Teksa ditën e sotme ka nisur procesi i zgjedhjeve vendore pa pjesëmarrjen e Partisë Demokratike, mësohet se lideri demokrat ndodhet në selinë blu.
Ai ka zgjedhur të qëndrojë në zyrë, teksa po monitoron zgjedhjet lokale.
Basha ka shkuar në zyrë në orët e para të mëngjesit, ku po vëzhgon situatën si edhe denoncimet e shumta që Partia Demokratike do të bëjë sot për blerjen e votave nga mazhoranca.





