• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Publikohen dokumentet, Baxhanaku i kryeministrit Rama përfitoi 21.7 milionë euro

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Publikohen dokumentet, Baxhanaku i kryeministrit Rama përfitoi 21.7 milionë euro
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Baxhanaku i kryeministrit Rama, Armand Frangu, rezulton një nga përfituesit më të mëdhenj, së bashku me Ilir Beqajn të miliona eurove fonde publike me anë tenderash, koncesionesh e kontratash PPP (Partneritet Publik Privat), ka denoncuar Partia Demokratike.

Sipas Departamentit të Antikorrusionit në PD, Frangu ka përfituar 21.7 milionë euro në periudhën 2014-2019, ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë, Beqaj, 38.4 milionë euro. Treshja plotësohet nga vëllezërit Alban e Olsi Eftimi me 5.5 milionë euro. Departamenti ka analizuar kontratat dhe ka publikuar gjetjej e tij lidhur me tenderat e përfituar nga treshja e lartpërmendur.

Denoncimi i PD-së

KONTRATAT SEKRETE DHE OLIGARKËT E RAMËS SI PËRFITUES TË TYRE

Oligarkët-klientë të Ramës në këto 6 vite i kemi parë si përfitues të miliona eurove nga fondet publike, me anë të kontratave publike (tender, koncesione, PPP, ankande, qira, etj).

Nga një hetim i kryer nga BIRN, publiku u njoh me faktin sesi gjatë qeverisjes së Ramës, përdorimi i kontratave të klasifikuara kish pësuar një rritje eksponenciale në raport me mesataren e numrit të këtyre kontratave.

Duke analizuar objektet e kontratave, me sy të lirë, është lehtësisht e kuptueshme se ka pasur një keqpërdorim kolosal të kësaj figure të veçantë, kontratës së klasifikuar, kryesisht nga AKSHI.

Nga një verifikim i kryer mbi të dhënat e thesarit, për periudhën janar 2014-maj 2019, rezulton si më poshtë:

Pagesa thesari për kontrata të klasifikuara janë 277, me vlerë 16,6 miliard lekë, ose 13,6 milion euro. Nga këto, vetëm AKSHI rezulton të ketë kryer 175 pagesa thesari për kontrata të klasifikuara, me vlerë 12,7 miliard lekë, ose 10,4 milion euro.

Sigurisht, në këtë tortë me emër ndryshe, nuk mund të mos kishin pjesën e tyre Ilir Beqaj, Armand Frangu dhe Alban Eftimi, klientët e rilindur të Ramës. Konkretisht:

  1. ARMAND FRANGU (baxhanaku i Ramës), nëpërmjet shoqërisë Advance Business Solutions – ABS shpk, ka përfituar:

31 transaksione, me vlerë 3,8 miliard lekë, ose 3,1 milion euro.

Tendera (publikë): 51, me vlerë 22,7 miliard lekë, oseë18,6 euro.

TOTAL: 26,5 miliard lekë, ose 21,7 milion euro.

  1. ILIR BEQAJ, nëpërmjet shoqërive Intech + dhe Fastech, ka përfituar:

24 transaksione, me vlerë 600 milion lekë, ose 491 mijë euro.

Tendera (publikë): 151, me vlerë 46,2 miliard lekë, ose 37,9 milion euro.

TOTAL: 46,8 miliard lekë, ose 38,4 milion euro.

  1. ALBAN dhe OLSI EFTHIMI, nëpërmjet shoqërisë Atelier 4 shpk, ka përfituar:

3 transaksione, me vlerë 309 milion lekë, ose 253 mijë euro.

Tendera (publikë): 50, me vlerë 6,4 miliard lekë, ose 5,2 milion euro.

TOTAL: 6,7 miliard lekë, ose 5,5 milion euro.

Vlera e kontratave të klasifikuara të përfituara nga tre oligarkët:

58 transaksione, me vlerë 4,7 miliard lekë, ose 3,8 milion euro, pra 30% të vlerës total të kontratave të klasifikuara e kanë përfituar vetëm tre klientë të Ramës, pjesë e rrethit të ngushtë të klientëve më të cilët bashkëplaçkit paratë e shqiptarëve./hashtag.al

Pas

Kush ishte simpatizanti që i ‘rrëmbeu zemrën’ Ramës në Kurbin: He o shpirt…

Para

Kujtim Gjuzi kërcënon Ramën: Po e bën gabimin e Gadafit, thirri mendjes… (VIDEO)

Para
Gjuzi nuk ndalet: Rama është inteligjent, nuk e njohim Metën president

Kujtim Gjuzi kërcënon Ramën: Po e bën gabimin e Gadafit, thirri mendjes... (VIDEO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

nga Fast News
19:48 | 07/11/2025
0

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

nga Fast News
14:12 | 07/11/2025
0

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

nga Fast News
14:07 | 07/11/2025
0

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

nga Fast News
09:35 | 07/11/2025
0

Recent News

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

19:48 | 07/11/2025
200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

14:12 | 07/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar