• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Vrau tre vajzat e saj me thikë në Itali, nëna shqiptare fiton lirinë

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Vrau tre vajzat e saj me thikë në Itali, nëna shqiptare fiton lirinë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Edlira Çopa, nëna shqiptare e cila në mars të vitit 2014 vrau me thikë të tre vajzat e saj ka fituar lirinë edhe pse të pjesshme.

Mediat italiane shkruajnë se ajo përfundoi programin e saj të reahbilitimit në ish-spitalin psikiatrik në Castiglione delle Stiviere dhe më 1 qershor është kthyer në gjysmë-liri e strehuar në një strukturë të mbrojtur në krahinën e Leccos.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mars të vitit 2014 ku Edlira vrau me thikë tre vajzat e saj Simonën 13 vjeçe, Keisi, 10 vjeçe dhe Sidny vetëm 3 vjeçe në banesën e tyre në Bergamo, duke tentuar më pas të vriste edhe veten. Ajo u përpoq të hidhej nga shkallët por u ndalua nga karabinierët.

Nëna me origjinë shqiptare, e cila tani është dyzet e dy vjeç, u diagnostifikua nga ekspertiza si krejtësisht e paaftë për të kuptuar dhe për të dëshiruar, dhe si e tillë, as e dënueshme për vrasjen e trefishtë.

“Vajzat e mia të vogla nuk janë më”. “Ku janë Edla, janë nisur? Janë në Shqipëri?”. “Jo, i kam vrarë”. Këto kishin qenë fjalët e para të thëna nga Edlira, rrëfimi i parë i asaj çmendurie horror tek një fqinjë tek e cila kishte shkuar në mëngjes herët dhe i kishte rënë ziles së shtëpisë.

“Ishte një maskë gjaku, si në një film horror”, kishte thënë atëherë Nadia Valsecchi, ende e tronditur. “Më duket se kishte një këmishë me një njollë të madhe gjaku para. Duart ishin të përgjakura”.

Gjatë marrjes në pyetje për herë të parë, në Repartin e Reanimacionit të Spitalit të Leccos, Edlira kishte thënë se “në Itali ka mafiozë. E bëra për të parandaluar që vajzat e mia të përfundonin keq”.
Edlira ishte ndarë nga bashkëshorti i saj, Bashkim Dobrushi dhe për këtë arsye kishte frikë se vajzat e saj mund të vuanin për shkak të vështirësive ekonomike.

“Një arsyetim absurd me logjikën e saj, i çmendur po, por me pasoja – kishte thënë Prokurori Ëalter Mapelli. Nga ana tjetër, mizoria e incidentit dhe të njëjtat motivime të pa kuptimta janë shenjë e një problemi serioz mendor për gruan, por këtë duhet të na e thonë ekspertët”.

 

 

 

Pas

“Le të ketë vellavrasje dhe luftë civile”, pas deklaratës së bujshme ish-deputeti i PD shoqërohet në polici

Para

Si u paralajmërua vrasja e gruas në Vlorë, dyshimi për lidhje jashtë martesore, vëllai i autorit tentoi të vriste…

Para
Si u paralajmërua vrasja e gruas në Vlorë, dyshimi për lidhje jashtë martesore, vëllai i autorit tentoi të vriste…

Si u paralajmërua vrasja e gruas në Vlorë, dyshimi për lidhje jashtë martesore, vëllai i autorit tentoi të vriste...

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar