• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“As dialogu as reforma” Manjani i përgjigjet Sorecës: Ja çfarë e zgjidh krizën politike në vend

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“As dialogu as reforma” Manjani i përgjigjet Sorecës: Ja çfarë e zgjidh krizën politike në vend
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas mesazhit të fortë të ambasadorit të BE në Tiranë Luigi Soreca i cili u shpreh se palët politike duhet të ulen urgjentisht në dialog, ka ardhur dhe reagimi i ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.

Manjani shkruan se nuk është as dialogu e as reforma zgjedhore që do të zgjidhë krizën politike në Shqipëri, por rivendosja e autoritetit Kushtetues.

Ai shton se parlamenti, qeveria, bashkitë, administrata, policia,drejtësia,ekonomia,shkollat etj. Janë të gjitha nën drejtimin e një partie dhe një njeriu të vetëm.

REAGIMI I PLOTE I YLLI MANJANIT

Që ta mbledhë mendjen Sorecca e të tjerët, Shqipëria ka nevojë për rivendosje të autoritetit Kushtetues!



Kushtetuta është një dokument në letër që nuk legalizon dot asgjë nga ky realitet ku gjendet Shqipëria. Nuk po i hyj fare analizës se kush e ka fajin, por ky është fakt. Krejt i lexueshëm nga të gjithë, përfshi edhe ata që s’dinë të lexojnë. Organizimi shtetëror tashmë është i gjithi nën hyqmin e një partie të vetme.

Parlamenti, qeveria, bashkitë, administrata, policia, drejtësia, ekonomia, shoqëria civile, universitetet, shkollat e madje edhe Akademia e Shkencave janë të gjitha të një partie dhe drejtohen nga një njeri i vetëm. Ndërkohë, Kushtetuta parashikon ndërtimin e një sistemi demokratik bazuar në pluralizëm qeverisje dhe jo autokratik e monopartiak.

Ndaj detyra e shqiptarëve është rivendosja e autoritetit kushtetues, pra e sistemit demokratik. Kjo detyrë fillon të zbatohet ditën kur Shqipëria të bëhet më një parlament pluralist. Prandaj duhet një datë zgjeshjesh parlamentare asgjë tjetër.

Kjo është krizë e politikës sonë që nuk e zgjidh më politika, as me dialog koti e aq më pak me reformën zgjedhore imagjinare që do ta votojë parlamenti monist i mbushur me idiotë e “kopilë politikë”- siç thotë me të drejtë Akademik Profesor Artan Fuga.

Zgjedhjet parlamentare janë fillimi i zgjidhjet se çdo gjëje tjetër. Kjo Shqipëri nuk është gati t’i bashkngjitet Europës, megjithë dashamirësinë e Mogherinit që po na lë shëndenë… Zgjedhjet parlamentare, ku populli Shqiptar të ketë mundësinë të zgjidhë krizën.

Populli shqiptar e meriton ta ketë këtë mundësi, njësoj si populli Italian, Austriak, Spanjoll, Danez e madje eshte si populli Serb, Maqedonas e Grek. Të gjithë këto popuj vendosin për parlamentin e qeverinë që duan. Pse jo Shqiptarët?! Kjo është çështja! Të tjerat janë pallavra.

Pas

Sulmi me molotov në KZAZ e Dibrës, arrestohet nënkryetari i PD (EMRI)

Para

Nuk ndalet Meta, befason me 10 pyetjet për ambasadorin Soreca: Po më parë a donit dialog?

Para
Nuk ndalet Meta, befason me 10 pyetjet për ambasadorin Soreca: Po më parë a donit dialog?

Nuk ndalet Meta, befason me 10 pyetjet për ambasadorin Soreca: Po më parë a donit dialog?

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si t’i bëni email-et “interesante” për t’u hapur

Si t’i bëni email-et “interesante” për t’u hapur

nga Fast News
15:00 | 19/12/2025
0

Jo vetëm mjeshtër i ngjyrave, por edhe gjeni financiar, kush ishte piktori më i pasur në histori

Jo vetëm mjeshtër i ngjyrave, por edhe gjeni financiar, kush ishte piktori më i pasur në histori

nga Fast News
14:30 | 19/12/2025
0

Del ligji/ Qeveria do të shesë ndërtimet pa leje të konfiskuara, si do veprohet me pronarët e truallit dhe blerësit

Del ligji/ Qeveria do të shesë ndërtimet pa leje të konfiskuara, si do veprohet me pronarët e truallit dhe blerësit

nga Fast News
13:55 | 19/12/2025
0

15 vjet EasyPay, historia e një lokomotive në rrugën e re të FinTech

15 vjet EasyPay, historia e një lokomotive në rrugën e re të FinTech

nga Fast News
13:52 | 19/12/2025
0

Recent News

Si t’i bëni email-et “interesante” për t’u hapur

Si t’i bëni email-et “interesante” për t’u hapur

15:00 | 19/12/2025
Jo vetëm mjeshtër i ngjyrave, por edhe gjeni financiar, kush ishte piktori më i pasur në histori

Jo vetëm mjeshtër i ngjyrave, por edhe gjeni financiar, kush ishte piktori më i pasur në histori

14:30 | 19/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar