• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

“O të paudhë” shpërthen mjeku i njohur: Po ndërmerrni aktin e fundit të tradhëtisë ndaj shqiptarëve

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“O të paudhë” shpërthen mjeku i njohur: Po ndërmerrni aktin e fundit të tradhëtisë ndaj shqiptarëve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kriza e thellë politike që po kalon vendi dhe situata drejt një konflikti të mundshëm civil ka sjellë dhe reagimin e mjekut të njohur Tritan Kalo.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai akuzon klasën politike se po ndërmerr aktin e fundit të tradhëtisë ndaj shqiptarëve dhe po i dërgon në udhët e emigrimit masiv.

Kalo i etiketon politikanët si të paudhë dhe i kërkon shqiptarëve të ndezin dritat e mendjes e mos i fikin ato të të arsyes duke iu shkuar nga pas si militantë klasës politike.

REAGIMI I PLOTE I MJEKUT TRITAN KALO

PPP-ja më e fundit në tregun e politikbërjes shqiptare, që uroj dhe shpresoj te jetë sa më jetëshkurtër…Përçarje – Përfolje – Përplasje…Kjo përçarje mes nesh, kjo përfolje e çdo fjale dhe veprimi tonë, kjo përplasje e pa principtë mes palëve politike dhe e pabuktë për ardhmërinë tonë, vetëm e vetëm Pa-përgjegjshmëri, Pangopësi dhe Pa-atdhetari mbetet të jetë, POR qytetari, drejtim dhe përgjegjësi morale-politike dhe sociale, KURRË nuk u është dhe kurrë nuk mundet të jetë…Na sollët vërdallë o të paudhë, për pothuajse 30 vite në udhëkryqin e tranzicionit demokratik dhe tanimë të tejngopur me pasuri, me zezona socio-ekonomiko-politike si dhe me keqbërje ndaj Atdheut e Kombit, po ndërmerrni aktin e fundit të tradhtisë ndaj nesh, THEQAFJEN tonë përfundimtare në honet e historisë dhe në udhët e pakthimit/të emigrimit masiv…
MOS ndizni e fikni dritat e celularëve ju bashkëkombasit e mi, POR ndizni dritat e mendjes dhe mos i fikni ato të arsyes…Klasën/kastën/glasën politike e cila na rrëmbeu rreth 30 vite jetë e mundësi begatimi, do të vijojmë ta kemi të kalëruar mbi shpinat tona edhe më tej, NËSE do vijojmë t’u shkojmë nga pas si dele apo militantë trushplarë, si dhe pa dashuri e dhimbsuri për veten e familjet tona…..Quo vadis Shqipëria ime!!!….Ja një këshillë e urtë për këto kohë të pakohta nga Sir. Oliver Ëendell Holmes: “Intuita e një çasti nganjëherë vlen sa përvoja e një jete”.

Pas

Rama u dha porositë të vetëve, Basha bën levizjen e papritur

Para

Një orë përpara vendimit për 30 qershorin, drejtuesja e misionit të ODIHR me urgjencë në zyrën e Ramës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar