• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Tërmeti u shkundi themelet, a do t’i “rimarrin” shtëpitë banorët e Korçës?

nga Fast News
6 years më parë
në Ekonomi
0
Tërmeti u shkundi themelet, a do t’i “rimarrin” shtëpitë banorët e Korçës?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Fatkeqësia natyrore goditi në një formë tjetër dhe këtë radhë zgjodhi disa fshatra të Korçës. Në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë, që korenspondonte me 1 Qershorin e fëmijëve, zona juglindore e Shqipërisë është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.3 i shkallës rihter, ku epiqendra e lëkundjeve ka qenë fshati Floq i bashkisë Korçë,  i cili u pasua nga dhjetëra të tjera më pas.

Lëkundjet e pamenduara të tokës, transferuan në çadra ushtrie qindra banorë.  Dhe rezultati ishte jashtë çdo parashikimi.  Rreth 200 banesa u dëmtuan, disa u shembën tërësisht dhe 230 banorë u strehuan në çadrat kolektive të ngritura, në Floq, në Vidovë dhe në Qafë Zezë.  Rreth 700 lëkundje u regjistruan  në total në tre ditë.



Kryeministri Edi Rama, u premtoi banorëve të Floqit se do t’ua rindërtojë shtëpitë, me taksat e të gjithëve ne që paguajmë dhe ku taksapaguesit më të mëdhenj janë në zonat urbane.  Nga të dhënat në terren, rezulton se asnjë nga shtëpitë e dëmtuara apo rrënuara, nuk ishin të siguruara tek kompanitë e sigurimeve.

Dhe në këtë mënyrë, asnjëra prej familjeve nuk përfiton asnjë cent per të rindërtuar banesën. Ndërsa i kemi parë të “falen” tek qeveria, duke mos pasur asnjë shpresë tjetër,  pyetja që ngre është: A do t’i rimarrin këta banorë shtëpitë e tyre, apo është thjeshtë një premtim i momentit? A do të kenë ata strehën që kishin, apo thjeshtë një rikonstruksion emergjent? Këtë nuk e dinë as vetë ata!

A është e drejtë të paguajmë të gjithë ne, për banorët të cilëve u digjen shtëpitë, u shembën nga tërmeti apo rrëshqitjet e dheut, u pëmbytën nga lumenjtë apo shirat e rrëmbyeshëm ?

Këto pyetje duhet të bëhen nga të gjithë ne, në mënyrë që të jemi të përgatitur në rastet e fatkeqësive natyrore dhe të mos i varim shpresat tek askush. Duhet të jemi minimalisht të ndërgjegjshëm për të siguruar pasurinë tonë, strehën tone të jetës.

Shifrat faktojnë me “keqardhje” se të vetmit që i sigurojnë banesat e tyre nga zjarri apo katastrofat natyrore janë ata që kanë kulturë perëndimore apo që janë të “detyruar” nga bankat tregtare në rast të kredive hipotekore. Pjesa tjetër është tërësisht e pandërgjegjësuar, duke menduar se e keqja nuk do të ndalojë asnjëherë në familjen e tyre.

Një projektligj i hartuar nga Banka Botërore “Për sigurimin nga katastrofat”, që ka si qëllim ta bëjë të detyrueshëm sigurimin e pasurisë së paluajtshme, është depozituar pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare që në vitin 2015 dhe ende nuk i është hapur drita jeshile për miratim, për shkak se hezitohet nëse qytetarët do t’i përgjigjen siç duhet apo do ta kundërshtojnë. Aktualisht Ligji nr .52, date 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” u jep mundësinë qytetarëve të sigurohem nga zjarri dhe forcat e natyrës në mënyrë vullnetare.

Në 4 muajt e parë të vitit shënohet një rënie e primeve të shkruara bruto sa i përket sigurimit nga zjarri dhe forcat e natyrës, krahasimisht me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në rreth 177 milionë lekë. Në total, sigurimi nga ky segment ka arritur në 374 milionë lekë, duke zënë vetëm 7.6 për qind të të gjithë  tregut të sigurimeve. /Anisa.B

Pas

Arrestoi mbështetësit e PD, Voltana Ademi hakmerret ndaj Edi Ramës

Para

A do të bëhet autostrada Tiranë- Durrës me pagesë? Ja si përgjigjet ministrja Balluku

Para
A do të bëhet autostrada Tiranë- Durrës me pagesë? Ja si përgjigjet ministrja Balluku

A do të bëhet autostrada Tiranë- Durrës me pagesë? Ja si përgjigjet ministrja Balluku

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar