Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar sot kontroll në dy biznese në Bilisht dhe Devoll.
Në njërin prej bizneseve, AKU ka bllokuar 300 kg djathë pa certifikata veterinare të qumështit si lëndë e parë.
Në marketin tjetër janë bllokuar 150 kg niseshte, 150 kg oriz dhe 500 kg miell gruri.
Sipas AKU-së mallrat ishin të dëmtuar nga brejtësit dhe nuk kishin fleta analize.
NJOFTIMI I PLOTE
Në kuader të planit vjetor të inspektimeve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar kontrollet për zbatimin e ligjshmërisë në Operatorë të Biznesit Ushqimor që tregtojnë produkte të qumështit dhe njesi tregtimi (markete).
Kontrollet e ushtruara nga Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për qarkun Korçë evidentojne se:
Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Poli Baci” (Menkulas, Devoll) me aktivitet përpunim qumështi u konstatua se subjekti ishte objekt i pagimit të TVSH, por zhvillonte aktivitetin e tij pa u pajisur me licencën përkatëse. Gjithashtu subjekti nuk dispononte certifikatat veterinare të qumështit si lëndë e parë; mungonte ambjenti për pranimin e lëndës së parë dhe depozitimit të mjeteve të pastrimit; mungonin kartat teknologjike si dhe nuk ishte rinovuar analiza e ujit. Per shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit u morën masat si më poshte:
Gjobë ne vleren 1,000,000 lekë për zhvillimin e biznesit në një stabiliment të parregjistruar,
Gjobë ne vleren 100,000 lekë, për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
- Gjobë ne vleren 200,000 lekë, për veprime të operatorit të biznesit në kundërshtim me ligjin,
b. Bllokum i sasise prej100 kg djath kaçkavall dhe 200 kg djath i bardhë,
C. Bllokimi i aktivitetit për shkak te ushtrimut te tij në kundërshtim me ligjin.
Nga kontrolli i ushtruar në subjektin Aurel Zyryku (Bilisht) me aktivitet supermarket, në ambjentin e magazinimit të ushqimeve u konstatuan kushte higjenike të papërshtatshme (muret dhe tavanet ishin me material që nuk pastrohej lehtësisht, po kështu edhe dyshemeja). U konstatuan mbetje të brejtësve dhe shpendëve si dhe u gjetën 150 kg Niseshte, 150kg Oriz dhe 500kg miell gruri pa fletë analizë dhe të dëmtuar nga brejtësit të cilat u bllokuan me destinacion asgjesimin. Nisur nga shkeljet e gjetura ndaj subjektit u morën masat si më poshtë:
a. Gjobë ne vleren 200,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
b. Gjobë ne vleren 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
c. Bllokimi i aktivitetit për shkak se ushtrohej në kundërshtim me ligjin.
3) Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Selami Mehmeti” (Pogradec) me aktivitet njesi tregtimi u gjenden produkte pa dokumentacion përkatës për gjurmueshmërinë si: Raport Prove dhe Fatura Tatimore. Nisur nga kjo shkelje ndaj subjektit u morën masat si më poshtë:
a. Gjobë ne vleren 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
b. Bllokim i sasise 24 kg kripe, 45 litra ujë, 13 litra lëngje frutash dhe 18 litra pije energjike.