• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Probleme me gurët në tëmth? Disa kura efikase në kushte shtëpie me lëngun e limonit

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Probleme me gurët në tëmth? Disa kura efikase në kushte shtëpie me lëngun e limonit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Disa kura natyrale që mund t’i përgatisni në shtëpi, për problemet e tëmthit dhe fshikëzës. Formula e përgatitjes, përdorimi dhe afati…

Gurët e tëmthit krijohen nga forcimi ose kristalizimi i kolesterolit që depozitohet në fshikëzën e tëmthit.





Gurët kanë përmasa të ndryshme. Ato mund të jenë të vegjël sa një kokërr gruri dhe të mëdhenj sa një top pingpongu. Shtatzania, mbipesha, diabeti, mëlçia, mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja me produkte me yndyrë dhe anemia janë faktorë rreziku për gurët e tëmthit.

Shumë njerëz preken nga gurët e tëmthit dhe nuk janë në dijeni të sëmundjes.

Dhimbjet që shoqërojnë gurët e tëmthit janë shumë të forta dhe mund të zgjasin për disa orë.

Në momentin që pacienti konstaton praninë e gurëve në tëmth, atëherë patjetër duhet të fillojë trajtimi me bimë mjekësore, në mënyrë që të mos i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Nëse personi ka një nga simptomat e sipërpërmendura, rekomandohet konsumimi i rigonit.

Pra, të hidhet sa më shumë nga kjo bimë në gjellë, dhe do të vini re që përbërësit aktivë të rigonit, jo vetëm do iu lehtësojnë tretjen e do t’u pastrojnë mushkëritë, por edhe do fillojnë të japin efektet e para në shkrirjen e gurit.

Llumi do të fillojë të dalë më shpejt kurse gurët do të gërryhen.

Gjithashtu, nëse pacientët kanë ndjesinë që ushqimi në muret e stomakut rri i thatë, atëherë duhet të konsumojnë rigonin të kombinuar me mendër pasi janë dy bimë që japin efekte të mrekullueshme në qetësimin e dhimbjeve të tëmthit, nxisin e përmirësojnë funksionin e mëlçisë, bëjnë të mundur të prodhohet më shumë lëng biliar në tëmth si dhe ndihmojnë në shkrirjen e gurëve.

Ndërkaq, më poshtë do të lexoni për disa kura natyrale për gurët e tëmthit në shtëpi…

  1. UTHULLA E MUSHTIT TË MOLLËS

Natyra acidike e uthullit të mushtit të mollës ndalon mëlçinë nga krijimi i kolesterolit që është përgjegjës për formimin e tipit më të zakonshëm të gurëve të tëmthit.

Ajo gjithashtu luan një rol kyç në shpërndarjen e gurëve të tëmthit dhe zbutjen e dhimbjes.

– Përzihet 1 lugë gjelle e uthullës të papërpunuar, të pa filtruar të mushtit të mollës, në një gotë lëng molle.

Pini sa herë që keni një sulm të gurëve të tëmthit.

Kjo do të lehtësojë ndjeshëm dhimbjen brenda 15 minutash.

Përndryshe, ju mund të shtoni 2 lugë çaji uthull molle dhe 1 lugë çaji me lëng limoni të freskët, në një gotë me ujë të ngrohtë.

Pini atë me stomak bosh në mëngjes.

Duke bërë këtë rregullisht për disa javë, mund të shpërndajë gurët e tëmthit dhe të ndalojë gjithashtu dhimbjen.

  1. LËNG LIMONI

Limonët janë një burim i mirë i fibrave, vitaminave dhe mineraleve, si vitamina B, kalcium, hekur, fosfor, kalium, magnez dhe zink.

Limonat janë një burim i pasur i përbërjeve bioaktive si acid askorbik ose vitaminë C dhe flavonoide, të cilat kanë veti antioksiduese dhe dezinfektuese.

Acidi Askorbik raportohet se zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të fshikëzës së tëmthit.

Sipas një studimi të bërë në vitin 2017, vinaigretti natyror i përbërë nga vaj ulliri dhe lëng limoni ishte i suksesshëm në shpërndarjen e gurëve të tëmthit 100 për qind, pas një testi laboratorik në vetëm 1 javë.

Lëngu i limonit gjithashtu ndihmon mëlçinë që mos akumulojë yndyrë.

Plus, vitamina C në lëng limoni e bën kolesterolin më të tretshëm në ujë, gjë që nxit eliminimin më të shpejtë të produkteve të mbeturinave.

Ndërsa pektina që gjendet në lëngun e limonit do t’ju shpëtojë nga dhimbja e fshikëzës së tëmthit, që vjen si rezultat i gurëve.

– Pini lëng të freskët, shtrydhur nga 4 limona, çdo ditë, në stomak bosh.

Pasi t’i pini ato, konsumoni një gotë ujë.

Kjo terapi duhet të zgjasë vetëm 1 javë (jo më shumë, sepse është e fortë si kurë).

Përndryshe, mund të pini 4 lugë lëng limoni, të përzier në një gotë me ujë të ngrohtë, çdo ditë në stomak bosh.

Vazhdoni këtë trajtim për disa javë, derisa gurët e tëmthit të eliminohen nga trupi.

  1. MENTJA

Përdorimi i mentes për qëllime medicinale daton në qytetërimin e lashtë grek, ku u përdor zakonisht për të ndihmuar kundër sëmundjeve të tëmthit, falë përbërësit mentol që ka.

Mentoli ka fuqi luftuese të larta ndaj gurëve të tëmthit dhe në zbrazjen e lëngjeve të fshikëzës së tëmthit.

Plus, mentja ka komponime të quajtur “terpenes”, që mund të shpërndajnë në mënyrë efektive gurët e tëmthit.

Gjithashtu besohet se ndihmon në zbutjen e spazmave dhe lehtësimin e dhimbjeve akute të fshikëzës së tëmthit.

– Vloni një gotë uji.

Shtoni 1 lugë çaji gjethe të thata të mentes.

Hiqeni nga nxehtësia, mbulojeni me një kapak dhe lëreni të pushojë për 5 minuta.

Pijeni këtë çaj 2 herë në ditë, nga 4-6 javë.

Pijeni çajin në mes të ngrënies për rezultate maksimale.

  1. Terapia me lëng molle

Kjo kurë është e dobishme në trajtimin e gurëve të formuar nga kolesteroli.

Lëngu i freskët i mollës përmban pektinë dhe acid malik të cilat zbusin dhe largojnë gurët nga trupi.

Pini lëng të freskët molle 4 herë në ditë

Pini një gotë me lëng të freskët molle 4 herë në ditë, në mëngjes, drekë, darkë dhe përpara se të flini.

Ose pini një gotë me lëng të freskët molle në mëngjes dhe në darkë, duke e shoqëruar me një lugë gjelle me uthull molle.

Këtë duhet ta bëni çdo ditë për tre ose katër muaj për të parandaluar formimin e gurëve të tjerë dhe shkrirjen e atyre ekzistues.

  1. Limon, vaj ulliri dhe hudhër, kombinimi i fortë për gurët në tëmth

Lëngu i limonit ndalon prodhimin e kolesterolit dhe e bën atë më të tretshëm.

Lëngu i limonit përmban pektinë dhe zbut dhimbjet.

Ky lëng shpërbën depozitat e kalçiumit në fshikëzën e tëmthit dhe shkrin ato ekzistues

Vaji i ullirit shërben si lubrifikant dhe lehtëson largimin e gurëve nga trupi.

Hudhra shkrin kolesterolin e akumuluar në fshikëz.

JU NEVOJITEN:

2 lugë gjelle me lëng limoni

2 lugë gjelle me vaj ulliri

1 lugë çaji me hudhër të grirë

UDHËZIMET

Përzieni lëngun e limonit, vajin e ullirit dhe hudhrën në një filxhan.

Pijeni lëngun esëll në mëngjes çdo ditë për 40 ditë ose më shumë për shkrirjen e suksesshme të gurëve të tëmthit.

KËSHILLA

– Pini një gotë me verë të bardhë kur keni dhimbje dhe për 20 minuta ato do të largohen.

– Fërkoni pjesën e sipërme të stomakut ose të shpinës me vaj të ngrohtë kastori.

– Lyeni një napë me këtë vaj dhe vendoseni në zonën e dhimbjes për 2 orë.

– Pini nga një filxhan me çaj nenexhiku në ditë për shkrirjen e gurëve dhe kundër dhimbjeve.

– Pini çaj lulerradhiqeje dhe konsumoni shumë nga kjo barishte çdo ditë sepse i bën mirë mëlçisë.

– Pini lëng të freskët dardhe ose konsumoni dardha dy herë në ditë për 3-4 javë për zbutjen dhe heqjen e gurëve. Nga supershendeti

Pas

Rama ofendon kryebashiakun demokrat: Është edhe një gomar që thotë dua të futem në burg

Para

“Si më bindi Duka të vija në Shqipëri”, Edi Reja tregon telefonatën me kryeministrin Rama

Para
“Si më bindi Duka të vija në Shqipëri”, Edi Reja tregon telefonatën me kryeministrin Rama

“Si më bindi Duka të vija në Shqipëri”, Edi Reja tregon telefonatën me kryeministrin Rama

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

nga Fast News
11:14 | 24/08/2025
0

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

nga Fast News
11:03 | 24/08/2025
0

Doni të avansoheni? Mos i ndërroni shpesh punët

Doni të avansoheni? Mos i ndërroni shpesh punët

nga Fast News
11:01 | 24/08/2025
0

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

nga Fast News
12:37 | 23/08/2025
0

Recent News

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

11:14 | 24/08/2025
E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

11:03 | 24/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar