Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Komiteti i Helsinkit rendit shkeljet gjatë votimeve

nga Fast News
7 years më parë
në Të gjitha
0
Komiteti i Helsinkit rendit shkeljet gjatë votimeve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pjesëmarrja e ulët ishte kritika kryesore në vlerësimin që Komisioni Shqiptar i Helsinkit u ka bërë zgjedhjeve të 30 qershorit, pas mbylljes së kutive të votimit në ora 19.00.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Komisioni i Helsinkit vë në dukje se pjesëmarrja erdhi duke u ulur në orët e fundit të procesit. Kritika ka pasur edhe për rastet, ku janë konstatuar shkelje dhe ato nuk janë marrë parasysh nga ana e komisionerëve.

DEKLARATA E PLOTË:

Mbyllen disa Qendra Votimi – Para mbylljes së tyre, bie fluksi i zgjedhësve në një pjesë të këtyre qendrave të monitoruara nga vëzhguesit e KShH-së. Sikurse dihet sipas Kodit Zgjedhor, qendrat e votimit mbyllen parimisht në orën 19:00, me përjashtim të rasteve kur në këto qendra ka fluks zgjedhësish në kohën që qendra duhet të mbyllet, në ambientet e jashtme të qendrës. Orët e fundit të monitorimit evidentuan një rënie të ndjeshme të numrit të zgjedhësve në qendrat e votimit që po monitorohen nga vëzhguesit e KShH-së.

Përshembull, në qytetin e Tiranës, QV nr. 1889/1 janë paraqitur 178 zgjedhës nga 907 zgjedhës që duhet të jenë në total. Gjithashtu, në Shkollën Dëshmorët e Lirisë në QV nr. 1830 kanë votuar 28% e zgjedhësve, përkatësisht 126 zgjedhës nga 266 në total. Në 2 QV që po monitorohen nga vëzhguesi i KShH-së në Pallatin ‘Asllan Rusi’, respektivisht QV nr. 1887/1 dhe nr. 1887/2 rezultojnë të kenë votuar 378 zgjedhës, ndërkohë që po shqyrtohet nga ana e komisioneve mundësia e shtyrjes së orarit të mbylljes së votimit me një orë. KShH po verifikon këtë informacion pasi KQV shtyn procesin e votimit pa orar, vetëm në rast se në kohën e mbylljes së tij ka persona prezent në ambientet jashtë QV, për të mundësuar votimin e këtyre të fundit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Rreth orës 18:44 pranë Shkollës ‘Vasil Shanto’, në QV nr. 1840 është vërejtur një rritje e numrit të votuesve me rreth 50 votues në një hark kohor prej 1 orë.

Në tërësi, situata e raportuar nga vëzhguesit e KShH-së ka vijuar të jetë normale dhe e qetë. Ndërkohë që dy-tre orë më parë raportohen këto parregullsi. Konkretisht:
Rreth orës 15.45, në QV nr. 1844/1 pranë Shkollës ‘Besnik Sykja’ vëzhguesi i KShH-së ka depozituar vërejtje në mënyrë të përsëritur, për shkak se në këtë QV është konstatuar hyrja e personave të paautorizuar, gjë që përbën cënim të nenit 110 të Kodit Zgjedhor.

Vërejtjet e depozituara nga vëzhguesia nuk janë protokolluar dhe anëtarët e Komisionit, të cilët nuk kanë rënë dakord mbi detyrimin që kanë për ta protokolluar vërejtjen, detyrim ky i parashikuar në nenin 41 të Kodit Zgjedhor. Në këto kushte, vëzhguesia ka depozituar përsëri vërejtje për mosrepsektim të dispozitave të Kodit Zgjedhor për protokollimin e vërejtjeve me shkrim.

Në QV nr. 18041, pranë ZAZ nr. 34, vëzhguesi i KShH adresoi vërejtje me shkrim për shkak se 1 zgjedhës që po votonte u tentua të ndihmohej pa vullnetin e tij nga një person tjetër duke bërë që në dhomën e fshehtë të qëndronin 2 persona.

Vërejtja me shkrim e vëzhguesit të KShH-së për mosrespektimin e plotë të procedurës që duhet të ndiqet në rastet kur zgjedhësi nuk mund të votojë vetë për shkaqe shëndetësore, nuk është marrë në konsideratë nga ana e Komisionit të QV nr. 1889/1 pranë Njësisë nr. 7.

Pas

Rama shpall fitoren nga selia PS, ka disa falënderime speciale

Para

LIVE / Rama: 30 qershori sot hyn në histori, nga nesër do të reflektojmë më tepër

Para
LIVE / Rama: 30 qershori sot hyn në histori, nga nesër do të reflektojmë më tepër

LIVE / Rama: 30 qershori sot hyn në histori, nga nesër do të reflektojmë më tepër

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

nga Fast News
18:30 | 12/03/2026
0

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

nga Fast News
18:09 | 12/03/2026
0

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

nga Fast News
18:00 | 12/03/2026
0

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

nga Fast News
17:27 | 12/03/2026
0

Recent News

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

18:30 | 12/03/2026
Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

18:09 | 12/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora