Tre persona kanë rrezikuar të mbyten sot në plazhin e Velipojës.
Më e rëndë situata ka qenë për një fëmijë, i cili për pak sa nuk humbi jetën.
Ishin pushuesit ata që ndërhynë në kohë për t’i shpëtuar jetën të miturit.
Velipoja nuk ka roje bregdetare, ndonëse është investuar për kullat e vrojtimit.
Ky fakt e bën të rrezikshëm futjen në det të njerëzve që nuk dinë të notojnë.