• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

KQZ refuzon të zbatojë dekretin e Metës: Zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
KQZ refuzon të zbatojë dekretin e Metës: Zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtarët e zgjedhur nga Partia Socialiste në KQZ kanë refuzuar të zbatojnë dekretin e Ilir Metës për të anuluar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Katër anëtarët e PS kanë deklaruar se ky dekret është i pavlefshëm dhe më pas kanë vijuar mbledhjen e këtij institucioni.





Në krye të mbledhjes ka qenë nënkryetari Denar Biba, i cili ka thënë se sipas Kodit Zgjedhor ai tashmë ka të drejtën për të ushtruar kompetencat e kryetarit.

Kryetari Klement Zguri pak pas fillimit të mbledhjes është larguar duke u shprehur se nuk ishte në kompetencat e tij të gjykonte vullnetin e presidentit të Republikës.

Anëtarët e KQZ-së të zgjedhur nga PS kanë vijuar mbledhjen normale dhe kanë miratuar me katër vota pro projektvendimin për ndarjen e fondeve të partitë politike.

Qëndrimet e kundërta

Kryetari i KQZ, Klement Zguri: Jemi në një moment sfide, pra kemi nga një anë dekretin e Presidentit dhe axhendën e njoftuar nga dy anëtarët të KQZ. S’më ka rënë rasti ndonjëherë që të vëmë në diskutim dekretin e Presidentit. Kanë qenë tre rastet kur Presidentët kanë çdekretuar datën e zgjedhjeve.

Unë mendoj që KQZ dhe unë personalisht, duhet ti bindemi një produkti të tillë, këtij dekreti. Jemi përballë këtij fakti, s’dua të gjykoj kompetencën e Presidentit, nuk jam Gjykatë Kushtetuese të vlerësoj është i ligjshëm ose jo dekreti i Presidentit.

Vihem përballë një vështirësie tjetër, pra pika e dytë thotë që KQZ-ja të marrë masa për të zbatuar këtë vendim. Jam përballë një vështirësie, që refuzohet t’u dërgohet ky dekret partive politike. Kjo është fare banale, por duhet të ketë një vetë përmbajtje, dhe institucionet duhet të kuptojnë që respektimi i hierarkisë duhet zbatuar.

Nuk është KQZ organi që duhet të bëj vlerësimin e dekretit të Presidentit. Anëtarët e KQZ janë vullnet inferior në raport me Presidencën. Është një lloj sfide që i bëhet dekretit të Presidentit, nga dy kolegët e KQZ. Unë jam i detyruar që të çohem nga kjo tavolinë.

Nënkryetari i KQZ, Denar Biba: Presidenti refuzon të zbatojë urdhërimin që e detyron atë të caktojë datë zgjedhjesh.  Sipas nenit 1 të Kushtetutës, qeverisja bazohet në sistem zgjedhjesh periodike, cdo katër vjet. Shfuqizimi i dekretit që përcaktonte datën 30 qershor është shkelje e hapur dhe flagrante e parashikimeve të mësipërme duke e lënë vendin pa datë zgjedhjesh dhe pa proces zgjedhor. Ky dekret nuk sjell asnjë pasojë juridike, ai konsiderohet se nuk ekziston, cdo subjekt që ndesh një akt të tillë nuk i nënshtrohet rregullave të tij dhe nuk e merr parasysh.

KQZ ka detyrimin të vijojë punën. Në kundërshtim me  nenin 108 të kodit të procedurave administrative, bie në kundërshtim me dispozitën urdhëruese të kodit. Bie ndesh me parimin e parashikuar nga neni 4 i kodit të procedurës administrative, sipas të cilit organet ushtrojnë veprimtarinë e tyre brenda kufijve të kometencave dhe në përputhje me qëllimin për të cilin janë dhënë këto kompetenca. Presidenti ka diskrecion të caktojë një datë, por jo të shkojë përtej kësaj dhe akoma më keq të mos caktojë fare një datë zgjedhjesh. Duke shfuqizuar sot dekretin e nëntorit vendi është pa datë zgjedhjesh.

 

 

 

 

 

Pas

Gjendet i mbytur një pushues në plazhin e Durrësit

Para

“O flori po shqiponjën çe deshe”, Artan Hoxha i përvishet Metës: Ti mbahesh mend për…

Para
“O flori po shqiponjën çe deshe”, Artan Hoxha i përvishet Metës: Ti mbahesh mend për…

“O flori po shqiponjën çe deshe”, Artan Hoxha i përvishet Metës: Ti mbahesh mend për...

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

nga Fast News
11:14 | 24/08/2025
0

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

nga Fast News
11:03 | 24/08/2025
0

Doni të avansoheni? Mos i ndërroni shpesh punët

Doni të avansoheni? Mos i ndërroni shpesh punët

nga Fast News
11:01 | 24/08/2025
0

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

nga Fast News
12:37 | 23/08/2025
0

Recent News

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

11:14 | 24/08/2025
E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

11:03 | 24/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar