• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Alarmi i ekspertit të ekonomisë: Emigracioni po rrezikon Shqipërinë, për 5 vjet futemi në spiralen e vdekjes

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Alarmi i ekspertit të ekonomisë: Emigracioni po rrezikon Shqipërinë, për 5 vjet futemi në spiralen e vdekjes
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Panajot Soko

Diku para nja 3 viteve filluan të më vinin në adresën time (fillimisht në LinkedIN e më pas në email) mesazhe nga Zyra qeveritare e Emigracionit në Zelandën e Re, të cilat më ftonin të aplikoja për vende pune dhe për emigrim aty. Dhe që prej asaj kohe, nuk kalon një ditë pa më sjellë të paktën një ofertë aplikimi.
Një marketing ultra agresiv!





Problemi i emigracionit dhe zbrasjes së vendit është sot problemi më i madh që ka Shqipëria.
Revista Monitor kishte nxjerrë në kopertinën e sa ulërimën “Po ikiiiiiiiiinnnn!”, si për të treguar sesa e frikshme është situata.

Por për mua situata sot mund të jetë e frikshme, por nesër do të jetë e llahtarshme.

Problemi me emigracionin, nuk është thjesht te fakti se Shqipëria po bëhet më keq. Problemi është se vendet e zhvilluara po e shohin si zgjidhje për projeksionet e tyre afatgjata zhvillimore dhe kanë filluar jo thjesht pranimin e emigrantëve, por tashmë thithjen agresive të emigrantëve.

Qarqet akademike të atyre vendeve kanë evidentuar faktin që përshtatja e ritmit të zhvillimit ekonomik dhe industrial të një vendi me ritmin e rritjes së popullsisë është çelësi për atë që quhet zhvillim i qëndrueshëm. Dhe për këtë kanë hartuar projekte konkrete për rritjen e shtimit të popullsisë nëpërmjet emigracionit.

Nëse deri më sot janë pranuar emigrantë, shumë shpejt emigrantët do të kërkohen.

Zelanda e Re dhe Kanadaja janë tashmë në këtë fazë. Ato janë në pararojë dhe që shumë shpejt do të ndiqen nga Gjermania, Norvegjia, Japonia, Finlanda, Suedia, Danimarka etj.etj. Për Zelandën e Re sot mjafton të jesh një individ që ke një nivel të caktuar arsimor, ke eksperience në një profil pune, je në moshë të re – dhe agjencitë e tyre të emigracionit bëjnë ç’është e mundur që të të mundësojnë punësimin dhe rrjedhimisht emigrimin në vendin e tyre.
Dhe këtë e jetoj vetë çdo ditë. S’ka ditë që ajo lista me kompani që kanë vende pune mos ketë të paktën një kompani të re dhe të paktën 10 vende të reja pune që i përshtatet profilit. Domethënë aman vetëm hajde..

Imagjinoni kur kjo metodë marketingu të fillojë të aplikohet dhe nga Suedia, Norvegjia, Gjermani, Danimarka etj.. Kur ato të fillojnë t’iu çojnë emaile njerëzve “Hajde në Gjermani, se ke këto vende pune që i përshtaten profilit tënd si ekonomist, apo jurist, apo punonjës social..dhe këto programet shtetërore që do të të lehtësojnë akomodimin tënd dhe të familjes tënde derisa të krijosh bazën tënde ekonomike.”
Imagjinoni ç’mund të ndodhë. Ikën të gjithë…

Dhe kjo që po them do të ndodhë para 2025-ës.

Le të shikojmë “The Big Picture”.
Nëse duam të shpëtojmë nga kjo hemorragji letale, ne, jo vetëm që s’duhet të përkeqësohemi më përsa i përket treguesve të jetesës, por na duhet të rekuperojmë shuuumë shpejt. Sepse jemi në garë me më të mirët e më të mirëve.
Njëlloj si të të vënë të luash futboll kundër Lionel Messit tek për tek, kur emri yt është Lek Plepi, me rregullin “Kush humbet vdes”!

Kështu siç jemi, jemi të vdekur.

Ne nuk duhet thjesht të ndryshojmë sistemin politik me shpejtësi skëterre, po ne duhet të superojmë dhe Superman-in në administrim, nëse duam që ky vend të shpëtojë. Pra të zgjedhim 2000-3000 njerëzit më të ditur, më profesionistët, më të aftët të drejtojnë hallkat e shtetit dhe ekonomisë. Njerëz që të bien dakord (pa u vonuar shumë ama…) se ku duhet të ecë ekonomia, çfarë degësh do të zhvillohen, kush do të jenë sektorët prioritarë.; si do lidhet arsimi me ekonominë; si do zhvillohet infrastruktura në shërbim të ekonomisë; si duhet të rregullohet jeta politike, demokracia si do të jetë e vërtetë, si të vihet në shina arsimi, shëndetësia, si do të ketë rritje efektive pagash nëpërmjet rritjes së ekonomisë, si të mos vidhen pasuritë natyrore, si do të ketë drejtësi të vërtetë, si do të ketë mbrojtje ushqimore, si do të ndryshohet perceptimi për korrupsionin, për pabarazinë etj..

Dhe për të gjitha këto nuk kemi më shumë se 5 vjet. Nëse pas 5 vjetësh nuk i kemi bërë të gjitha ato më lart, vendi do të futet në spiralen e vdekjes:
“Më shumë shqiptarë ikin, më shumë bie ekonomia – më shumë bie ekonomia, më shumë shqiptarë ikin.” derisa vendi të falimentojë ekonomikisht.

Dhe falimentimi ekonomik është thjesht një nga ato gjëra që do t’i ndodhin këtij vendi..

Pas

Kopështi Botanik në pronësi të Bashkisë Tiranë, reagon ashpër dekanati i FNSH: Të tërhiqet vendimi

Para

Fazë e vështirë, Partizani njeh ekipin rival në raund e tretë të Europa League

Para
Fazë e vështirë, Partizani njeh ekipin rival në raund e tretë të Europa League

Fazë e vështirë, Partizani njeh ekipin rival në raund e tretë të Europa League

Të Gjitha

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

nga Fast News
16:45 | 10/06/2025
0

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

nga Fast News
16:41 | 10/06/2025
0

Cmimet e larta, frika nga një krizë e re

Cmimet e larta, frika nga një krizë e re

nga Fast News
16:35 | 10/06/2025
0

SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!

SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!

nga Fast News
12:04 | 10/06/2025
0

Recent News

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

16:45 | 10/06/2025
Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

16:41 | 10/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar