• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

AMF: Kujdes nga mashtrimet me policat kufitarë

nga Fast News
6 years më parë
në Ekonomi
0
AMF: Kujdes nga mashtrimet me policat kufitarë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë emigrantë apo turistë që  hyjnë e dalin në Shqipëri për pushime  apo qëllime të tjera duhet të bëjnë kujdes me blerjen e policave të sigurimit kufitar.

AMF ka dalë me një apel ku  tërheq vëmendjen e drejtuesve të  automjeteve   që futen në territorin shqiptar targa të huaja, të mos bien pre e mashtrimeve por të  presin policat kufitare vetëm në pika të autorizuara dhe nga agjentë të licencuar .



“Në çdo pikë të kalimit të kufirit brenda territorit shqiptar gjenden agjentë të shoqërive të sigurimit pranë të cilave mund të pajiseni me policat kufitare. “- thuhet në njoftimin e AMF-së.

Kujdes! Çdo policë e sigurimit kufitar që mund t’iu ofrohet pa hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, apo që është e plotësuar me shkrim dore dhe jo me mjete elektronike, është në kundërshtim me rregullat e legjislacionit shqiptar dhe si e tillë është e pavlefshme.

Që një policë kufitare të jetë e vlefshme, ajo duhet të figurojë në regjistrin online, në faqen zyrtare të AMF-së.

Si dallon Polica Kufitare e vlefshme?

Numri i serisë së policës është unik dhe duhet të fillojë me dy shifrat e fundit të vitit aktual. (Shembull: Viti 2019 = 19xxxxxxx).Polica e sigurimit kufitar është e shkruar në format elektronik dhe në asnjë rast me shkrim dore.

AMF thotë se  Polica ka një numër unik identifikues në regjistrin elektronik online të shitjeve të sigurimit të detyrueshëm motorik me elementë sigurie të gjeneruar nga sistemi i shitjes së policave.

Kompanitë e sigurimit bëjnë raportimin  dhe identifikimin e policave kufitare të shitura në kohë reale nëpërmjet regjistrit elektronik online të shitjeve.

Këtë mund ta bëjnë nëpërmjet faqes zyrtare të Autoritetit, www.amf.gov.al, në rubrikën “Verifikoni Policën tuaj”, duke ndjekur gjithë hapat e nevojshëm, ose duke dërguar me SMS numrin e targës tuaj, në numrin e celularit +355694060671.

RËNDËSIA E POLICAVE TË  SIGURIMIT KUFITAR

Me anë të  policave kufitare, kompanitë e sigurimit bëjnë të mundur  mbulimin e  dëmeve  materiale dhe shëndetësore që mund t’u shkaktohen palëve të treta, si rezultat i përdorimit të automjeteve me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Shqipërisë nga mbajtësit e mjeteve motorike, të cilët nuk disponojnë Karton Jeshil që mbulon zonën e Shqipërisë nga vendi i origjinës së tyre.

Nëpërmjet këtij sigurimi të detyrueshëm ata transferojnë rrezikun tek kompanitë e sigurimit në Shqipëri.

Pagesa për këto dëme do të bëhet në përputhje me Ligjin Nr. 10076, datë 12.02.2009, “Për Sigurimin e Detyrueshem në Sektorin e Transportit”. Kategoria e mjeteve bëhet në bazë të të dhënave të mjetit në lejen e qarkullimit./ D.Shkembi

Pas

Detaje nga djegia e anijes në Karaburun, kush janë 5 personat në bord dhe si i shpëtuan flakëve (EMRAT)

Para

Shpërthim i fuqishëm në një lokal në Peshkopi, dy të plagosur

Para
Shpërthim i fuqishëm në një lokal në Peshkopi, dy të plagosur

Shpërthim i fuqishëm në një lokal në Peshkopi, dy të plagosur

Të Gjitha

Trump “kontrollon” vendimet e Biden. 15 mld dollarë fonde për energjinë do të shqyrtohen nga administrata e re

Trump “kontrollon” vendimet e Biden. 15 mld dollarë fonde për energjinë do të shqyrtohen nga administrata e re

nga Fast News
16:23 | 20/05/2025
0

Pulat nga Brazili/ Kosova ndalon importin e mishit pas rasteve me gripin e shpendëve

Pulat nga Brazili/ Kosova ndalon importin e mishit pas rasteve me gripin e shpendëve

nga Fast News
16:19 | 20/05/2025
0

Plazhet më të mira në botë sipas “Lonely Planet”

Plazhet më të mira në botë sipas “Lonely Planet”

nga Fast News
16:14 | 20/05/2025
0

Bankierët mund të pushohen nga puna, Gjenerata Z ka një plan tjetër për paratë

Bankierët mund të pushohen nga puna, Gjenerata Z ka një plan tjetër për paratë

nga Fast News
16:04 | 20/05/2025
0

Recent News

Trump “kontrollon” vendimet e Biden. 15 mld dollarë fonde për energjinë do të shqyrtohen nga administrata e re

Trump “kontrollon” vendimet e Biden. 15 mld dollarë fonde për energjinë do të shqyrtohen nga administrata e re

16:23 | 20/05/2025
Pulat nga Brazili/ Kosova ndalon importin e mishit pas rasteve me gripin e shpendëve

Pulat nga Brazili/ Kosova ndalon importin e mishit pas rasteve me gripin e shpendëve

16:19 | 20/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar