• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Raporti për zgjedhjet: Mediat të pozicionuara politikisht, kronika të fabrikuara

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Raporti për zgjedhjet: Mediat të pozicionuara politikisht, kronika të fabrikuara
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qendra për Zhvillim dhe Mbrojtjen e Medias së Re ka dalë me konkluzionet e saj lidhur me procesin zgjedhor të 30 qershorit. Sipas raportit paraprak të kësaj Qendre, zgjedhjet për kryetarë bashkie dhe anëtarë të këshillave bashkiakë në të gjitha 61 bashkitë u mbajtën në kushtet e një ndarjeje të thellë politike mes Partisë Socialiste (PS) në pushtet dhe Partisë Demokratike (PD) në opozitë, së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI), ku këto të fundit janë tërhequr nga Parlamenti në muajin shkurt.

Nën klimën e një ndarjeje të thellë mes palëve, partitë opozitare kanë zhvilluar protesta të vazhdueshme në të gjithë vendin që kanë kulmuar me ato të zhvilluara në Tiranë.  PD-ja dhe LSI-ja, ashtu si edhe disa parti më të vogla opozitare nuk marrin pjesë në zgjedhje.





Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e pushtetit lokal të datës 30 Qershor 2019, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ngriti Bordin e Monitorimit të Mediave me synim garantimin e pasqyrimit sa më të drejtë dhe të paanshëm të aktiviteteve të forcave politike dhe kandidatëve të pavarur.

Ndërsa Bordi i Monitorimit të Mediave filloi procesin e monitorimit të transmetimeve të tyre që prej datës 31 Maj 2019. Por emërimi i vonuar i Bordit të Monitorimit të Medias e kufizoi mundësinë e këtij bordi për të mbikëqyrur përmbushjen e kërkesave ligjore për mbulim proporcional nga mediat audiovizive.

“Mjedisi mediatik është i larmishëm, por mediat kryesore janë tejet të pozicionuara politikisht. Përdorimi i përmbajtjes së prodhuar nga partitë politike në edicionet informative mbetet shqetësim”, vlerësohet në këtë raport.

Më tej theksohet se ndonëse roli i mediave audiovizive në fushatë është tejet i rregulluar, ku Kodi Zgjedhor specifikon masën e mbulimit mediatik dhe të minutazhit falas për partitë parlamentare bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare, jo gjithmonë ai është respektuar.

Shumica e gazetarëve kanë shprehur shqetësimin se media të mëdha u shërbejnë si platformave lobuese pronarëve të tyre, duke vënë kështu në pikëpyetje pavarësinë e tyre editoriale dhe duke imponuar autocensurën. Televizioni mbetet burimi kryesor i informimit politik. Procesi i përfunduar së fundmi i dixhitalizimit ka rezultuar në kontrollin nga një familje të tre prej pesë frekuencave televizive kombëtare private

Nga vëzhgimi që Qendra për Zhvillim dhe Mbrojtjen e Medias së Re ka bërë në të 12 qarqet e vendit me vëzhguesit e saj afatgjatë të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve përmes vendimit Nr. 845 i Vendimit Datë 21 .06.2019, konstatohen se edhe në këto zgjedhje shqetësues është paraqitja e kronikave të fabrikuara paraprakisht nga partitë politike pjesëmarrëse apo nga institucionet shtetërore që janë fushatë e mirëfilltë.

Gazetarët në terren deklarojnë se pavarësisht kërkesave që kanë bërë drejtuar partive politike, ndjekja e aktiviteteve ka qenë tepër e vështirë, jo vetëm për shkak të financave që duhet të ketë një një media, por edhe nga censurimi duke mos lejuar ndjekjen live të aktiviteteve.

Për shkak të përplasjeve të forta mes mazhorancës dhe ndërhyrjes, ka pasur disa gazetarë të cilët kanë pasur problem shëndetësore si pasojë e përdorimit të gazit.

Qendra për Zhvillim dhe Mbrojtjen e Medias së Re shpreh domosdoshmërinë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, me qëllim rritjen e pavarësisë së medias, kontrollin e financave që partitë politike japin për reklama të fshehura në televizione, duke transferuar kronika të caktuara.

Pas

PD tregon ‘mashtrimin’ e KQZ, ja sa është numri real i votuesve

Para

Denoncimi, ja si po mbushen kutitë me vota në Shkodër (VIDEO)

Para
Denoncimi, ja si po mbushen kutitë me vota në Shkodër (VIDEO)

Denoncimi, ja si po mbushen kutitë me vota në Shkodër (VIDEO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Ambicie ëndërrimtare? Analiza e DW: Rama njoftoi planin për heqjen e parasë “cash”, por sa realiste është një ekonomi digjitale?

Ambicie ëndërrimtare? Analiza e DW: Rama njoftoi planin për heqjen e parasë “cash”, por sa realiste është një ekonomi digjitale?

nga Fast News
11:07 | 04/09/2025
0

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 34% më pak se mesatarja e rajonit! Ja vendi me rrogën më të lartë

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 34% më pak se mesatarja e rajonit! Ja vendi me rrogën më të lartë

nga Fast News
11:07 | 03/09/2025
0

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

nga Fast News
11:05 | 03/09/2025
0

Kur arti mund luftën! Projekti unik që kthen armët në kryevepra

Kur arti mund luftën! Projekti unik që kthen armët në kryevepra

nga Fast News
10:00 | 03/09/2025
0

Recent News

Ambicie ëndërrimtare? Analiza e DW: Rama njoftoi planin për heqjen e parasë “cash”, por sa realiste është një ekonomi digjitale?

Ambicie ëndërrimtare? Analiza e DW: Rama njoftoi planin për heqjen e parasë “cash”, por sa realiste është një ekonomi digjitale?

11:07 | 04/09/2025
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 34% më pak se mesatarja e rajonit! Ja vendi me rrogën më të lartë

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 34% më pak se mesatarja e rajonit! Ja vendi me rrogën më të lartë

11:07 | 03/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar