• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Tërmeti: banorët në Floq ende në çadra dhe shkolla. Asnjë banesë e siguruar

nga Fast News
6 years më parë
në Ekonomi
0
Tërmeti: banorët në Floq ende në çadra dhe shkolla. Asnjë banesë e siguruar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

D.Shkembi.

E ndërsa kanë kaluar afro dy javë nga tërmeti që shkundi fshatin Floq në Korçë, ku mbi 100  shtëpi u dëmtuan e afro 65 u shembën tërësisht, banorët vazhdojnë të enden akoma në strehimet e përkohshme si çadra apo ambiente shkollash.



Të pyetur nga gazetarët nëse i kishin të siguruara banesat e tyre ata janë shprehur : Jo !

Arsyeja kryesore e mossigurimit, sipas banorëve është gjendja e vështirë ekonomike që  ndodhen dhe ata nuk mund të përballojnë shpenzimet per sigurim.

Por realisht : sa kushton në vit sigurimi i një banese, që u është dëmtuar këtyre banorëve të Floqit dhe po ta kishin siguruar do të ishin të qetë për rindërtimin në kohë të shpejtë të tyre?

Për këtë ne pyetën disa kompani sigurimi në vend.

A e dini se sigurimi i një banese ,në muaj , një shqiptari do ti kushtonte afro 4.1 euro?

Pra për afro 500 lekë në muaj qytetarët shqiptarë sot lënë pa siguruar një nga investimet më të rëndësishme në familje sic është prona. Aktualisht, sigurimi i një banese pranë kompanive të sigurimit fillon nga 50 euro në vit dhe ndryshon sipas zones, llojit të banesës, etj.

Siguruesit sqarojnë për publikun se :”Çdo konsumator që ka nënshkruar një kontratë sigurimi për banesën nga zjarri, tërmeti dhe përmbytja, në rast dëmi përfiton dëmshpërblim në varësi të dëmit të ndodhur pasi ka paraqitur kërkesën për dëmshpërblim. Siguruesi do të dëmshpërblejë të Siguruarin për dëmin e shkaktuar. Detyrimi i Siguruesit për dëmshpërblim kufizohet deri në masën e shumës së siguruar.”

Falë edhe teknologjisë dixhitale, kompanitë e sigurimit i drejtohen klientit me të gjitha mënyrat për t’i informuar – me anë të rrjeteve sociale, faqeve të tyre zyrtare, aplikacioneve etj.

Po cilat janë hapat që ndjek një kompani për marrjen në sigurim të një banese ?

“ Fillimisht klientëve u jepet informacioni i plotë në lidhje me kushtet e përgjithshme të kontratës së sigurimit, tarifimin e primit dhe përfitimin në rastin e ndodhjes së dëmit sipas rreziqeve. Me nisjen e procedurës së marrjes në sigurim inspektohet banesa në terren. Inspektimi në banesë konstaton në verifikimin jo vetëm të zonës, por edhe të kushteve teknike.”

Qytetarët që tashmë ia dinë vlerën sigurimit janë kryesisht pronarët e vilave dhe apartamenteve të përqendruara në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Korçë, ndërkohë që siguruesit garantojnë mbulim në të gjithë Shqipërinë.

Edhe pse qeveria në raste fatkeqësish premton ndërhyrje dhe rindërtim të shtëpive, shoqëria duhet të ndërgjegjësohet që sot askush nuk ka pse paguan fatkeqësinë që i kanoset një tjetri, nga zjarri, tërmetet apo përmbytjet. Çdo njeri duhet të krijojë kulturën e kujdesit ndaj pasurive dhe pronave të tij në mënyrë që nesër mos të mbetet i befasuar dhe mos të presë fatin e ndihmave, donacioneve apo fondeve nga qeveria, të cilat kërkojnë kohë për të plotësuar të gjitha procedurat që duhet të ndiqen për lëvrimin e tyre.

Në fakt, edhe vetë kryeministri Edi Rama është  koshient që sigurimi është rruga normale që ndiqet në çdo vend për të kompensuar dëmet në rast fatkeqësish, por mesa duket mungon vullneti politik për ta nxitur edhe më tej këtë kulturë në Shqipëri, pse jo duke e përcaktuar edhe me ligj si të detyruar në mënyrë që fatkeqësi të ndryshme mos të rëndojnë në buxhetin e shtetit.

Kryeministri Rama, gjatë takimit elektoral me banorët e Njësisë nr.10 në kryeqytet, teksa  foli për pasojat e tërmetit  në Floq e pranoi se në gjithë botën kështu funksionon, që çdo qytetar paguan për të siguruar pronën e tij.

“Prapë njerëzve u duket sikur po i thua paguaj prapë një taksë tjetër, mirëpo gjithë bota ashtu e ka : sigurohu dhe hajt mirupafshim! Në Florida për shembull që janë ato uraganët e tmerrshëm,
praktikisht ata nuk kanë probleme, në momentin që ikin nga shtëpia, ja merr shpinë uragani dhe ata marrin dëmshpërblim nga sigurimet.Faktikisht aty shteti nuk paguan asnjë gjë përveç infrastrukturës.Pra nuk jep dëmshpërblime për njerëzit sepse janë të siguruar. Pra paguajnë nga pak
çdo herë por ju del shumë kur ju ndodh diçka.”- tha Rama.

Pas

Goditet grupi i trafikut të heroinës dhe kokainës në Tiranë, arrestohen motër e vëlla

Para

Përgjimet e “BILD” reagon ish-kryebashkiaku i PS: Eh more djema, është bërë shkopi me m*t në të dy krahet

Para
Përgjimet e “BILD” reagon ish-kryebashkiaku i PS: Eh more djema, është bërë shkopi me m*t në të dy krahet

Përgjimet e “BILD” reagon ish-kryebashkiaku i PS: Eh more djema, është bërë shkopi me m*t në të dy krahet

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar