• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Rama mos ik”, thirrja ndryshe e aktivistit: Jepi popullit arsye pse duhet të rrish

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Rama mos ik”, thirrja ndryshe e aktivistit: Jepi popullit arsye pse duhet të rrish
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Aktivisti i lëvizjes “Vetëvendosja” Boiken Abazi i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të qëndrojë në pushtet.

Ndryshe nga të gjithë personat e tjerë që me thirrjen “Rama ik” kërkojnë që kryeministri të largohet, Abazi shkruan se Rama duhet të rrijë nëse përmbush kërkesat që ai ka listuar.

Në listën e kërkesave të shkruara, Abazi bën thirrje për arsimim publik falas dhe për tregun e përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Në fund ai shkruan se Rama duhet ti japë popullit arsye që të qëndrojë në pushtet.

STATUSI I PLOTE I BOIKEN ABAZIT



Rama mos ik, nëse…

* Rama mos ik, nëse anulon menjëherë këtë javë ligjin për arsimin e lartë, për t’i hapur rrugën arsimit publik cilësor e falas.

* Mos ik, nësë rrit menjëherë tatimin mbi koorporatat që kontrollojnë shumëçka në Shqipëri, dhe nëse e ul tatimin për biznesin e vogël dhe shumicën e shqiptarëve.
* Mos ik, nësë anulon këtë javë koncensionin abuziv për rrugën Milot-Balldren, dhe të gjitha koncensionet e tjera abuzive si ky.

* Mos ik, nësë fillon luftën pa kompromis për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe për themelimin dhe funksionimin efikas të sindikatave të punëtorëve.

* Mos ik, nëse distancohesh publikisht dhe e dënon planin për copëtimin e KS, pavarësisht se kush e mbështet atë.

* Mos ik, nësë anulon menjëherë taksën në rrugën e kombit dhe planet për taksa të tjera rrugore si kjo.

* Mos ik, nësë distancohesh publikisht menjëherë nga bashkëpunëtorë të UDB-së si Baton Haxhiu.

* Mos ik, nësë pranon se ke gabuar që ke mbështetur marrëveshjen e padrejtë për Demarkacionin, që i ka falur Malit të Zi 8200 hektarë tokë shqiptare, dhe nëse punon për t’i rifituar këta hektarë.

* Mos ik, nësë e ngre çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në krye të çdo diskutimi me përfaqësues të Serbisë.

* Mos ik, nësë zbaton të gjitha masat për tregun e përbashkët Shqipëri-Kosovë.
* Mos ik, nësë fillon të mbrosh produktin bujqësor dhe prodhimin vendas.
* Mos ik, nëse vendos të mos nxjerrësh më asnjë shqiptar nga shtëpia e vet me dhunë, sepse strehimi është e drejtë.

Mos ik, nësë e kthen çështjen e gjenocidit të shqiptarëve nga Çamëria në krye të axhendës bilaterale të marrëdhënieve me Greqinë.

* Mos ik, nësë refuzon çdo plan për t’i falur det Greqisë.

* Mos ik, nëse anulon tani HEC-in e jashtëligjshëm në Parkun e Luginës së Valbonës dhe të gjtiha HEC-et e jashtëligjshme nëpër Shqipëri.

* Mos ik, nësë vendos menjëherë tarifa të reja për energjinë eletrike që mbrojnë konsumatorët më të varfër.

* Mos ik, nësë i hap rrugën gjykimit dhe dënimit të të gjithë atyre që kanë manipuluar zjgedhjet, përfshirë – pse jo – edhe veten tënde.

* Mos ik, nësë fillon menjëherë punën për ndryshimin e sistemit elektoral mazhoritar rajonal, që ka bëtonizuar lidhjen perverse për pushtet PS-PD, dhe shkatërruar demokracinë e brendshme partiake. Listat e hapura dhe sistemi proporcional kombëtar është alternativë shumë më e dobishme për Shqipërinë.

* Mos ik, nësë heq dorë nga neoliberalizmi dhe shkon drejt social-demokracisë.

Kjo listë nuk është shteruese, por nëse nuk di, nuk do, apo nuk mundesh të realizosh çështjet e renditura në këtë listë, atëherë për popullin shqiptar vështirë të gjenden arsye pse ti duhet ende të rrish!

 

 

Pas

Ngërçi për 30 qershorin, ministri i jashtëm italian telefonon Bashën dhe Ramën

Para

Shtirej si Edi Rama dhe i biri i tij Gregu, prokuroria kërkon 10 vjet burg për mashtruesin nga Tirana (EMRI)

Para
Shtirej si Edi Rama dhe i biri i tij Gregu, prokuroria kërkon 10 vjet burg për mashtruesin nga Tirana (EMRI)

Shtirej si Edi Rama dhe i biri i tij Gregu, prokuroria kërkon 10 vjet burg për mashtruesin nga Tirana (EMRI)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar