Mitingu i fundit i kësaj fushatë elektorale kryeministri Rama e ka bërë sërish nga qyteti i Vlorës.
Në sheshin kryesor në “Lungomare” kryeministri Rama është duke folur pas kryebashkiakut Dritan Leli dhe ish-ministri Damian Gjiknuri.
“Kjo është një pamje e Vlorës që meriton fjalët e përjetshme. Vlorën edhe Vlorën, thelb e kam në zëmër, ditën e kam dritë, natën e kam ëndërr. Mbështetja që ju na jepni, është mesazhi që i jepni të gjithë Shqipërisë për ditën e diel, cdo shqiptar dhe shqiptare.”- tha Rama ndër të tjera.