Zyrtarisht është mbyllur procesi i votimit në këto zgjedhje lokale të 30 qershorit. I filluar që orën 7 të mëngjesit, ora 19:00 ishte afati zyrtar i mbylljes së këtyre votimeve aspak të zakonta.
Pa shumë incidente, por me shumë çudi dhe një pjesëmarrje të ultë, votimet e 30 qershorit hynë në historinë moderne të Shqipërisë.
Ende nuk ka shifra zyrtare nga KQZ lidhur me numrin e pjesëmarrësve në këto zgjedhje, por në bazë të të dhënave paraprake, ato pritet të jenë goxha të ulta.