• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Zbulohet skandali i Vodafone Albania – UNIFI, si gjobiti 500 mijë euro AKEP

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Zbulohet skandali i Vodafone Albania – UNIFI, si gjobiti 500 mijë euro AKEP
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dega e një kompanie të fuqishme amerikane për shërbimin e internetit, e regjistruar në Nju Jork nga shqiptari Adrian Shatku, erdhi në tregun shqiptar me projekte ambicioze, në vitin 2009.

Por “Unifi Holding inc-dega Shqipëri”, me administrator Florian Shatku, u detyrua të hiqte me urgjencë pajisjet teknike nga zyra e saj në Tiranë dhe pezulloi aktivitetin në Gusht 2018.



Kjo lëvizje e shpejtë dukej si një manovër për të shmangur kontrollorët e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP) të zhvillonin një inspektim në ambientet e këtij biznesi, pas dyshimeve për praktika të paligjshme të zhvilluara prej saj.

Gjithsesi, në muajin Nëntor 2018, AKEP gjobiti me gjysmë milionë dollarë kompaninë “Unifi Holding inc-dega Shqipëri”, kryesisht për shkak të parregullsive të shumta që janë konstatuar në marrëveshjen që kjo kompani ka nënshkruar në vitin 2014 me “Vodafone-Albania”.

Në korrik të vitit 2014, Unifi-dega Shqipëri nënshkroi një Marrëveshje Interkonjeksioni me “Vodafone-Albania. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Unifi-dega Shqipëri, merrte përsipër shërbimin e tranzitimit të thirrjeve ndërkombëtare, hyrëse e dalëse, për sipërmarrësin “Vodafone”.

Kjo marrëveshje ka qenë funksionale deri në Gusht të vitit 2018, kohë kur inspektorët e AKEP thelluan kontrollin mbi veprimtarinë e “Unifi-dega Shqipëri”, të cilin e kishin nisur në janar të vitit të kaluar.

AKEP ka konstatuar se, për të paktën 6 muajt e parë, marrëveshja e interkonjeksionit ka qenë e paligjshme, për shkak se Unifi nuk ishte pajisur me licensën përkatëse.

Në vijim të kontrollit, AKEP ka zbuluar gjithashtu se Unifin-Dega Shqipëri nuk ka deklaruar në bilancet e saj faturat e paguara për llogari të “Vodafone”, si edhe ato të shitjes tek klientët përdorues të shërbimit telefonik ndërkombëtar, për thuajse 3 vjet (2014-2016), duke hedhur dyshime për veprimtarinë e pastrimit të parave.

Në përfundim të hetimit administrativ, AKEP gjobit “Unifi-dega Shqipëri” me 50 milionë lekë.

Unifin Holding inc-dega Shqipëria ka ardhur në tregun shqiptar në vitin 2009. Dega kishte mbi vete reputacionin e kuruar mirë të kompanisë mëmë, “Unifi Holding llc”, e regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e drejtuar nga Adrian Shatku, një shqiptar nga Peshkopia, i cili ka ngritur biznesin e tij të fuqishëm në Nju Jork.

Në profilin e saj në rrjetin “Linkedin”, i cili është i specializuar për biznesin, “Unifi-Holding LLC prezantohet si një prej kompanive kryesore në botë për tranzitimin e thirrjeve telefonike dhe aktiviteteve të tjera telekomunikacioni, me rreth 100 milionë përdorues aktivë të shërbimeve të saj.

Drejtori Ekzekutiv i saj, Adrian Shatku, është intervistuar nga gjigandët mediatikë botërore, si BBC e “forbes.com” për të treguar mbi ecurinë e kompanisë së tij dhe shtrirjen e aktivitetit, sidomos në Afrikë. Në vitin 2009, kompania mëmë “Unifi-Holding” vendos të hapë degën e saj në Shqipëri. Me administrimin e degës së Tiranës ngarkohen Florian Shatku dhe Enkeleda Shatku, dy familjarë të afërt të bosit të madh, Adrian Shatku.

Dega Shqiptare hyn fuqishëm në tregun vendas. Në vitin 2010, Këshilli i Ministrave miratoi, në parim, vendosjen e kabllit nëndetar ndërkombëtare me fibër optike Bari-Durrës. “Unifi holding inc-dega Shqipëri” u lejua për të kryer studimin përkatës për shtrimin e kabllit. Afati i kësaj leje ishte 12 muaj.

Në një vendim të mëvonshëm, të vitit 2011, Këshilli i Ministrave shtyn lejen edhe për dy vjet, deri në vitin 2013.

Në janar 2014, Këshilli i Ministrave vendos të shtyjë edhe me 3 vjet të tjera, lejen për studim, të dhënë “Unifi-Holding-dega Shqipëri”.

Prej vitit 2017, kohë kur mbaronte leja tre-vjeçare, nuk ka më asnjë njoftim zyrtar mbi ecurinë e studimit.

Kompania UNIFI pezulloi aktivitetin në gusht 2018

Bosi i madh i kompanisë mëmë, Adrian Shatku ka ruajtur një profil të ulët në terrenin shqiptar. Ai nuk është shfaqur publikisht në Tiranë, megjithëse, pesha e tij financiare i ka dhënë mundësi të krijojë lidhje të forta politike në vendin tonë.

Këto lidhje duket se i kanë krijuar një aureolë mbrojtëse aktiviteteve të degës së kompanisë së tij në Shqipëri. AKEP, në inspektimin e saj, e prek në mënyrë indirekte këtë mburojë.

Në vendimin për gjobitjen e “Unifi-dega Shqipëri”, AKEP shprehet se “kontrolli mbi këtë kompani nisi për shkak se ajo nuk ishte kontrolluar për më shumë se tre vjet”.

Nëpërmjet kësaj shprehjeje, AKEP, i cili aktualisht drejtohet nga ish-deputetit socialist Ilir Zela, i vendos një kritikë për “neglizhencë” institucionit, për kohën kur ai drejtohej nga Piro Xhixho, zyrtar i lartë i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Gjithashtu, marrëveshja e interkonjeksionit Unifi-Vodafone Albania, për të cilat AKEP ka dyshime të forta mbi rregullsinë e saj, është nënshkruar në kohën kur Ministria e linjës, ajo e Transporteve, drejtuar nga Edmond Haxhinasto, i emëruar gjithashtu nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Shqipëria nuk është vendi i vetëm ku kompanitë e Adrian Shatkut janë përballur me problem ligjore. Në vitin 2012, ai u përfshi në një konflikt gjyqësor me ish-ortakët e tij, vëllezërit Blerim e Shkëlqim Devolli, të kompanisë “Devolli”.

Shatku dhe Devollët ishin bashkëaksionerë të “Dardafon”, para se pronari i kompanisë Unifi Holding të akuzonte ortakët e tij për manovra financiare. Devollët, si edhe disa zyrtarë të Postë-Telekomunikacionit të Kosovës u përballën me gjykatësit e EULEX-it pas kallëzimit të Adrian Shatkut.

Por, në përfundim të procesit penal, në vitin 2013, gjykatësi francez Viktor Hyo Pardal i shpalli të pafajshëm të gjithë të akuzuarit. Sipas gjykatësit, çështja ndërmjet Devollëve dhe Shatkut mund të zgjidhej në mënyrë civile, pa qenë e nevojshme zhvillimi i një procesi gjyqësor penal.

Media e Kosovës, e cila ka raportuar për këtë proces gjyqësor, shkruante në atë kohë se Shatku ishte përfshirë në fenomenin e mashtrimit të njohur “SIM to Sim”. Në atë që media kosovare e konsideronte mashtrim, mendohet se Postë Telekomunikacionit të Kosovës i është shkaktuar një humbje prej 20 milionë eurosh.

Në procesin gjyqësor të iniciuar nga Adrian Shatku, avokatët e Devollëve deklaron se “klientët e tyre kanë blerë për një milion euro aksionet e Shatkut brenda Dardafone LL C, për ta ruajtur imazhin e kompanisë, pasi kuptuan se Shatku ishte i përfshirë në mashtrimin “SIM to SIM”. Nga Boldnews.al

Pas

Arratisje spektakolare, 34-vjeçari shqiptar del nga burgu në Itali

Para

Analisti sfidon Ramën: Do të na rruash trapin o trap!

Para
Analisti sfidon Ramën: Do të na rruash trapin o trap!

Analisti sfidon Ramën: Do të na rruash trapin o trap!

Të Gjitha

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

nga Fast News
17:00 | 16/05/2025
0

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

nga Fast News
16:45 | 16/05/2025
0

Kush janë 10 sportistët më të paguar në botë në 2025? Cili kryeson?

Kush janë 10 sportistët më të paguar në botë në 2025? Cili kryeson?

nga Fast News
16:30 | 16/05/2025
0

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

nga Fast News
16:15 | 16/05/2025
0

Recent News

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

17:00 | 16/05/2025
Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

16:45 | 16/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar