• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Lobimi në SHBA, Arben Ristani paraqitet në prokurori

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Lobimi në SHBA, Arben Ristani paraqitet në prokurori
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-sekretari i PD , Arben Ristani u paraqit sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me hetimet e lobimit në SHBA.

Katër ditë më parë Prokurorët e çështjes, Ervin Karanxha, Gjergji Tafa dhe Kolë Hysenaj kanë firmosur flet thirrjen për kryetarin demokrat Basha, ish-sekretarin e PD, Arben Risanti si dhe Ilir Dervishin, ekonomist i PD.



Tre prokurorët thanë se pas përfundimit të fazës paraprake të hetimeve që kanë nisur në 2018 gjetën elementë të veprave penale të kryera nga shtetasit Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi. Sipas prokurorëve mbështetur në hetimet paraprake, Basha, Ristani dhe Dervishi janë tashmë nën hetim.

Prokuroria e Tiranës e dërgoi shkresën mesditën e datës 12 qershor. Prokurorët e Tiranës regjistruan procedimin penal nr.645 të vitit 2018. Pas përfundimit të fazës paraprake hetimore prokurorët gjetën elemente të veprave penale të kryera nga shtetasit Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi. Veprimet përfshinë marrjen e letër-porosisë nga autoritetet në SHBA.

Në datën 17 qershor prokuroria e Tiranës pret t’ua komunikojë vendimin shtetasve Basha, Ristani dhe Dervishi.

Në ftesën ‘për paraqitje’ thuhet se Basha do pyetet në cilesinë e të pandehurit më 17 qershor, ora 9:30 dhe në rast se nuk paraqitet do të shoqërohet me forcë.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë po kryen hetime në funksion të procedimit penal me Nr.645 të vitit 2018. Në lidhje me këtë procedim penal janë kryer veprimet e nevojshme hetimore, nga të cilat kanë rezultuar elementët e veprave penale të parashikuara nga nenet 190/3 dhe 287/ç të Kodit Penal, të kryera nga shtetasit Lulëzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.
Nisur nga sa më sipër, në bazë të nenit 308 të Kodit Pr.Penale, lind e nevojshme të njoftohet për t’u paraqitur në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë tek prokurorët e çështjes personi nën hetim Lulëzim Basha. Paraqitja kërkohet për të njoftuar akuzën dhe për t’u marrë në pyetje me cilësinë e të pandehurit.

Nisur nga sa më sipër, në bazë të nenit 304/1, 308 të Kodit të Procedurës Penale: Vendosëm të ftojmë për t’u paraqitur në prokurori më datë 17.06.2019 ora 09:30 min shtetasin Lulëzim Basha.
Në rast mosparaqitje ditën dhe orën e caktuar, pa pasur pengesë të ligjshme, paralajmëroheni se në bazë të nenit 308 të K. Pr. Penale, urdhërohet shoqërimi i detyrueshëm nga Policia Gjyqësore”, thuhet në shkresëbn e Prokurorisë.

Kompania Biniata Trade me lidhje ruse dyshohet se ka paguar 150 mijë dollarë lobistin që punonte për Partinë Demokratike, të cilin Basha ka deklaruar se nuk e njeh.
Urdhri i paraqitjes në Prokurori vjen në kohën kur vendi ndodhet në një krizë politike, opozita ka deklaruar mospjesëmarrjen në zgjedhje, Presidenti ka anuluar zgjedhjet e 30 qershorit dhe maxhoranca kërkon të bëjë zgjedhje me çdo kusht, ndërsa ka nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit.

 

Pas

Përplasjet para zgjedhjeve në Shkodër e Tropojë, KQZ thirrje Bashkive: Reflektoni, konsiderojeni dekretin e Metës inekzistent

Para

Tronditet bota e muzikës, ikona e grupit Metallica me kancer në fyt

Para
Tronditet bota e muzikës, ikona e grupit Metallica me kancer në fyt

Tronditet bota e muzikës, ikona e grupit Metallica me kancer në fyt

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar