• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Përseritja e zgjedhjeve në Turqi, Erdogan humb për herë të dytë

nga Fast News
6 years më parë
në Bota
0
Përseritja e zgjedhjeve në Turqi, Erdogan humb për herë të dytë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Partia turke që është në pushtet, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, ka zyrtarizuar humbjen për zgjedhjet lokale të përsëritura në Stamboll.

Kandidati i partisë kryesore në opozitë, Ekrem Imamoglu ka fituar 54 % të totalit të votave, teksa janë numëruar pothuajse të gjitha votat.





Edhe në zgjedhjet lokale herën e parë që u mbajtën në mars ai ishte shpallur fitues, mirëpo Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Recep Tayyip Erdogan kishte anuluar zgjedhjet pasi u ankua për parregullsi në proces.

Kundërshtari i tij nga partia në pushtet, Binali Yildirim ka pranuar humbjen.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka përgëzuar fituesin e zgjedhjeve.

“E uroj Ekrem Imamoglun, që ka fituar zgjedhjet, bazuar në rezultatet paraprake”, ka shkruar ai në Twitter.

Në fjalimin e tij të fitores, Imamoglu tha se rezultatet e zgjedhjeve shënojnë “një fillim të ri” si për qytetin e Stambollit, po ashtu edhe për shtetin.

“Po hapim një faqe të re në Stamboll. Në këtë faqe, do të ketë drejtësi, barazi dhe dashuri”, u shpreh ai.

Ai shtoi se është i gatshëm të punojë me presidentin Erdogan, duke thënë “zoti president, jam i gatshëm të punoj në harmoni me ju”.

Sipas rezultateve, Imamoglu udhëheq me mbi 775 mijë vota, që shënon një ngritje të madhe krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura në muajin mars, ku ai kishte fituar me një diferencë prej 13 mijë votash.

Imamoglu është nga partia sekulare, Partia Republikane dhe ka qenë kryetar i qarkut Beylikduzu të Stambollit.

Kundërkandidati i tij është Binali Yildirim ka qenë kryeministër i Turqisë prej vitit 2016 deri më 2018 dhe ka shërbyer edhe si ministër i Transportit dhe kryetar i Parlamentit truk.

Zgjedhjet e sotme lokale janë parë si test për presidentin Erdogan dhe partinë e tij.

 

Pas

Humbi dje në plazhin e Durrësit, gjendet i pajetë 31-vjeçari (EMRI)

Para

A është i vlefshëm dekreti i Metës? Kolegji Zgjedhor merr sot vendimin për 30 qershorin

Para
A është i vlefshëm dekreti i Metës? Kolegji Zgjedhor merr sot vendimin për 30 qershorin

A është i vlefshëm dekreti i Metës? Kolegji Zgjedhor merr sot vendimin për 30 qershorin

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

nga Fast News
14:56 | 09/09/2025
0

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

nga Fast News
14:49 | 09/09/2025
0

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

nga Fast News
10:34 | 09/09/2025
0

Recent News

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

14:58 | 09/09/2025
Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

14:56 | 09/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar