• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Rudina Hajdari flet me gjuhën e Ramës: Jemi në këtë situatë për shkak të Opozitës së rrugës

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Rudina Hajdari flet me gjuhën e Ramës: Jemi në këtë situatë për shkak të Opozitës së rrugës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja Rudina Hajdari ka dalë në një konferencë për shtyp pasditen e sotme nga ku ka folur për situatën e tensionuar politike ne vend.

Hajdari me një gjuhë që ngjasonte shumë me atë të kryeministrit Rama ka fajësuar Opozitën për gjendjen e krijuar për shkak të daljes nga parlamenti dhe më pas vendimin ekstrem për të mos marrë pjesë në zgjedhje.





Hajdari në një konferencë nga Kryesia e Kuvendit tha se mungesa e demokracisë brenda partive politike ka çuar në përçarje të elektoratit dhe spektrit politik.

“Duhet të shikojmë me vëmendje se nga vijnë burimet financiare të çdo partie, që tashme duket sikur janë kthyer në korporata që janë në shërbim të kryetarëve të tyre. Mungesa e demokracisë brenda tyre ka sjellë një përçarje të elektoratit dhe spektrit politik.

Kushtetuta është e shenjtë dhe nuk dhunohet. Ne duhet të mbrojmë vullnetin e atyre që luftuan për ta bërë Shqipërinë një anëtare të NATO-s dhe të vazhdojmë të ndërtojmë një shtet që ka të gjitha premisat për t’u futur në Bashkimin Evropian. Politika nuk duhet të bëhet pengesë e integrimit të Shqipërisë dhe të rëndojë mbi jetën e qytetarëve.

Ndaj bëj thirrje për distancim nga nxitja e dhunës nga të gjitha palët për hir të interesit të Shqipërisë. Nuk mund të lejojmë që nga lufta midis politikanëve që shohin vetëm interesat e tyre të ngushtë, të shkatërrohet Shqipëria.

Distancohuni nga dhuna, e mos u bëni pjesë e lojërave të tyre politike që nuk i shërbejnë as ju dhe as vendit.  Të dashur qytetarë, ka ardhur koha që të distancohemi nga këta politikanë që po e thellojnë krizën përditë e më shumë, e të vazhdojmë rrugën europiane për një anëtarësim sa më të shpejtë në BE!”, thekson Hajdari në deklaratën e saj.

Deklarata e plotë

Jemi përpara një situate të tensionuar politike. Nga njëra anë opozita jashtëparlamentare, e cila dogji mandatet e deputetit dhe nuk pranoi të hynte në zgjedhjet e 30 qershorit, pasojat e së cilës janë regresive dhe shkatërruese ndaj popullit shqiptar, po pengon rrugën drejt zhvillimit dhe hapjes së negociatave drejt Integrimit Europian, duke zhvilluar protesta të dhunshme që dëmtuan qytetarin e thjeshtë dhe imazhin e Shqipërisë nëpër tërë botën.

Nga ana tjetër, qeveria Rama, ka dështuar këto 6 vite të rimëkëmbë ekonominë, të mbjellë shpresë dhe të forcojë institucionet dhe shtetin e së drejtës duke e lënë Shqipërinë shumë mbrapa krahasuar me vendet e rajonit.

Korrupsioni i lartë është burimi i çdo të keqe në këtë vend që nga zbrazja e Shqipërisë e deri te mosndëshkimi i atyre që janë mbi ligjin sot dhe nuk mbajnë përgjegjësi, përkundrazi mbrohen nga drejtësia e kalbur.

Maxhoranca e ka zvarritur zbatimin e reformës në Drejtësi. Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit deri më sot ka mbetur vetëm në letër. Ky konstatim vërehet qartazi sepse nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka Gjykatë të Lartë, nuk ka procedime dhe gjykime për zyrtarë të lartë shtetëror.

Është e qartë tashmë se cili është mendimi i Ndërkombëtarëve në lidhje me korrupsionin në Shqipëri dhe situatën politike në vend.

Ata ndjekin hap pas hapi ngjarjet në Shqipëri dhe e kuptojnë që çdo gjë që bëjnë politikanët tanë bëhet në ‘saj të manipulimit të opinionit publik dhe në shërbim të mbrojtjes së interesit të tyre, me qëllim zgjatjen e pushtetit me cdo kusht.

E vërteta është se vendet e Bashkimit Evropian duan të shohin fakte dhe rezultate konkrete të Reformës në Drejtësi dhe të luftës kundër korrupsionit e kriminalilitetit në rangjet më të larta sepse është e vetmja mënyrë që ne mund t’i shërbejmë qytetarëve Shqiptare, si vend aspirant për në BE.

Pa patur zgjedhje të lira dhe paqësore, ne nuk jemi asgjëkundi. Ndryshimi i sistemit zgjedhor është një nevojë imediate për popullin shqiptar. Ne duhet të implementojmë sa më shpejt rekomandimet e OSBE/ODHIR-it dhe të luftojmë fenomenin e shitblerjes së votës.

Duhet të shikojmë me vëmendje se nga vijnë burimet financiare të çdo partie, që tashme duket sikur janë kthyer në korporata që janë në shërbim të kryetarëve të tyre. Mungesa e demokracisë brenda tyre ka sjellë një përçarje të elektoratit dhe spektrit politik.

Kushtetuta është e shenjtë dhe nuk dhunohet. Ne duhet të mbrojmë vullnetin e atyre që luftuan për ta bërë Shqipërinë një anëtare të NATO-s dhe të vazhdojmë të ndërtojmë një shtet që ka të gjitha premisat për t’u futur në Bashkimin Evropian. Politika nuk duhet të bëhet pengesë e integrimit të Shqipërisë dhe të rëndojë mbi jetën e qytetarëve.

Ndaj bëj thirrje për distancim nga nxitja e dhunës nga të gjitha palët për hir të interesit të Shqipërisë. Nuk mund të lejojmë që nga lufta midis politikanëve që shohin vetëm interesat e tyre të ngushtë, të shkatërrohet Shqipëria.

Distancohuni nga dhuna, e mos u bëni pjesë e lojërave të tyre politike që nuk i shërbejnë as ju dhe as vendit.  Të dashur qytetarë, ka ardhur koha që të distancohemi nga këta politikanë që po e thellojnë krizën përditë e më shumë, e të vazhdojmë rrugën europiane për një anëtarësim sa më të shpejtë në BE!

Pas

‘Bomba’ nga ambasada gjermane: Të hetohen krimet në zgjedhjet e kaluara

Para

Palmer paralajmëron: Kush pengon zgjedhjet do të shikohet me vëmendje nga SHBA

Para
Palmer paralajmëron: Kush pengon zgjedhjet do të shikohet me vëmendje nga SHBA

Palmer paralajmëron: Kush pengon zgjedhjet do të shikohet me vëmendje nga SHBA

Të Gjitha

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

nga Fast News
16:44 | 16/06/2025
0

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

nga Fast News
16:34 | 16/06/2025
0

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

nga Fast News
16:32 | 16/06/2025
0

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

nga Fast News
11:54 | 16/06/2025
0

Recent News

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

16:44 | 16/06/2025
Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

16:34 | 16/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar