• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Paralajmërimi i Berishës për Vjollca Hoxhën: Kujdesu që Top Channel mos ketë fatin e Librës

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Paralajmërimi i Berishës për Vjollca Hoxhën: Kujdesu që Top Channel mos ketë fatin e Librës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një statusi në Facebook, ka sulmuar drejtorin e televizionit Top Channel, njëkohësisht dhe ish-kryetarin e Partisë Libra, Ben Blushin.

Berisha shkruan se arrestimi i ish-deputetit të PD Bardh Spahia në kohën që po shkonte në emisionin “Open” të Eni Vasilit në momentin që ishte “live” nga ekrani i televizorit. Ka ardhur si pasojë e bashkëpunimit të Ramës me Ben Blushin.





Ndër të tjera Berisha ka këshilluar edhe pronaren e Top Channel, Vjollca Hoxha duke i thënë që të ketë kujdes që televizioni i saj mos të ketë të njëjtin fat me Librën, pratinë e Ben Blushit.

STATUSI I PLOTE I SALI BERISHES

Nje pusi e pashembullt nga Tele Blushi!

Znj. Vjollca kujdesu qe TCH te mos kete fatin e Libres!

Te dashur miq, ne nje akt te pashembult ne historine e ketyre 3 dekadave, ish deputeti Bardh Spahia u arrestua me urdher te Edi Rames live nga narkobandite me uniforme, te cilet i kishin zene pusi tek shkonte ne nje debat televiziv ne Open te gazetares Eni Vasili.

Kaluan tre dite nga ky akt i felliqur qe Bardh Spahia mbahet ne qeli ose arrest shtepie si i burgosur politik vetem se ai u kishte kallur daten Edvin Kristaq Vjedhesit dhe Vasal Kimik Lleshit.

Por ajo qe po komentohet gjeresisht ne opinionin publik dhe mediatik eshte edhe heshtja prej hafieje e hijeksit qe nxori ne pusi Ish deputetin Bardh Spahia.

Tani gjithçka behet e qarte, se kurthi per te cilin TCH nuk beri asnje reagim ndaj ketij turpi qe iu be duke u perdorur si gracke per arrestimin e perfaqesuesit te opozites eshte i organizuar me urdher te Edvin Vjedhesit dhe gjeneral Kanabisit apo Vasal Kimikut ne bashkepunim direkt me asnjeri tjeter perveç Ben Blushit. Blushin e akuzojne jo vetem zinxhiri i pafund i ligesive dhe pabesive qe e shoqerojne ne çdo hap, por edhe urrejtja e tij per opoziten, per te cilen me median qe ka pushtuar dhe po e shkaterron me sukses ben gare me Gellcin e Zi se si ta censuroje ate dhe shpife e trilloje nga mengjesi ne darke kunder saj.

Shkaku i pusise qe i organizoi deputetit Spahia mund te jete edhe ndonje shperblim nen dore qe ai ka marre per kete akt pasi dihet mire dhe universalisht se Blushi vdes per shperblime, veçanrisht per sherbimet qe i ka qef.

Ne te vertete, te revoltuar nga perdorimi i TCH si pusi per te ftuarit e tij, gazetare dhe punonjes te tjere, madje flitet se edhe vet Zonja Hoxha, te cilen Blushi ne kundershtim flagrant me ligjet e ka emeruar presidente te Dixhitalbit, firmosen nje deklarate ku denonin shnderrimin ne telepusi te televizionit te tyre. Por urdheri i prere i Blushit, thuhet ne kete rast hjekesit te ish deputetit Spahia, ndaloi publikim e saj.

Me kete rast do ti them edhe dy fjale per Blushin dhe TCH!

Miq, TCH eshte nje televizion egersisht kunder meje. Drejtues, kryeredaktore, gazetare, redaktore, kronikane dhe humoriste e kloune te ketij televizioni kane ndertuar, vila, blere apartamente, marre poste te larta si shperblim per shpifjet, trllimet ndaj meje, PD dhe qeverise se saj. Por megjitheketo une ndjehem mire se pikerishte gjate qeverisjes se PD ju dha liçenca kombetare dhe nuk u mbajt peng per kete liçence, qe mendoj se e meritonte, siçbenin socialistet per te cilet punonte nga mengjesi ne darke.

Por ne kete kontekst e prita i dyzuar emerimin e Blushit ne krye te ketij rrjeti dhe kjo jo aspak per kimizmin tim ndaj tij. Por pavaresisht nga vleresimet e mia pozitive qe kam per Blushin ish analist, apo dhe shkrimtar, perseri per mua Blushi ka diçka te perbashket, nje fuqi magu,me Oskarin e Gunter Grass, per te cilen jam ndalur gjeresisht ne nje shkrim tjeter kur ai filloi te imitoje Ciprosin e Greqise.

Mjerisht dyzimi im u faktua i drejte me emerimin e tij. Blushi si per inat profesional ndermori fshesen ndaj me te kualifikuareve te ketij televizioni. Perveç kesaj imponoi çensuren e papare me pare ndaj opozites me tezen se opozita nuk perben apo prodhon lajm.

Por nuk jane keto qe me shtyjne te shkruaj keto rrjeshta per Blushin. Por diçka me tronditese me shtyn mua te shpreh keto mendime por edhe te paralajmeroje znj Vjollca. Kjo diçka me e rendesishme qe e shoh se po feks ne horizont eshte se fati i Libres e pret ne nje te ardhme te afert edhe TCH e udhehequr nga Blush Hjekesi.

Duke denuar me forcen me te madhe burgosjen politike te ish deputetit Spahia, siguroj me kete rast Edvin Vjedhsin, Vasal Kimik Lleshin dhe Blush Hjekesin se do pergjigjen personalisht per çdo ore qe e mbajne te burgosur apo arrest shtepie ish deputetin Spahia! sb

 

 

Pas

Krimet e komunizmit, Agron Tufa padit ish-drejtorin e Qafë Barit: Nëse nuk gjendet drejtësi këtu do ta kërkojmë deri në Hagë

Para

Aksidentohet në autostradë moderatorja e njohur shqiptare, në makinë edhe vajza tre vjeç

Para
Aksidentohet në autostradë moderatorja e njohur shqiptare, në makinë edhe vajza tre vjeç

Aksidentohet në autostradë moderatorja e njohur shqiptare, në makinë edhe vajza tre vjeç

Të Gjitha

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

nga Fast News
23:52 | 19/06/2025
0

Ku flenë turistët e huaj? Vetëm 1 në 5 sistemohen në apartamente apo hotele

Ku flenë turistët e huaj? Vetëm 1 në 5 sistemohen në apartamente apo hotele

nga Fast News
10:00 | 19/06/2025
0

“Mund të humbni të gjitha paratë”, AMF paralajmëron për platformën e palicencuar të monedhave virtuale

“Mund të humbni të gjitha paratë”, AMF paralajmëron për platformën e palicencuar të monedhave virtuale

nga Fast News
09:30 | 19/06/2025
0

Roli i Ngushticës së Hormuzit në tregtinë globale – Si mund të ndikojë bllokimi i saj në furnizimin me naftë?

Roli i Ngushticës së Hormuzit në tregtinë globale – Si mund të ndikojë bllokimi i saj në furnizimin me naftë?

nga Fast News
09:00 | 19/06/2025
0

Recent News

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

23:52 | 19/06/2025
Ku flenë turistët e huaj? Vetëm 1 në 5 sistemohen në apartamente apo hotele

Ku flenë turistët e huaj? Vetëm 1 në 5 sistemohen në apartamente apo hotele

10:00 | 19/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar