• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ashpërsohen dënimit, ja si ndryshoi ligji antiduhan

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Nesër seanca e fundit e Kuvendit, zbardhet axhenda
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi miratoi sot ndryshimet në ligjin “për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha se do të ndalohet konsumimi në ambiente të mbyllura edhe për duhanin me ngrohje, cigaren elektronike dhe shisha/nargjile, që janë të dëmshme për shëndetin e qytetarëve. Do të ndalohet gjithashtu shitja e produkteve të duhanit me shije karakteristike (mente, vanilje etj) si dhe shitja e paketave të duhanit me numër të reduktuar cigaresh, si masa për të dekujaruar duhanpirjen.

“Këto ndryshime ligjore, nuk janë thjeshtë dhe vetëm ndryshime që forcojnë masat për kontrollin e duhanpirjes por në thelb dekurajojnë konsumimin e duhanit, duke ulur rrezikun e prekjes së popullatës së shëndetshme nga sëmundjet kardiovaskulare apo ato të mushkërive”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se ndryshimet në projektligj janë hartuar në frymën e Direktivës 40/2014 të BE si dhe Konventës Kuadër të OBSH për kontrollin e duhanit dhe të konsultuara me grupet e interesit, Manastirliu tha se ndryshimet parashikojnë edhe forcimin e masave ndëshkuese në rast të moszbatimi të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit nga produktet e duhanit.

“Ndryshimet kane për synim të forcojnë implementimin e ligjit dhe shtimin e mbrojtjes për qytetarët që ekspozohen në mënyrë të pavullnetshëm ndaj tymit të duhanit. Nëse një subjekt shkel 2 herë rresht brenda dy muajve nenin që ndalon pirjen e duhanit në ambiente të brendshme, gjoba do të jetë sa dyfishi i gjobës së parë. Nëse e përsërit të njëjtën shkelje brenda një afati 1 vjeçar gjobitet me 6-fishin e gjobës, duke shkuar deri në mbyllje të aktivitetit dhe heqje të licencës për ato subjekte që gjobiten në mënyrë të vazhdueshme”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë gjatë fjalës në Kuvend. Në fund të fjalës saj Manastirliu theksoi se do të fillojë një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi për të informuar qytetarët mbi ligjin e ri të duhanit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: antiduhan
Pas

Meta nuk ndalet, pozon në krah të biznesmenit të njohur në bordin e jahtit luksoz

Para

Njuhuni me njeriun që ndaloi Luftën Bërthamore (FOTO)

Para
Njuhuni me njeriun që ndaloi Luftën Bërthamore (FOTO)

Njuhuni me njeriun që ndaloi Luftën Bërthamore (FOTO)

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

nga Fast News
13:00 | 11/01/2026
0

3.2 milionë $ për një peshk

3.2 milionë $ për një peshk

nga Fast News
12:30 | 11/01/2026
0

Kush e ka fajin?! Pa ndërhyrje, përmbytjet do të prodhojnë dëme të kushtueshme për ekonominë

Kush e ka fajin?! Pa ndërhyrje, përmbytjet do të prodhojnë dëme të kushtueshme për ekonominë

nga Fast News
11:48 | 11/01/2026
0

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

nga Fast News
11:15 | 11/01/2026
0

Recent News

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

13:00 | 11/01/2026
3.2 milionë $ për një peshk

3.2 milionë $ për një peshk

12:30 | 11/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar