  Unë jam rritur në një klimë të mirë i rrethuar me institucione kulture, komshinj shumë të mirë dhe edukatë familjare. Ky është një libër aq cilësor sa ta rrëzosh sa të duash, ai prapë në këmbë do të qëndrojë.  Kush më shumë se unë do ti pristine xhelozitë dhe intrigat?!

Në këtë marrëdhënie me Berishën unë gjithmonë kam ndjerë një llojë kompleksiviteti dhe inferioriteti kundrejtë të tjerëve dhe për këtë gjë nuk është faji jonë. Unë e kam besuar Sali Berishën në momentin e fundit të zgjedhjes së kryeministrit, sepse rikthehej qeveria.  Njohja me Berishën nuk ka qënë moment i i cili më futi në politikë.  Unë kisha një karrier të suksesshme profesionale, nuk ka lidhje njohja me Berishën.

Unë shkova se kam dashur këtë gjë jo se më ka dërguar njeri me zor. Unë kamë shkuar duke vlerësuar fatin e ish-kryeministrit. Në marrëdhëniet tona kishte shumë kujdes dhe kjo ka bërë të mundur që të përballojmë autoritarizmit, arrogancës etj”, tha ndër të tjera Bamir Topi.

Bamir Topi: Si e gjeta Berishën të strukur dhe të përlotur në 1997

Në librin e tij, Bamir Topi rrëfen ngjarje politike dhe situata të padëgjuara më parë. Ndër të tjera, Topi ka treguar edhe gjendjen në të cilën e gjeti Sali Berishën, pasi ishte rrëzuar si President dhe bisedën që zhvilloi në korrik të 1997.

“Në këto zgjedhje korri një fitore të thellë koalicioni i majtë, duke marrë drejtimin si kryeministër Fatos Nano pas daljes nga burgu, duke propozuar qysh në krye të herë z. Rexhep Mejdani për President të Shqipërisë. Zgjedhja e tij u shoqërua me shkrepje në masë të armëve, që sillnin jehonën e gëzimit të largimit të Sali Berishës nga Presidenca.

Berisha erdhi menjëherë të nesërmen drejt selisë së PD-së, pas deklarimit të dorëheqjes së Tritan Shehut. Në mbrëmjen e 24 korrikut 1997, rreth orës 22:22 po kthehesha me familjen në shtëpi dhe po përshkoja rrugën ‘Toptani’ pranë selisë së PD. Në një çast u them që po futem të takoj Berishën, ndërkohë që ai vazhdonte të qëndronte në zyrë. Nga dera e jashtme e ndërtesës, gjatë shkallëve dhe korridorit që të çonte në zyrën e vjetër të kryetarit të PD-së nuk ndesha këmbë njeriu.

Gjithçka bosh aq sa mendova se kurrkush nuk ishte brenda. Duke iu afruar derës së sekretares, del dikush dhe pasi më pa më përshëndeti dhe më bëri shenjë që Berisha ishte aty. Hapa derën dhe pash një njeri tjetër nga ç’isha mësuar të njihja. I strukur në kolltuk, i demoralizuar dhe ndoshta i hutuar për sa kish ndodhur atë ditë.

Paradite ai ishte larguar nga Presidenca dhe pas dorëheqjes së ‘vullnetshme’ të Tritanit, Berisha ishte kthyer kryetar i PD. U përshëndetëm dhe pasi më ftoi të ulesha i thash se do të rrija vetëm pak minuta pasi kisha familjen në makinë.

Prita që ta filloja unë bisedën i pari dhe kështu ndodhi. –Doktor- i thashë, – e di që kjo është tepër e vështirë, por gjithçka do të jetë ndryshe duke filluar qysh nesër. Kjo që ka ndodhur nuk ka të bëjë vetëm me ju! Unë di t’ju them që tek unë llogarit një mik, – dhe për t’i treguar gatishmërinë time vazhdova: Telefoni im është i hapur 24 orë, fatmirësisht shtëpia ima nuk është më larg se 300 m nga selia. Në çdo situatë unë do të jem këtu’. Pas këtyre fjalëve i thashë që po largohesha dhe se do të shiheshim. U përshëndet gati i përlotur. Ishte në një gjendje morale të rënduar”.

 

 

Pas

U vra në atentat në Hollandë, kush është presidenti i vetëshpallur i Çamërisë, i dënuar për mashtrim

Para

A do të arrestohen politikanët? Ibrahimi tregon se kur do të nisë punën SPAK

Para
A do të arrestohen politikanët? Ibrahimi tregon se kur do të nisë punën SPAK

A do të arrestohen politikanët? Ibrahimi tregon se kur do të nisë punën SPAK

Të Gjitha

Botohet vendimi/ Kufizimi i kredive për shtëpi, në fuqi nga fillimi i qershorit

Botohet vendimi/ Kufizimi i kredive për shtëpi, në fuqi nga fillimi i qershorit

nga Fast News
09:23 | 22/05/2025
0

Mbi 21 mijë makina të vjetra në rrugët e Shqipërisë, nuk kaluan kontrollin teknik

Mbi 21 mijë makina të vjetra në rrugët e Shqipërisë, nuk kaluan kontrollin teknik

nga Fast News
09:15 | 22/05/2025
0

Çmimi i Bitcoin arrin rekord të ri

Çmimi i Bitcoin arrin rekord të ri

nga Fast News
09:00 | 22/05/2025
0

Rikthehet Think Big – Programi që do t’ju bëjë të mendoni përtej të zakonshmes!

Rikthehet Think Big – Programi që do t’ju bëjë të mendoni përtej të zakonshmes!

nga Fast News
08:48 | 22/05/2025
0

Recent News

Botohet vendimi/ Kufizimi i kredive për shtëpi, në fuqi nga fillimi i qershorit

Botohet vendimi/ Kufizimi i kredive për shtëpi, në fuqi nga fillimi i qershorit

09:23 | 22/05/2025
Mbi 21 mijë makina të vjetra në rrugët e Shqipërisë, nuk kaluan kontrollin teknik

Mbi 21 mijë makina të vjetra në rrugët e Shqipërisë, nuk kaluan kontrollin teknik

09:15 | 22/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar