• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

“Rama Përpara!”

nga Fast News
6 years më parë
në Ekonomi
0
“Rama Përpara!”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Opinion nga Pano Soko, ekspert për ekonominë

Mbreti Diell që rrezaton dhe njerëzit që i rrinë përreth me synimin për të marrë pak nga drita e tij. Egografia e një despoti!



Gjatë gjithë jetës sonë post-diktatoriale, ne (me ndihmën e mentorëve tanë politik) jemi kujdesur për stabilitetin politik më tepër sesa për demokracinë funksionale.

“E rëndësishme është që mos ketë turbulenca, se na infektohet gjithë Ballkani, pa demokracia s’është problem.

Ca të drejta më pak, ca varfëri më shumë, një lider i korruptuar aty, një autokrat këtu, s’prishin shumë punë…hajt mo, i ka jeta në Ballkan këto”- kjo ka qënë motoja.

Stabilokracia ka një kosto që paguhet me një monedhë të vetme..me demokraci. Më shumë stabilokraci, më pak demokraci. Rasti ideal është diktatura ku ka stabilitet absolut dhe mungesë demokracie absolute. Më shumë stabilokraci domethënë më shumë pushtet. Pushtet i fortë që mban gjërat në zap!

Natyrisht, sa më i fortë është pushteti, aq më i dobët është shteti. Rasti ideal-prapë diktatura.

Në diktaturë nuk kishim shtet, kishim pushtet. Ashtu quhej atëherë “Pushteti Popullor” (natyrisht fjala “popullor” ishte vënë thjesht për forcë zakoni).

Ne kishim ligje, por mbi ligjet qëndronin “Porositë e shokut Enver” apo “Porositë e Partisë” që bënin nul çdo ligj të shkruar. Kështu, pas çdo “porosie”, shteti vdiste pak nga pak dhe pushteti lartësohej mbi kufomën e shtetit.

Për ta vazhduar ku e lashë, pas viteve ’90 stabiliteti na udhëhoqi drejt pushtetit të fortë. Dhe ligjet elektorale shqiptare u ndërtuan enkas të tilla që të siguronin qeveri të qëndrueshme.

Qoftë ai para 2008 dhe ky pas 2008, kanë një të përbashkët – krijojnë mazhoranca të qarta. Ose mazhorancë monolite si kjo e sotmja, ose të qëndrueshme si ajo e 2009, apo 2013 ( të cilat meqenëse listat janë të mbyllura, atëherë kthehet thjesht në “2 man’s deal”).

Sa më e fortë mazhoranca, aq më e dobët demokracia dhe anasjelltas.

Problemi me pushtetin e fortë është që ai vetëm progreson. Sot jemi dëshmitarë të një fakti të tillë. Jemi në një gjendje hibride, një tip demokrature. Një gjë që niset nga demokracia për në diktaturë, por për momentin është në mes të rrugës. Rama është simboli i kësaj gjendjeje. Ai ka mishin e diktatorit dhe rrobat e demokratit.

Ai dhe Enveri kanë shumë të përbashkëta. Të dy ngritën pushtetin dhe rrëzuan shtetin. Enveri me “Pushteti Popullor” dhe porositë e partisë, ndërsa Rama me të vetën- me kapjen e gjithë pushteteve (ekzekutiv, legjislativ, gjyqësor, mediatik).

Të dy ndërtuan një rregjim. Enveri e quante “regjimi popullor” dhe kush fliste kundër, dënohej sepse ishte kundër regjimit. Rama e quan “po bëjmë shtet” dhe kush flet kundra dënohet për shpifje.

Pra të dy ngritën pushtet dhe ndërtuan regjim. I vetmi ndryshim është se Enveri të paktën ua vinte emrin tamam siç e kishin me një “popullor” nga mbrapa.

Pas

Ndërpreu finalen e Champions League, ja çfarë i ka ndodhur aktores amerikane (FOTO)

Para

Rama ironizon me protestën e Opozitës: Imagjinoni çfarë rrumpalle do bëhej ky vend…

Para
Rama ironizon me protestën e Opozitës: Imagjinoni çfarë rrumpalle do bëhej ky vend…

Rama ironizon me protestën e Opozitës: Imagjinoni çfarë rrumpalle do bëhej ky vend...

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar