Pas publikimit të përgjimeve të reja nga gazeta gjermane “BILD” ka ardhur dhe reagimi i deputetit të Partisë Socialiste Xhemal Qefalia.
Gjatë përgjimeve është publikuar dhe një telefonatë mes Xhemal Qefalisë, Anëtarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kuvend me shefin e policisë Dibër, Robert Ago.
Në telefonatë dëgjohet se si Xhemal Qefalia flet në telefon me Robert Agon dhe vlerëson kontributin e tij ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar të PS asokohe Gramoz Rucin.
Qefalia në reagimin e tij thotë se akush nuk e ndalon dot të flasë me një shok fëmijërie madje shoku nuk është as kriminel por është ushtarak dhe person me integritet.
REAGIMI I XHEMAL QEFALISE
Xhevahire nga Dibra !
Se lloqe Kavaje nuk shkon!
Të përgjosh dhe ta quash krim elektoral pse flet në telefon me një shok fëmijërie dhe shkolle madje ky shoku nuk është as kriminel as person pa integritet, por është ushtarak , oficer kariere!!!
Mirë që ligjet dhe institucionet nuk i njohin por këto kanë filluar të mohojnë dhe marëdhëniet miqësore dhe shoqërore ! Qofshin këto që janë!”
PJESE NGA PERGJIMI
Qefalia: Berti
Shefi i Policisë Dibër: Hë mo shoku im
Qefalia: Le të ruajnë mër burrë, të plasi bytha, Flamuri (Flamur Noka) është i detyruar të bëjë politikë po do i themi ne nesër ske pse e përmend më atë.
Shefi i Policisë Dibër: Jo më jo, ai të vijë të kontrollojë ku t’i dojë qejfi.
Qefalia: Ku ka o vlla, ku ka, ç’ja fut kot ai, ai mundohet me u justifiku merr vesh ti. Ti e di ca po bohet brenda PD-së, sot janë duke u zënë me njëri-tjetrin. Mos u mërzit o burrë po hë, ça bëre ti?
Shefi i Policisë së Dibrës: Jo, jo i pata thënë unë, më sillni kartonin si Messi që ia mban Barcelona edhe të fitoni.
Qefalia: Ja fusin kot ata o vlla se të kishin vendos ty atje e fitojshin ata.
Shefi i Policisë së Dibrës: Hej unë jam pjesë e PS-së, nuk ndërroj për 1 milion vjet, kjo dihet.
Qefalia: Se vë në dyshim o vlla unë prandaj i thashë mbrëmë, aty ishte i gjithë grupi (grupi parlamentar i PS), po ti se besoje se ishte grupi parlamentar aty.
Shefi i Policisë Dibër: Lëre lëre shyqyr që nuk thashë ndonjë fjalë tjetër, unë e dija që ishte Gjiknuri aty.
Qefalia: Pse se thoje ti që ishe atje
Shefi i Policisë Dibër: Jo po thashë se ishin (nuk kuptohet)
Qefalia: Ishte edhe Gramozi aty (Gramoz Ruçi) edhe Rama, ishin të gjithë. Edhe ra edhe muhabeti jot, foli shumë mirë edhe Damiani në fakt, edhe Blerina(deputetja Blerina Gjylameti) edhe i thashë; ai do kalu o vlla i keni q* nonën e keni çu andej gjithë ai alamet, ai bon punë edhe këndej. I thashë edhe Ulsiut (Ulsi Manjës) që ta përforconte, që të mos kishte kundërshtim. U thashë mu më bën punë edhe në Tiranë ai, puna është që kudo që është ai i jep drejtim.
Shef i policisë së Dibrës: Ishalla mos më çojnë nga Bulqiza , të pushoj pak
Xhemal Qefalia: E pra e, që të çlodhesh një çik
Shef i policisë së Dibrës: Jo kam nevojë që të pushoj pak, sinqerisht…
Xhemal Qefalia: Ikën ato ë?
Shef i policisë së Dibrës: Po, po i përcolla tani, të lumtur
Xhemal Qefalia: Për drekë them unë
Shef i policisë së Dibrës: Jo mo hëngrën, s;e di ça bën a hëngrën , a koktej
Xhemal Qefalia: Drekë, drekë
Shef i policisë së Dibrës: Mirë shefi
Xhemal Qefalia: Mirë vëlla, tr*pin, të bëhet më e mira për ty, mos e vrit mendjen për ata…ta tha edhe mbrëmë “ai” ty, mos ashu gjë nga ato
Shef i policisë së Dibrës: Jo, ai ma tha në ligjëratë të drejtë, ma shpërlau gojën
Xhemal Qefalia: Prandaj po them unë
Shef i policisë së Dibrës: Mirë vlla, hajde të përshëndes, ciao
Xhemal Qefalia: Ciao