• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Si u godit Vaçe Zela në errësirë në vitin 1993

nga Fast News
7 years më parë
në Të gjitha
0
Si u godit Vaçe Zela në errësirë në vitin 1993
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një histori e dhimbshme ka ndodhur me të madhen Vaçe Zela, në 1993. Sikur të mos mjaftonte “dalja në pension para kohe”, në moshën 45-vjeçare, largimi nga skena, “harresa” mediatike, fyerjet dhe etiketimet si “beniamine e Enver Hoxhës, rrugaçëria dhe vandalizmi ra mbi të dhe mbi njerëzit e artit e kulturës shqiptare.

Një person i panjohur, teksa Vaçja kthehej për në banesën e saj, e sulmoi dhe e goditi në errësirë artisten e shquar. Pas ca ditësh personi u arrestua (nuk ka rëndësi emri i tij, që mund të gjendet ën kronikat e kohës), madje u bë edhe një gjyq formal, i cili e dënoi me tre muaj agresorin, por as atë dënim nuk e kreu të plotë.

Shkaqet e vërteta të sulmit ndaj Vaçes nuk u morën vesh, por nuk ishte as për grabitje e as për hakmarrje. Ishin kohë të turbullta, kur manipulimi ideologjik i turmave dhe individëve ishte në kulmin e tij, por opinioni publik e dënoi këtë akt, madje edhe qëndrimin e drejtësisë, e cila e përcolli këtë sjellje karshi saj me dënimin prej tre muajsh për ata që ngritën dorë mbi këngëtaren shqiptare.

Për fat të keq, një rrugaçëri e tillë do të ushtrohej edhe ndaj disa artistëve të shquar të skenës e të ekranit shqiptar, ku në janar 1992 u godit për vdekje aktori Agim Shuke, i cili ndërroi jetë në maj, pas tre muajsh e gjysmë në koma.

Pas këtij akti vandal ndaj Vaçes, gjendja e saj shëndetësore e psikologjike u rëndua shumë. Duke përfituar nga një ftesë për një koncert në Zvicër, pranë bashkatdhetarëve tanë atje, Vaçja iku përfundimisht në 1993, së bashku me vajzën, Irmën, dhe bashkëshortin, Pjetrin. Ajo jetoi në Bazel, derisa mbylli sytë, më 6 shkurt 2014.



Ndaj artistes së madhe Vaçe Zela janë bërë padrejtësi. Ajo nuk ishte as beniamine, as e preferuara e udhëheqjes por ishte një artiste e shquar, që gjithçka e kishte fituar me talentin dhe zërin e saj të artë.

Ajo nuk përfitoi as më shumë e as më pak se kolegët e saj artistë. Jetoi në atë varfërinë dhe thjeshtësinë e atij sistemi diktatorial dhe shpesh herë ishte viktimë e survejimit, përgjimit apo raporteve të ish-Sigurimit të Shtetit, që kritikonin mënyrën e saj të të kënduarit në skenë, kitarën, këngët italiane, apo modën që bëhej model për të gjithë gratë e vajzat e reja shqiptare, një shembull i emancipimit (mjafton t’i hedhesh një sy fotove nëpër festivale dhe bindesh për këtë). /artistet shqiptare

Pas

Shqipëria ia del me shumë vuajtje me Moldavinë

Para

Vetëm Bleona Qerreti i bën derman Ilir Metës

Para
Vetëm Bleona Qerreti i bën derman Ilir Metës

Vetëm Bleona Qerreti i bën derman Ilir Metës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, me 557 mijë persona

Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, me 557 mijë persona

nga Fast News
10:53 | 19/12/2025
0

Rehabilitimi i zonave minerare kërkon 100 mln euro, rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik

Rehabilitimi i zonave minerare kërkon 100 mln euro, rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik

nga Fast News
09:19 | 19/12/2025
0

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

nga Fast News
18:52 | 17/12/2025
0

Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

nga Fast News
15:30 | 17/12/2025
0

Recent News

Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, me 557 mijë persona

Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, me 557 mijë persona

10:53 | 19/12/2025
Rehabilitimi i zonave minerare kërkon 100 mln euro, rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik

Rehabilitimi i zonave minerare kërkon 100 mln euro, rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik

09:19 | 19/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar