• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Liria e shtypit është e drejtë themelore”, SHBA mbështet gazetarët në Shqipëri: Media duhet t’i tregojë të vërtetën njerëzve në pushtet

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Liria e shtypit është e drejtë themelore”, SHBA mbështet gazetarët në Shqipëri: Media duhet t’i tregojë të vërtetën njerëzve në pushtet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Leyla Moses-Ones ka folur në Konferencën Ballkanike për kontrollin e Fakteve dhe Keqinformimin.

Ajo është shprehur gjatë konferencës se Qeveria e Shteteve të Bashkuara mbështet plotësisht angazhimin e gazetarëve në Shqipëri për t’i thënë të vërtetën njerëzve me pushtet dhe për të kundërshtuar censurën.





Moses shtoi gjithashtu se liria e shtypit është një e drejtë themelore dhe se media ruan lirinë për të informuar qytetarët dhe frymëzon qeveritë për t’i shërbyer popullit të tyre me mirëbesim.

“Për të përmbushur këtë rol mbikëqyrës, media duhet të tregojë të vërtetën. Propaganda, informacioni i rremë dhe keqinformimi kërcënojnë mediet e hapura dhe të pavarura kudo në botë. Këto fenomene mund të jenë veçanërisht përçarëse në Ballkan, një rajon që po bën hapa të mëdhenj në forcimin e demokracisë dhe të sundimit të ligjit. Ndërsa rajoni përparon drejt integrimit të suksesshëm euro-atlantik, kjo konferencë mbi shqyrtimin e fakteve dhe keqinformimin mbahet në një kohë vendimtare.”, tha Moses gjatë konferencës.

FJALA E PLOTE E LEYLA MOSES ONES

Është kënaqësi të jem këtu me të gjithë ju gazetarë të përkushtuar nga mbarë rajoni. Dua të përshëndes sidomos folësit kryesorë. Ata kanë udhëtuar nga larg për të ndarë mësimet e nxjerra nga përpjekjet e tyre titanike duke punuar për të krijuar një media të lirë dhe që bazohet në fakte, që të gjithë e dimë se është një themel i qenësishëm i demokracisë. Falënderimet e mia të sinqerta shkojnë gjithashtu për ambasadën britanike. Të bashkuar në partneritet, përpiqemi së bashku të rrisim lirinë e shtypit dhe të forcojmë gazetarinë investigative në Shqipëri.

Liria e shtypit është një e drejtë themelore e njeriut. Një shtyp i pavarur ushqen debatin e gjallë për krijimin e një shoqërie të lirë, në të cilën qytetarët mund të shprehin me respekt pikëpamjet pluraliste. Shpesh është i vetmi zë për ata që përndryshe janë të margjinalizuar ose që nuk gëzojnë të drejtat civile. Në rastin më të mirë, media siguron llogaridhënie – informon qytetarët dhe frymëzon qeveritë t’i shërbejnë popullit të tyre me mirëbesim. Media ruan liritë tona.

Për të përmbushur këtë rol mbikëqyrës, media duhet të tregojë të vërtetën. Propaganda, informacioni i rremë dhe keqinformimi kërcënojnë mediet e hapura dhe të pavarura kudo në botë. Këto fenomene mund të jenë veçanërisht përçarëse në Ballkan, një rajon që po bën hapa të mëdhenj në forcimin e demokracisë dhe të sundimit të ligjit. Ndërsa rajoni përparon drejt integrimit të suksesshëm euro-atlantik, kjo konferencë mbi shqyrtimin e fakteve dhe keqinformimin mbahet në një kohë vendimtare.

Këtu në Shqipëri, Ambasada e Sh.B.A.-së bëri publike kohët e fundit rezultatet e një studimi të profesionistëve të medias. Studimi, i cili pasqyroi zërat e 800 profesionistëve të medias në të gjithë vendin, konfirmoi një mjedis në të cilin pronarët e mediave gjithnjë e më shumë kontrollojnë atë që raportohet dhe si mbulohet. Mbi gjysma e të anketuarve raportuan se kishin marrë një urdhër nga një pronar medie ose kryeredaktor për të shkruar një lajm të porositur. 41 për qind besonin se “të gjitha mediat censuronin veten” dhe 36 për qind mendonin se kishte “vetë-censurë të shpeshtë”.

Ndërsa këto shifra tregojnë se ka ende punë për t’u bërë, përkushtimi juaj për raportimin e bazuar në fakte dhe raportimin investigativ na jep shpresë. Shqyrtimi i fakteve luan një rol vendimtar për të zbuluar paragjykimet dhe kundërshtuar censurën. Puna juaj për të përmirësuar cilësinë e gazetarisë në Shqipëri dhe në rajon nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ju jep mbështetjen e saj të plotë. Gjatë viteve të fundit, kemi investuar vazhdimisht në gazetarinë investigative dhe të bazuar në fakte. U kemi dhënë prioritet burimeve tona për të krijuar mundësi dhe për të hapur rrugët për ata që kërkojnë të flasin të vërtetën. Çdo vit dërgojmë gazetarë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara dhe sjellim ekspertë të medias amerikane në Shqipëri për të ndarë praktikat më të mira dhe për të përmirësuar cilësinë e gazetarisë. Laboratori ynë i Gazetarisë Investigative jep përvojë praktike për ata që synojnë të bëhen gazetarë, në mënyrë që të zhvillojnë aftësitë që iu nevojiten për të bërë investigime të hollësishme, tërheqëse dhe të bazuara në fakte. Të hënën e shkuar, një grup studentësh të gazetarisë në Universitetin e Tiranës përfunduan një modul të mbështetur nga Qeveria e SHBA mbi Gjykatat dhe Krimin. Ky modul i pajis ata me njohuritë e nevojshme për të luftuar korrupsionin në gjyqësor. Presim që kjo të institucionalizohet si pjesë e programit mësimor të universitetit.

Së fundi, jam veçanërisht krenar që Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur gazetarët shumë punëtorë të “Faktoje”, që kanë qenë pjesë përbërëse e organizimit të kësaj konference. Ata qëndrojnë pas shërbimit të parë të shqyrtimit të fakteve në vend, i cili është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë në Republikën e Shqipërisë. Nëpërmjet këtyre dhe nismave të tjera, ne premtojmë të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet tuaja për të punuar drejt një mjedisi mediatik të bazuar në fakte dhe pa censurë në Ballkan. Ju bëj thirrje ta merrni mundësinë unike që kjo konferencë paraqet për të krijuar një rrjet dhe për të përcaktuar një strategji për të luftuar keqinformimin.

Ju përgëzoj për angazhimin tuaj për t’i thënë të vërtetën njerëzve me pushtet. Sikurse tha botuesi i mirënjohur Joseph Pulitzer: “Gazetaria është një profesion fisnik dhe me rëndësi të pakrahasueshme për nga ndikimi në mendjet dhe moralin e popullit”. Më bën shumë përshtypje trimëria që ju tregoni çdo ditë në kapërcimin e pengesave që synojnë t’ju bëjnë të heshtni. Faleminderit dhe ju uroj suksese në këtë dhe nismat e ardhshme.

 

Pas

Surprizat e motit, zbuloni parashikimin për ditën e sotme

Para

“Çdo e keqe e ka një të mirë”, cili është premtimi që Rama u bëri banorëve të prekur nga tërmeti në Floq

Para
“Çdo e keqe e ka një të mirë”, cili është premtimi që Rama u bëri banorëve të prekur nga tërmeti në Floq

“Çdo e keqe e ka një të mirë”, cili është premtimi që Rama u bëri banorëve të prekur nga tërmeti në Floq

Të Gjitha

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

nga Fast News
10:33 | 08/06/2025
0

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Recent News

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

10:36 | 08/06/2025
Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

10:33 | 08/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar