• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Rikthimi i vizave”, Delegacioni i BE sqaron deklaratën e Avramopoulos

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Rikthimi i vizave”, Delegacioni i BE sqaron deklaratën e Avramopoulos
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar pas debatit të krijuar dhe zhurmës nga deklaratat e Komisionerit të Bashkimit Evropian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, i cili tha se BE do të marrë masa, po u shtuan hyrjet legale për azil. Kjo deklaratë zgjoi tek qytetarët por edhe liderët kryesorë në vend frikën për rikthimin e regjimit të vizave për shqiptarët. Por çfarë thotë delegacioni i BE?

Në një prononcim për gazetarin Ergys Gjençaj, Delegacioni i Bashkimit Evropian shprehet se komisioneri nuk flet për një vend në veçanti dhe se sa i përket Shqipërisë ai theksoi punën e vazhdueshme të autoriteteve shqiptare, duke përmendur në mënyrë specifike kontributin e saj për uljen e numrit të kërkesave për azil.





“Në kundërshtim me atë çka është raportuar, Komisioneri nuk ka komentuar mbi situatën në ndonjë vend në veçanti, as nuk ka thënë se do të ndërmerret ndonjë veprim kundër ndonjë vendi të caktuar në të ardhmen.

Në rastin e Shqipërisë, Komisioneri theksoi punën e vazhdueshme të autoriteteve shqiptare, duke përmendur në mënyrë specifike kontributin e saj për uljen e numrit të kërkesave për azil.

Ndërsa Komisioneri e bëri shumë të qartë se ka detyrime për t’u përmbushur dhe rregulla për t’u ndjekur për të gjitha vendet pa viza në mbarë botën – ai gjithashtu bëri shumë qartë se Komisioni do të bëjë çmos për të shmangur çdo pasojë negative për çdo vend pa viza dhe se në rastin e Shqipërisë ai ka qenë në kontakt të ngushtë me autoritetet për këtë çështje, edhe gjatë vizitës së tij të fundit në Shqipëri, më 21 maj, për bërjen operative të marrëveshjes status midis Shqipërisë dhe Agjencisë Evropiane të Rojave Kufitare dhe Bregdetare, ku Komisioneri u përgjigj gjithashtu për këtë çështje zyrtarisht.”, deklaron delegacioni i BE.

Dimitris Avramopulos deklaroi sot se po të vazhdojë kjo tendencë migrimi nga shtete si Venezuela, Kolumbia ose Shqipëria, BE do të ndërmarrë hapa. Ai u bëri thirrje shteteve të prekura që të respektojnë rregullat për të cilat është rënë dakord./Balkanweb

Pas

Jozefina Topalli çon ujë në mullirin e Ramës

Para

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, vritet një person (EMRI)

Para
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, vritet një person (EMRI)

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, vritet një person (EMRI)

Të Gjitha

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

nga Fast News
09:00 | 20/06/2025
0

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

nga Fast News
08:30 | 20/06/2025
0

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

nga Fast News
08:00 | 20/06/2025
0

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

nga Fast News
23:52 | 19/06/2025
0

Recent News

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

09:00 | 20/06/2025
Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

08:30 | 20/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar