• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Veliaj nuk tërhiqet, premton shembjen e Teatrit Kombëtar në mandatin e dytë si kryebashkiak

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Veliaj nuk tërhiqet, premton shembjen e Teatrit Kombëtar në mandatin e dytë si kryebashkiak
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në katër vitet e ardhshme, kryeqyteti do të ketë një buqetë të re investimesh të cilat do të shtrihen nëpër lagje duke ndryshuar totalisht cilësinë e jetës së komuniteteve.  Kandidati të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, I cili  vijoi pasditen e sotme takimet e tij elektorale në Njësinë nr. 2 në kryeqytet,  prezantoi nisjen e një programi të ri në kryeqytet që ka të bëjë me 100 lagjet. “Do të fillojmë një program të ri që ka të bëjë me 100 lagjet. Si qeveria ka një program që quhet 100 fshatrat, ne duam të fillojmë një program në 4 vitet e ardhshme që quhet 100 lagjet. Njerëzit jetojnë në lagje, aty kanë cilësinë e jetës dhe ne në njëfarë mënyre kemi adaptuar projektin e qeverisë, 100 fshatrat dhe do ta quajmë 100 lagjet. Po punojmë me secilin deputet, me secilin administrator, të identifikojmë nga njësia 2 se cila do të jenë lagjet që do të futen tek projekti i 100 lagjeve, sepse e kemi më kollaj tí bëjmë si buqetë, se sa të na vijnë, “kjo rruga, kjo rrugica”. Më mirë i futemi me themel 100 lagjeve dhe e dimë që nuk u kthehemi mbrapa për disa vite me radhë”, theksoi Veliaj.

Një tjetër projekt është edhe ndërtimi i Teatrit të Ri Kombëtar që do ti japë një impuls të ri jetës artistike dhe kulturore kryeqytetit. Veliaj theksoi se sikurse çdo projekt të nisur që ka pasur fillimisht një minorancë të zhurmshme që ka qenë kundër, koha ka treguar se në fund ka rezultuar një sukses i vërtetë. Veliaj theksoi se sikurse Pazari I Ri, këndet e lojërave, sheshi Skënderbej e plot projekte të tjera, edhe Teatri I ri Kombëtar do të jetë një  nga hapësirat më cilësore të Tiranës. “Teatri i ri do të bëhet. Do të jetë më i miri në këtë rajon si Pazari I ri. Unë nuk pranoj që të ma fyejë njeri inteligjencën dhe të thotë tallashi është më i mirë. Është turp që një shoqatë të thotë që një barake e kohës së fashizmit e ndërtuar provizorisht për të argëtuar ushtarët, të themi që është pasuri. Si për pazarin, si për këndin e lodrave, si për sheshin si për bulevardin e ri, si për çdo investim ne jo vetëm do ta prekim, por do ta qajmë dhe do ta bëjmë një nga hapësirat më cilësore të Tiranës”, tha Veliaj.





Krahas shkollave, do të marrë jetë edhe ndërtimi i Kampusit Universitar që jo vetëm do të përmirësojë kushtet e studimit të gjeneratave të ardhshme, por do ti japë një tjetër vlerë gjithë pronës në këtë njësi.

Ndër investimet e parashikuara për njësinë nr 2 janë edhe rijetëzimi I Piramidës, rivitalizimi i sheshit Italia dhe parkimi nëntokësor; Arena Kombëtare, ndërtimi terreneve sportive. Ndër investimet që priten të bëhen janë edhe ato për dy shkollat e reja në zonën e Saukut që do ti japin zgjedhje edhe çështjes së arsimit për shkollat e tjera në këtë njësi, së pari duke ulur fluksin dhe së dyti duke e sjellë dijen më pranë fëmijëve. “Planifikojmë dy shkolla një aty te ish parkingu te Shkolla e Policisë dhe një te ish Spitali i Arabit”, bëri me dije Veliaj.  Suksesi me ndërtimin e këndeve të lojërave do të vijojë edhe më tej në të tjera lagje.

Duke u ndalur në çështje e furnizimit me ujë të pijshëm, Kryebashkiaku Veliaj siguroi  se falë investimeve të nisura tashmë, kryeqyteti do të ketë furnizim 24 orë me ujë të pijshëm.

Pas

Merkel propozon liberalizimin e vizave në këmbim të heqjes së taksës me Serbinë

Para

Përmbyset kamioni, ndërron jetë 43-vjeçari

Para
Përmbyset kamioni, ndërron jetë 43-vjeçari

Përmbyset kamioni, ndërron jetë 43-vjeçari

Të Gjitha

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

nga Fast News
16:35 | 13/06/2025
0

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

nga Fast News
16:30 | 13/06/2025
0

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

nga Fast News
16:21 | 13/06/2025
0

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

nga Fast News
16:34 | 12/06/2025
0

Recent News

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

16:35 | 13/06/2025
Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

16:30 | 13/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar