• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

A do të arrestohen politikanët? Ibrahimi tregon se kur do të nisë punën SPAK

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
A do të arrestohen politikanët? Ibrahimi tregon se kur do të nisë punën SPAK
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi, gjatë një interviste të dhënë për Deutsche Welle ka rendituar argumentat se përse me SPAK-un në Shqipëri do të fillojë ҫmontimi I korrupsionit dhe lidhjeve me krimin në nivel të lartë.

Ibrahimi ka deklaruar se SPAK do të nisë të funksionojë nga shtatori apo fillimi i tetorit.





“Nga shtatori apo fillimi i tetorit. Për sejcilin nga 15 kandidatët e SPAK, KLP do të marë një vendim për ta emëruar sapo të kalojë vettingun. Kur kjo të ndodhë për 7 apo 8 syresh do të shpallim krijimin e SPAK dhe fillimin e funksionimit të tij”, është shprehur ai, ndërsa ka theksuar se SPAK nuk mund të ketë më pak se 10 prokurorë.

DW:  Z. Ibrahimi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, (KLP), mbylli(17.07) procesin e përzgjedhjes së Prokurorëve të Strukturës së Posaҫme Anti – Korrupsion, (SPAK). Sa prokurorë kaluan në sitën e KLP dhe mbi ҫfarë kriteresh u vlerësuan të përzgjedhurit ?

Genti Ibrahimi: Procesi nisi në fillim të janarit të këtij viti, kur u hap gara për prokurorët e SPAK. Kemi pasur 28 kandidatë nga të cilët KLP përzgjodhi 15. Ata u vlerësuan në bazë të 2 kritereve: aftësive profesionale dhe karakterit të fortë / vendosmërisë  profesionale. Vlerësimi u bazua në  dokumentacionin e ofruar prej vetë kandidatëve. Në mënyrë figurative e kemi quajtur këtë garë „ një konkurs bukurie” : të gjithë kandidatët konkurruan, ata paraqitën produktet e punës së tyre, dokumentat e ҫështjeve penale që i konsideronin më të sukseshmet dhe që tregonin vendosmërinë e tyre për t’u ballafaquar me ҫështje të vështira. Ne zgjodhëm më të mirët në bazë të rezultateve të punës që do të emërohen nga KLP, kur të kalojnë vettingun.

DW: A do të kenë 15 kandidatët përparësi në rradhën për të kaluar në vetting?

Genti Ibrahimi: Vettingu ka nisur sipas një rendi të paracaktuar në ligj. Të parët vettingut i nënshtrohen gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese,  Kryetarët e Gjykatave dhe prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme,  të Prokurorive të Apelit, drejtuesit e Prokurorive në rrethe dhe gjyqtarë të Gjykatave të Apelit. 15 kandidatët për prokurorë në SPAK jo domosdoshmërisht i përkasin kategorive të mësipërme. Ka nga ata që ende nuk kanë filluar vettingun, të tjerë i kanë kaluar të gjitha fazat e vettingut apo janë në një fazë më të hershme. Tani që dihet lista e kandidatëve ata do të kenë prioritet që t’i emërojmë sa më parë.

DW: Kur mund të fillojë funksionimin SPAK?

Genti Ibrahimi: Nga shtatori apo fillimi i tetorit. Për sejcilin nga 15 kandidatët e SPAK, KLP do të marë një vendim për ta emëruar sapo të kalojë vettingun. Kur kjo të ndodhë për 7 apo 8 syresh do të shpallim krijimin e SPAK dhe fillimin e funksionimit të tij.

DW: Sa Prokurorë duhet të ketë SPAK-u ?

Genti Ibrahimi: Kjo nuk ëshrë kopetencë e KLP. Numri i tyre do të jetë në varësi të ngarkesës së punës por sipas Kushtetutës, SPAK nuk mund  të ketë më pak se 10 prokurorë. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka 22 prokurorë. SPAK do të ketë një Kryeprokuror, që do të zgjidhet nga rradhët e 15 kandidatëve, i cili do të ketë edhe përgjegjësi administrative /organizative përpos atyre hetimore. Brenda SPAK-ut do të ketë disa seksione si p.sh. ai për krimin e organizuar, korrupsionin, hetimin e pasurisë etj.

DW:  Z. Ibrahimi, ҫfarë ”kartash” ka në  dorë SPAK që të përligjë pritshmëritë e mëdha që njerëzit dhe elitat intelektuale kanë ndaj tij, si institucioni kyҫ i drejtësisë së re që do të fillojë  ҫmontimin e pandëshkueshmërisë për ish-politikanë apo politikanë aktualë të përfolur për korrupsion, pasurim tëpaligjshëm, lidhje  me krimin, të paprekur deri më sot nga drejtësia?

Genti Ibrahimi:  Shqipërisë nuk i kanë munguar institucione hetimore për korrupsionin. Por SPAK  ka tri “karta” të reja dhe të rëndësishme në dorë.

Së pari: pavarësinë e prokurorëve. Para reformës në drejtësi dhe ndryshimeve kushtetuese një prokuror i lartë kishte të drejtë të ndryshonte gjithҁka në punën e një prokurori në pozicion më të ulët. P.sh. nëse një prokuror i një niveli më të ulët vendoste fillimin e një ҫështjeje penale eprori i tij mund të vendoste  mosfillimin e saj ose anasjelltas. Sot kjo varësi është ҫmontuar jo vetëm për SPAK por për ҫdo prokuror. Prokurorët e SPAK kanë një mandat 9 vjeҫar, janë të pashkarkueshëm, ndryshe nga prokurorët e tjerë që shërbejnë me një afat të përcaktuar dhe mund të lëvizin nga KLP nga një zyrë në tjetrën. Nëse një prokuror i SPAK  ka kryer shkelje disiplinore për ta shkarkuar duhen 2/3 e 11 anëtarëve të KLP, gjë që vështirë të  arrihet në kushte normale.

 

Pas

Bamir Topi rrëfen të pathënat e marrëdhënies me Berishën: Si e gjeta të strukur e të përlotur në 97’

Para

Kujdes, këto janë shkaqet që mund t’ju marrin jetën gjatë seksit

Para
Kujdes, këto janë shkaqet që mund t’ju marrin jetën gjatë seksit

Kujdes, këto janë shkaqet që mund t’ju marrin jetën gjatë seksit

Të Gjitha

Botohet vendimi/ Kufizimi i kredive për shtëpi, në fuqi nga fillimi i qershorit

Botohet vendimi/ Kufizimi i kredive për shtëpi, në fuqi nga fillimi i qershorit

nga Fast News
09:23 | 22/05/2025
0

Mbi 21 mijë makina të vjetra në rrugët e Shqipërisë, nuk kaluan kontrollin teknik

Mbi 21 mijë makina të vjetra në rrugët e Shqipërisë, nuk kaluan kontrollin teknik

nga Fast News
09:15 | 22/05/2025
0

Çmimi i Bitcoin arrin rekord të ri

Çmimi i Bitcoin arrin rekord të ri

nga Fast News
09:00 | 22/05/2025
0

Rikthehet Think Big – Programi që do t’ju bëjë të mendoni përtej të zakonshmes!

Rikthehet Think Big – Programi që do t’ju bëjë të mendoni përtej të zakonshmes!

nga Fast News
08:48 | 22/05/2025
0

Recent News

Botohet vendimi/ Kufizimi i kredive për shtëpi, në fuqi nga fillimi i qershorit

Botohet vendimi/ Kufizimi i kredive për shtëpi, në fuqi nga fillimi i qershorit

09:23 | 22/05/2025
Mbi 21 mijë makina të vjetra në rrugët e Shqipërisë, nuk kaluan kontrollin teknik

Mbi 21 mijë makina të vjetra në rrugët e Shqipërisë, nuk kaluan kontrollin teknik

09:15 | 22/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar